Altin Dumani ka folur sot në “Qendra për studimin e demokracisë” e organizuar në kuadër të Tryezës së Drejtësisë. Kreu i SPAK, ndër të tjera përmendi punën e bërë nga institucioni i tij gjatë këtij 5-vjeçari, qysh prej periudhës në të cilën u krijua. Shefi i Prokurorisë së Posaçme theksoi edhe një herë se nuk ka më të paprekshëm, si dhe i mëshoi faktit të konsolidimit të institucionit që drejton. Edhe pse kryeministri Edi Rama provokoi ditën e djeshme duke thënë se mund ta shkrijë kur të dojë SPAK, Dumani u duk se iu përgjigj duke thënë se qytetarët kanë…
Author: Zahiri
Biznesmenia Vilma Nushi është paraqitur paraditen e sotme në Gjykatën e Posaçme (GJKKO). Ende nuk dihet se pse është thirrur, por kujtojmë se opozita në komisionin Hetimor Parlamentar për koncesionet e Sterilizimin dhe Check-up, e ka akuzuar se vetëm në divident ka përfituar 1.5 milionë euro. Sipas opozitës, Nushi, në cilësinë e pronares së dy kompanive, e cila është pjesë e koncesionit të Check Up, “është përfituese indirekte dhe direkte (ka përfituar rreth 1.5 mln Euro nga dividenti).”
Kryeministri Rama ka reaguar fort në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku ishte ftuar edhe rektori i Universitetit Bujqësor, për arrestimet e shumta në Universiet. Rama theksoi se të arrestosh 25 persona në një Universitet për 300 mijë euro, kjo as në fshatin e mafies nuk ndodh! Me tej kryeministri shtoi se nuk do të heshtim për mënyrën se si arreston SPAK-u, duke shkelur të drejtën e njeriut. Ai theksoi se nësë ka pasur abuzime personat duhet të përgjigjen deri në fund. “Të gjithë duhet ta kuptojnë që shqetësimi shumë i madh në këtë rast nuk lidhet me faktet…
Pedagogu Lush Susaj ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme lëshoi 24 masa sigurie për stafin dhe pedagogët e Universitetit të Bujqësorit për abuzim me tendera. Profesori Lush Susaj, i cili është pedagog në Universitetin e Bujqësorit prej 25 vitesh, foli për gjendjen duke u shprehur se laboratorët, baza prodhuese dhe pajisjet janë bosh. “Ku janë lekët?”, u shpreh ai, duke theksuar se në Universitet mungojnë printerët dhe letrat. Ai u shpreh se në zyrë nuk ka as kondicioner dhe se prej 25 vitesh ka një karrige që i gris rrobat. “24 masa janë shumë, ndoshta është veprimi vonuar, jam kryetar…
GJKKO me kërkesë të SPAK lëshon 24 urdhër arreste, 5 “arrest në burg”, 10 “arrest në shtëpi” dhe 9 “detyrim paraqitje” për punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Policia ka nisur ekzekutimin e masave, ndërkohë ka dyshime se këta persona kanë konsumuar veprën penale të korrupsionit. Sipas të dhënave të para, mësohet se zyrtarët e Universitetit Bujqësor kanë abuzuar me tenderat. Nuk ka një deklaratë zyrtare për operacionin e SPAK, ndërsa bëhet me dije se bëhet fjalë për abuzim me tendera. Ndaj personave që janë lëshuar masat e sigurisë rëndon akuza e shpërdorim të detyrës dhe korrupsionit. ARREST ME BURG:…
Safet Bajri, figurë e njohur i krimit në Shkodër, u arrestua me urdhër të GJKKO, dy ditë më parë, psi u paraqit në polici, zyrtarisht për t’i marrë një profil ADN-je. Gazetarja Klodiana Lala deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se ndaj Bajrit u ngrit një “kurth” që të arrestohej. Ai u urdhërua që të paraqitej te policia e Shkodrës dhe më pas u soll në Tiranë. “Prokuroria e Posaçme e ka arrestuar Safet bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal. Ata akuzohen për një vrasjen e Fatbardh Licit, ndërsa dy të…
Policia ka shpallur në kërkim Trifon Muratajn, administratorin e ‘Banaking’, pasi një punëtor i kompanisë së tij, që operon në portin e Durrësit, është dëmtuar rëndë në sy duke humbur shikimin. Ngjarja ka ndodhur më 18 shkurt dhe policia pas hetimeve paraprake, së bashku me grupin hetimor, ka identifikuar dhe shpallur në kërkim Murataj, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Njoftimi i policisë: Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për dëmtimin e një shtetasi në vendin e punës, bëjmë me dije se: Më datë 18.02.2025, shtetasi A. G., 48 vjeç,…
GJKKO ka lënë në burg Safet Bajrin dhe dy të akuzuarit e tjerë, Behar Bajrin dhe Asmer Bilalin, në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018. Avokati i Safet Bajrit ka folur pasi Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për klientin e tij. Avokati tha se Safet Bajri ka deklaruar në gjyq se është paraqitur vetë në polici, pasi është i hapur për të ndihmuar në hetimet e SPAK. Më tej ka shtuar se Bajri është shprehur se po të donte të ikte, autoritetet nuk do ta kapnin kurrë. Avokati: Safeti e bëri…
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia duke zbardhur me një foto debatet që ndodhën gjatë seancës për masën e sigurisë më 12 shkurt në GJKKO. Veliaj ka publikuar një dialog mes tij dhe prokurorit Ols Dado, duke e akuzuar atë për përdorimin e gjuhës së ulët dhe për konflikt interesi. Pjesë nga debati brenda seancës OLS DADO: Ndyrësirë! S’ke turp që thua, tregon banesën e prokurorit këtu, ç’a është 3 ky, kërcënim është ky? Është kërcënim ky që tregon banesën e prokurorit? 5 ERION VELIAJ: Asnjë kërcënim. BRION BANI: Prokuror, ulu! OLS DADO: A? Ç’a është ky? Kërcënim…
Sulmet e përditshme ndaj prokurorit Ols Dado po bëhen për arsye “shumë të llogjikshme”! E mbani mend muajin Maj? Kur Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, dilte në skenë, para SPAK-ut e jo vetëm, e na tregonte sa profesionistë, të ndershëm dhe të pavarur ishin hetuesit e prokurorët që e pyetën? Madje, u bë koleg me ata dhe mbështetësi i madh i tyre: “…Mos t’i përgojojmë, mos të bëjmë rolin e prokurorit e gjyqtarit, se është një institucion serioz dhe për së mbari, një investim i rëndësishëm për Shqipërinë”, – thoshte ai, duke nëkuptuar fjalorin e Metës dhe Berishës…