Emisioni ‘Në Shënjestër’ ka zbardhur përgjimet që janë zhvilluar mes biznesmenit Piro Zoga dhe stafit të universitetit Bujqësor të Tiranës në lidhje me tenderat, për të cilat SPAK dyshon se janë korruptive, duke lëshuar edhe disa urdhër arreste. Shpend Shahini komunikon me Altin Murton Shpendi: ‘Na bëri dëm të madh ai Piro. S’na i pruri të gjitha’ Shpendi: ‘Ka pru mangut lamat.’ Altini: ‘Ça të them unë o burrë. Ne bëmë namin (shan)’. Shpendi: ‘Mundohu, nëse do vemë në dijeni edhe Mondin dhe rektorin për këtë problem’. Por duket se mangët nuk kanë ardhur vetëm lamat. Por edhe pajisje të…
Author: Zahiri
Seanca për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, dhe dy ish-zyrtarët e tjerë, që ishte parashikuar për të mërkurën, dështoi. GJKKO ka dënuar mbrojtësin e Vezir Gjikokës me gjobë prej 10 mijë lekësh, për shkak se ai nuk ka informuar për seancat e tjera dhe ka pamundësuar paraqitjen e tij. Gjyqtari Ardit Mustafaj caktoi avokatë të rinj për të pandehurit, duke emëruar Artan Simonin për Jerasimo Bashin dhe Pranvera Doçin për Vezir Gjikokën. Seanca u shty për datën 12 mars në orën 11:00, ndërkohë që janë pezulluar afatet e paraburgimit për Jorgo Goron dhe masën “arrest në shtëpi” për Vezir Gjikokën.
Biznesmeni Gaz Demi është paraqitur në SPAK rreth orës 10:00 dhe qëndroi rreth 2 orë e gjysmë. Presidenti i klubit të Partizanit ka qëndruar në zyrat e Prokurorisë së Posaçme pas dyerve të mbyllura. Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme. Kujtojmë se biznesmeni Gaz Demi është paraqitur në SPAK edhe në tetor të vitit 2021.
Pas skandalit të fundit tronditës të mandarinave të helmuara, një investigim nga “Piranjat” zbulon një të vërtetë edhe më tmerruese: 35 pesticide kancerogjene qarkullojnë lirisht në produktet ushqimore që konsumojmë çdo ditë, ndërsa institucionet zgjedhin heshtjen. Sipas ekspertit të sigurisë ushqimore, Sokol Abazi, situata është alarmante: “Ka pesticide që gjenden në briosh, pasi vijnë për shkak të produkteve që kanë, drithërave dhe mund të jenë futur. Në ullinj, për shembull, në konserva ullinjsh, në vaj ulliri, nuk i vete mendja njeriut… Janë gjetur në bimë medicinale apo bimë aromatike, majdanoze apo kopër.” Pasojat shëndetësore që sjellin këto pesticide janë të…
Duke filluar nga 1 marsi pasagjerët që udhëtojnë përmes Rinasit mund të kalojnë kontrollin në Rinasit vetëm me një klik ashtu sikurse ndodh në shumë aeroporte të Europës. Lajmin e ka njoftuar koncesionari i Aeroportit në faqen e tij zyrtare në facebook. “Duke filluar nga 1 Marsi 2025, pasagjerët që tashmë kanë një kartë imbarkimi elektronike në telefonin e tyre mund të udhëtojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) drejt vendeve Schengen pa pasur më nevojë për ta printuar,” njofton TIA. Por si funksionon ky shërbim? Aeroporti ka shpjeguar dhe procedurën. Nëse linja ajrore e ofron këtë opsion, sigurohuni që të…
Një nga aferat më të mëdha dhe më të kushtueshme të qeverisë Rama po zhvillohet para syve tanë. Dy anije lundruese, të quajtura “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, të sjella me procedura të dyshimta dhe me argumente të rreme për një “krizë energjitike” që kurrë nuk erdhi, kanë gllabëruar tashmë 121 milionë dollarë nga taksat e shqiptarëve. E gjithë kjo, pa prodhuar asnjë kilovat energji elektrike që prej ardhjes së tyre në Vlorë dy vjet më parë. Afera ka nisur siç nisin të gjitha aferat e mëdha korruptive të kësaj qeverie – me shpalljen e një emergjence kombëtare të paqenë.…
Oligarkët e radhës nën shënjestrën e SPAK: Vilma Nushi, Vladimir Kosta dhe hetimet për Gaz Pajën. Në një zhvillim që përforcon besimin se SPAK po vazhdon të zgjerojë rrjetin e hetimeve ndaj figurave me influencë në Shqipëri, dy figura të fuqishme, Vilma Nushi dhe Vladimir Kosta, si dhe aktori i njohur Gazmend Paja, duket se janë bërë objekt i hetimeve intensive nga Prokuroria e Posaçme. Thirrjet e tyre në GJKKO dhe SPAK këtë shkurt shënojnë atë që duket si fillimi i fundit të perandorive të tyre ekonomike, të ndërtuara mbi themele korruptive dhe lidhje të dyshimta politike. Pas arrestimit të…
Edi Rama, mjeshtër i propagandës dhe spektaklit politik, po rikthen repertorin e tij të vjetër: kur gjërat nxehen, shpik një skandal të ri për të mbuluar të vërtetat e hidhura. Dikur, kur vendi ishte kthyer në një plantacion gjigant kanabisi, ai i quante disa gazetarë të kronikës “fronti i së keqes” dhe i akuzonte se po njollosnin imazhin e Shqipërisë. Pastaj, kur inceneratorët po digjnin miliona nga buxheti, gazetarët dhe opinionistët u etiketuan si “kazan” dhe “llumi i mejhaneve.” Tani që SPAK po i afrohet gjithnjë e më shumë, disa nga gazetarët e kronikës po promovohen nga Rama në nivelin…
Mentor Kikia ka komentuar për përplasjet e fundit mes politikës dhe sistemit të drejtësisë. Sipas tij, sot, kur SPAK ka filluar të godasë pjesë të sojit të politikanëve, ata janë ngritur duke përdorur kauzat e njerëzve të thjeshtë dhe hallexhinjve që kanë vuajtur nga sistemi i drejtësisë, për të treguar se ky sistem ka probleme. Ai theksoi se reagimet e politikës janë të vonuara dhe janë shfaqur vetëm kur SPAK ka filluar të godasë disa nga soji i tyre. “Po dalin zbuluar shumë maskarallëqe në sistemin tonë juridiko-politik, sepse politikanët, dhe më konkretisht qeveria, po përdorin disa kauza për të…
Edi Rama gjatë takimit me asambletë socialiste të 10 njësive të Tiranës, ka sulmuar sërish drejtësinë për arrestimin e Erion Veliajt nga SPAK-u. Këtë herë Rama hodhi akuza drejt gjyqtarit, ku aludoi për një marrëveshje paraprake me prokurorin, apo se ka frikë nga prokurori. Sipas Ramës, ata kanë për të dalë komplet viktima, për arrestimin e Veliajt. Ndër të tjera, Rama u ankua edhe për punët e Bashkisë së Tiranës, se kush do i bëjë tani, duke përmendur me ironi “prokurori apo Noci”. “Pse? Pse duhet ta marrësh tjetrin, ta fusësh në burg pa gjyq, për të treguar që je…