Author: Zahiri

Hetimet e politikanëve tashmë janë bërë një normalitet, por selektiviteti, përdorja e emrave dhe diversionet, standardet ndryshe nga sa përcaktojnë ligjet në fuqi, Kushtetuta, Kodi Penal dhe ai i Procedurës, janë një telash i dukshëm brenda sistemit të drejtësisë. Prokuroria dhe gjykata duken shpesh në sinkronë, sikur ndihen të detyruar për të njëjtën sjellje juridike. Në një takim të quajtur informal me gazetarët në fund të vitit të sapombyllur, kreu i Prokurorisë së posaçme Altin Dumani dha disa përgjigje për jo pak pyetje me temeperaturë të lartë ndjeshmërie për opinionin publik. Kur u pyet për çështjen “Rama-McGonigal” në kuadrin e…

Lexo më shumë

Nga Andi Bushati, Sali Berisha është gjendur sërisht këtë të hënë në ballë të grupit që ndez flakadanë në parlament, ndërkohë që ai duhej të zbatonte urdhër paraqitjen, sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme. Po bëhet një muaj e gjysëm që kur SPAK dhe më pas gjykata morën vendimin për sekuestrimin e pasaportës dhe kufizimin e lëvizjes së liderit të opozitës, si të akuzuar për korrupsion pasiv në rasin e privatizimit të ish klubit Partizani, që ish kryeministri po i sfidon në mënyrë të hapur ata. Berisha e ka deklaruar publikisht, në mënyrë provokuese, se nuk e njeh dhe nuk…

Lexo më shumë

Gjatë muajit shator vendin e kanë vizituar mbi 1 milionë turistë, ndërsa synohet që deri në fund të vitit shifra të arrijë 10 milionë. Gjatë takimit me sipërmarrjen për rishikimin tërësor të procedurave administrative të biznesit, kreu i qeverisë u ndal edhe te hotelet. Kryeministri Rama deklaroi se shifra e turistëve nuk korrespondon me të ardhurat që deklarojnë hotelet. Ai deklaroi se vitin e ardhshëm do të ketë referencë. “Tjetër janë çmimet që deklarohen, tjetër janë çmimet që paguhen. Unë personalisht kam pasur dy raste këtë verë, dy miq që më kanë kërkuar ndihmë pasi nuk gjeni dhomë të lirë…

Lexo më shumë