Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar krahas ushtrimit të ndjekjes penale është kujdesur që të ketë në vëmendje të punës së saj edhe identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të cilat dyshohen se rrjedhin nga krimi. Në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të luftës kundër terrorizimit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit Alket Hatija (dhe personave…
Author: Zahiri
Pas deklaratave të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ndaj mediave për vrasjen e 42-vjeçarit Egli Proga dhe fshehjen e ngjarjes, gazetari i njohur Klodian Tomorri ka shpërthyer ndaj tij. Përmes një postimi në Facebook, Tomorri shkruan se Rrumbullaku do të nisë hetim ndaj gazetarëve, ndërkohë që krimi i organizuar po emëron shefat e komisariateve dhe se ç’do bandë në Shqipëri ka përfaqësues në Policinë e Shtetit. Ndërsa për Kryeministrin Edi Rama, gazetari shkruan se gjysma e deputeteve të tij, dalin në përgjimet e SKY ECC duke bërë plane si të vrasin njëri-tjetrin, ndërsa ai i bën…
I ndryshuar në pamje, Plaurent Dervishaj u soll në pranga nga agjentët e Interpol Tiranës nga Dubai, ku ishte arrestuar. Kile më pak, mjekër, flokë më të rëna dhe i thinjur. Një ndryshim drastik nga fotografitë që Policia e Shtetit, por edhe ajo e SHBA-ve, kishte publikuar në listën e më të kërkuarve. Bëhet fjalë për fotografi të vjetra gati tre dekada më parë, kur ishte i ri dhe më saktësisht e marrë nga koha kur ai qëndronte në Amerikë, kur u lakua edhe për herë të parë emri si anëtar i “Bandës së Durrësit”. Këtë të fundit akuzohet se…
Dokumentet e sigurara nga Financial Times tregojnë se Moska po përgatitet prej vitesh për të arritur objektiva nga bregu perëndimor i Francës në Angli. Edhe Norvegjia, Rumania, Turqia dhe Deti i Zi janë gjithashtu objektiva të Rusisë. Marina ruse është trajnuar për të goditur dhjetëra lokacione dhe objektiva në Evropë dhe në mbarë botën, përfshirë dhe me armë bërthamore. Këto janë disa nga dosjet e reja sekrete të zbuluara të ushtrisë së Moskës, pas atyre të disa muajve më parë në të cilat u demonstrua se Rusia ishte gati të përdorte mjete taktike atomike në fazat e hershme të një lufte…
Dëshmia e një prej punonjësve të shoqërisë 5D dhe hapja e telefonit të Nestor Muhametllari ka bindur prokurorinë mbi pronarët e hotelit 16 kate që po ndërtohet në Durrës. Punonjësi në fjalë ka treguar së shoqëria “5 D” po ndërton një hotel në Durrës dhe nga korriku i vitit 2022 ai ndjek punimet. Para hetuesve është shprehur se njeh si personin më të përfshirë që rregullisht vinte në hotel dhe ndiqte punimet duke iu referuar Redi Mollës, ish-drejtorit të bashkisë së Tiranës. Ndër të tjera ai ka deklaruar se investitorët e tjerë janë: Gazmend Haxhia, Elvin Tivari dhe Dritan Kadiu.…
Ismael “El Mayo” Zambada, bosi meksikan i drogës nëpërmjet një letre ka hedhur poshtë aludimet se ai është vetëdorëzuar te autoritetet amerikane Ismael “El Mayo” Zambada, bosi meksikan i drogës nëpërmjet një letre ka hedhur poshtë aludimet se ai është vetëdorëzuar te autoritetet amerikane. Ai deklaron në një letër të hapur se është futur në kurth nga Joaquín Guzmán Lopez. Zambada rrëfen në letër se u thirr në takim nga Lopez për të ndihmuar një takim për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis liderëve të politikës në shtetin e Sinaloas. Sipas “El Mayos” ai është rrëmbyer sapo ka shkuar në vend takim.…
Nëse mendoni se e keni parë gjithçka nga teatrot e politikës shqiptare, prisni pak! Kryeministri ynë i dashur, Edi Rama, vendos ta shënojë emrin e tij në librat e historisë së absurdit me një akt të guximshëm: sfidimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe të SPAK-ut. Dhe për çfarë, pyesni? Për të mos u dorëzuar dosjen e një “investitori strategjik”, që rezulton të jetë një trafikant dhe porositës vrasjesh me pagesë. Ja, kështu ruhet “ekonomia” strategjike e vendit! Pëllumb Gjoka, ky kampion i “sipërmarrjes” kriminale, paska fituar statusin e investitorit strategjik nga qeveria me dokumente toke false dhe pa…
Zanafilla e atij që sot njohët si Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucioni më lartë të auditimit financiar publik në Shqipëri, daton gati një shekull më parë… në vitin e largët 1925. Asokohe nën emërtesën “Dhoma e Deputetëve”, organi i dalë pasi Asambleja Kombëtare miratoi të parin Statut Themeltar të Shtetit Shqiptar, sot Kushtetuta …kishte atributet e një institucioni që kishte të drejtë dhe detyrë të kontrollonte qeverinë, për mbrojtjen e interesave të përgjithshme të vendit. Me të njëjtin mision, ndër vite emërtesat ndërruan nga Këshilli Kontrollues në 1928-n, në Komisioni i Kontrollit të Shtetit me ardhjen e komunizmit. Me…
Dhuna brutale ndaj të resë, Klea Prenga, është kthyer në temë diskutimi kudo nëpër media dhe rrjete sociale. Ajo u masakrua me një gotë qelqi në fytyrë, teksa ka qenë vetë ajo që ka ndarë pamje të rënda në rrjet të cilat tregojnë gjendjen e saj “të frikshme” pas sulmit.� Siç dhe e lartëpërmendëm, kanë qenë të shumtë personazhë publikë dhe jo vetëm që e kanë kthyer këtë rast në temë diskutimi për të treguar degradimin e rëndë të shoqërisë shqiptare, që për fat të keq, rasti i Klea Prengas nuk është as i pari dhe as i fundit! Marrë…
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një komunikim publik nga selia e PL-së u pyet nga gazetarët nëse mendon se SPAK duhet të nisë hetimet për punimet në Tunelin e Llogarasë. Meta tha me ironi se mbase ky është një krim më intelektual sesa ai i grabitjes pa maska tek inceneratori që nuk ekziston në Tiranë. “Mbase është një krim më intelektual sesa ky i grabtijes pa maska tek inceneratori që nuk ekziston në Tiranë. Ju lutem, mos ia ulni vlerën denoncimit të ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Ai tha saktësisht “se i njëjti projekt u shtua fiktivisht pas…