Zv. presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shkruan se përfshirja e një drejtori shkolle në shpërndarjen e lëndëve narkotike është skandali i radhës që tregon se ku është katandisur arsimi në Shqipëri. Sipas saj, kjo është prova më e qartë se Ministria e Arsimit ka dështuar në përzgjedhjen e drejtuesve të institucioneve arsimore. Xhixho: Përfshirja e një drejtori shkolle në shpërndarjen e lëndëve narkotike është skandali i radhës që tregon se ku është katandisur arsimi në Shqipëri. Vetëm pak ditë pas zbulimit të një skeme mashtrimi të ideuar nga vetë drejtoresha dhe mësuesja e anglishtes në gjimnazin “Qemal Stafa”,…
Author: Zahiri
Një apartament i regjistruar në emër të Artan Lames, që ndodhet në një godinë 3 katëshe, e cila është ndërtuar pa lejë në zonën e Qerretit të Kavajës, është bërë shkak i depozitimit të një dosje voluminoze në prokurorinë e posaçme SPAK. Çështja kundër Lames, është futur brenda zyrave të BKH në një periudhë kur SPAK ka vënë përpara me hetime konkrete tre bashkiakë të Himarës, si Alfred Belerin, Jorgo Goron dhe se fundmi Arqile Bollanon. Ish-kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, është kallëzuar për 5 akuza, duke filluar nga “Shpërdorimi i detyrës”, “korrupsioni pasiv i funksionarit të…
Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë që sot ndodhet i izoluar në ambientet e një paraburgimi në Tiranë, në shtator të vitit 2020 është emëruar nga kreu i PS, Edi Rama, si Drejtues Politik në Qarkun e Shkodrës. Sapo mbërriti në ditët e para të shtatorit, Ilir Beqaj në cilësinë drejtuesit të sapo emëruar, vendos të mbledhë në një takim zyrtar disa nga përfaqësuesit e PS në Shkodër përfshirë këtu dhe Kryetarët e PS në qarkun e Shkodrës me qëllim bërjen e prezantimit të tij. Ky takim që kishte si qëllim prezantimin me strukturat e PS dhe drejtuesit politik të sapoemëruar…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar (SPAK) ka mbyllur në heshtje dhe në mënyrë të dyshimtë dosjen e një vjedhje të pasurive publike me vlerë dhjetëra milionë euro, me puset e naftës në Ballsh. Protagonist i dosjes së përvetësimit të pasurisë publike është trafikanti Alban Peza, i shfaqur prej vitesh si biznesmen, përfitues i koncesioneve publike për shftytëzimin e pasurive mbi dhe nëntokësore publike, përfitues i lejeve për kulla dhe resorte, duke investuar miliona euro me burim të dyshimtë. Ende nuk dihet se me çfarë marifeti procedural dhe argumenti është mbyllur dosja, kur përvetësimi i pasurisë publike…
Policia e Durrësit ka goditur një veprimtari kriminale në fushën e trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje. Pas dy muajsh hetimesh, Policia e Durrësit ka zbuluar një arsenal armësh, ndërsa janë sekuestruar qindra doza kanabisi, kokaine dhe heroine. Operacioni i koduar ‘Summer’ ka çuar në pranga 15 persona, kurse 3 të tjerë janë shpallur në kërkim (Orgito Mema, Enis Piro dhe Dashamir Mehmeti). Gjithashtu bëhet me dije se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri e llojit kallashnikov, 3 pistoleta, 1 pushkë, 1 çifte, municion luftarak, qindra doza me lëndë narkotike…
Pak ditë më parë u hap tuneli i Llogarasë në jug të vendit, por për opozitën ndërtimi i saj është abuzive, pasi ka kushtuar shumë. Petrit Vasili ka bërë një krahasim me ndërtimin e dy tuneleve në Kroaci, 5.7 dhe 5.8 km të gjatë që kanë kushtuar 170 milionë euro. Ndërsa tuneli i Llogarasë 5.9 km i gjatë ka kushtuar 200 milionë euro. Me anë të një postimi në Facebook, Vasili thotë se ky është një skandal dhe se është ‘tronditëse grabitja qe ndodh me investimet e rilindjes’. “Edhe pse tuneli i Llogarase eshte sa 20 % e kapacitetit të…
Një lajm i bujshëm është dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku është arrestuar përgjegjësi i departamentit në Fakultetin e Ekonomisë Mirdaim Axhami. Axhami u vu në pranga pasika dhunuar kolegen e tij dhe pedagogen Liljana Billa, të cilën e ka gjakosur në korridoret e fakultetit. Por pas kësaj ngjarje janë bërë publike disa mesazhe mes pedagogëve në Fakutetin e Ekonomisë, ku fyheshin dhe shaheshin me njëri-tjetrin. Në grupin “Çunat e FEUT”, shihen mesazhet mes pedagogëve që ziheshin për projekte dhe fonde. Por këto zënka, shumë shpejt ka eskaluar në ofendime dhe mesazhe banale, duke përfshirë këtu…
Arrestimi i Ilir Beqajt për abuzime me fondet e BE duket se është një kambanë alarmi dhe për ish-ministren e Bujqësisë Frida Krifca, pasi edhe asaj i ka dalë emri në një skemë të ngjashme. Beqaj është në qeli për 500 mijë euro, ndërkohë që Frida Krifca ka shpërdoruar afro 33 mln euro të fondeve që jepte BE për bujqësinë. E kemi fjalën për aferën IPARD. OLAF ka gjetur pa fund shkelje kur Krifca ishte në krye të AZHBR dhe ka dorëzuar një dosje shumë voluminoze në SPAK. Ndryshe nga Beqaj, Krifca ka një mal me telashe. Ka prova, dëshmi…
Xhuliano Miho është 39-vjeçari që mbrëmjen e kaluar vrau me thikë të dashurin e bashkëshortes me të cilën ishte në proces divorci. Sipas hetimeve, Miho pasi u takua me 23-vjeçarin Xhimi Baka në një rrugicë pranë shkollës “Petro Sota”, Fier e ka qëlluar të paktën 3 herë me thikë pas një debati që kanë patur për motive xhelozie. 39-vjeçari, i cili punonte në një lavazh, në dëshminë e tij në polici ka thënë se thika ka qenë e viktimës dhe ai thjesht është mbrojtur gjatë përplasjes fizike mes tyre. “Gruaja më merrte në telefon dhe më thoshte se po kënaqej…
AKU pretendohet se garanton sigurinë ushqimore në vend, por janë pikërisht inspektorët e këtij institucioni të cilët në kundërshtim me çdo protokoll të punës së tyre cenojnë sigurinë e konsumatorëve. Ka qenë KLSH që pas një auditi të kryer ne Drejtorinë Rajonale të AKU Qarku Tiranë ka konstatuar shkelje të inspektorëve. Më konkretisht gjatë kontrollit që kanë kryer inspektorët e AKU në dyqane mishi dhe tregje kanë konfiskuar mish i cili tregtohej jashtë kushteve të higjienës, i pavulosur dhe i pa certifikuar. Deri këtu kanë kryer detyrën por problemi fillon më pas. Lind pyetja se ku e kanë çuar mishin…