Prokuroria e Vlorës, ka lexuar në gjykatë pretencën përfundimtare ndaj tre zyrtarëve të hipotekës Vlorë dhe tregtarit Helidon Gjikoka, të cilët sipas dosjes hetimore përmes “Falsifikimit të dokumentave dhe formularëve”, “Shpërdorimit të detyrës”, kanë sjellë përmes mashtrimit tjetërsimin e një sipërfaqe toke prej 1430 m2 toke që ndodhet në zonën “Perivollo” të Dhërmiut. Ora News ka mësuar se Edmond Vorfi, prokurori i çështjes ka kërkuar fillimisht dënimin me 3.4 vite burgim të tregtarit Helidon Gjikoka, për akuzën e “Falsifikimit të vulave dhe formularëve”. Sërisht për Gjikokën, prokurori kërkoi 3 vite burgim për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave”. Por në bashkim…
Author: Zahiri
Ish-presidenti i Malit të Zi ka njoftuar autoritetet, se ka në dispozicion informacione se po përgatitet një atentat ndaj tij. Mediat malazeze shkruajnë se një burim i afërt me Gjukanoviç, tha se një zyrtar i lartë ushtarak i huaj nga Kosova e informoi atë se një grup i organizuar kriminal nga një vend fqinj dyshohet se po planifikonte të kryente një atentat, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë së një vendi tjetër fqinj. Por autoritetet policore në Mal të Zi raportojnë se nuk kanë të dhëna për aktivitete të planifikuara që kanë për qëllim rrezikimin e sigurisë së ish-presidentit Milo Gjukanoviç.…
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 8 urdhër arreste në lidhje me hetimet që po zhvillohen për inceneratorin e Tiranës. Sipas asaj që raportojnë mediat mësohet se janë lëshuar urdhërarreste për: Dashamir Ymeraj, Denisa Tollkuçi, Endrit Habilaj, Renardo Nallbani dhe Ilir Dedja. Të gjitha masat e sigurisë janë ‘arrest me burg’. Gjithashtu SPAK ka lëshuar urdhërarreste edhe për disa shtetas të huaj. Por mësohet se asnjë prej tyre nuk është arrestuar deri më tani.
Në studiot televizive, porsa mbaroi protesta e PD dhe gjithashtu një ditë më pas, kritika më e madhe që i’u bë tubimit të së enjtes ishte për mesazhet që Ilir Meta dhe Sali Berisha lëshuan kundër organeve të drejtësisë së re dhe kryesisht SPAK. Ish presidenti u anatemua se qe në konflikt interesi kur sulmoi “dum-dumanin”, se e përdori tubimin opozitar për hallin e vet personal, se në vend që të mbante një fjalim politik shfrytëzoi tribunën kundër atyre që e hetojnë. Në fakt, Ilir Meta i kushtoi një vend të ekzagjeruar prokurorëve që e detyruan ti japë fund dhe…
Emisioni Në Shënjestër ka trajtuar atë që ka ndodhur me Himarën, e cila prej më shumë se 1 viti nuk ka një kryebashkiak të zgjedhur, ndërsa në 4 gusht pritet të votohet për atë që do të drejtojë një prej bashkive, që ka prodhuar shumë tensione, qoftë edhe artificiale. Himara, që nuk gjen qetësi edhe atëherë kur tonet nacionaliste fillojnë e tërhiqen dhe jeta duhet t’i rikthehet normalitetit. Kur qytetarët kanë nevojë të marrin shërbim, por kur politika, duket se i ka mbërthyer në një retorikë të fortë me vetveten, por ku në krahun tjetër vazhdon të prodhojë drejtues të…
Më 14 maj 2024, në Komisionin e Ligjeve, u trajtua raporti i SHISH e Anti-Trafikut, për aktivitetin kriminal të treshes Avrami-Boçi-Gjata; por deputetët e PS, vendosën që ky lloj krimi mos të referohej në organet ligj-zbatuese; duke thënë, se nuk është detyrim ligjor parandalues dhe ndëshkues i autoriteteve të Shqipërisë, por i vendeve ku ato trafikohen… Fillimisht po përmendim dy fakte konkrete, që kanë lidhje me prova, për veprimtarinë kriminale të Vladmir Avramit, Kristian Boçit e Elvana Gjatës, në joshjen, rekrutimin, promovimin mediatik dhe trafikimin e femrave shqiptare si eskorta seksi në disa shtete. Fakti i parë/ SHISH më 13…
Hyrja e një noteri në ambientet e paraburgimit në Durrës, ku qëndronte i izoluar në muajin Gusht 2023, shefi i Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltian Bistri, ka ngjallur dyshime të forta për prokurorët e SPAK, që hetonin veprimtarinë kriminale të personave të arrestuar në dosjen “Metamorfoza”. Ky noter në datën 3 Gusht 2023 ka takuar pikërisht Oltian Bistrin, i cili ishte personi thirrës, duke bërë më pas redaktimin e një prokure të përgjithshme noteriale, nëpërmjet së cilës i arrestuari Oltian Bistri, i ka dhënë tagra bashkëshortes së tij, D. Bistri. Kjo e fundit është autorizuar nga bashkëshorti i saj…
Një zjarrfikës nga Përmeti është djegur pjesërisht në trup dhe në fytyrë teksa po përpiqej të shuante flakët e zjarrit në fshatrat Lugar dhe Grapsh në Bashkinë e Dropullit. Romeo Sulejmani ka marrë djegie të shkallës së dytë e të tretë. Ndërkohë për të parë gjendjen e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve Arben Cara vizitoi efektivin në spital. Cara ka shprehur gatishmërinë për transferimin e efektivit zjarrëfikës drejt Tiranës. “Fatmirsisht shkalla e djegies nuk është aq e rëndë sa ta komplokojë situatën. Jemi gati që të bëjmë gjithçka për shërimin e tij, jemi gati për ta çuar jo vetëm…
Njeriu që ka iniciuar dosjen penale Nr.59 (Revanshin) në SPAK, është pikërisht Aleks Ndreka, i cili i vënë në shënjestër të vazhdueshme për tu vrarë nga fisi “Ndoka”, ka shkuar vullnetarisht mesditën e 8 Marsit 2022 në ambientet e SPAK, duke bërë kallëzim dhe dhënë shpjegime për serinë e 3 sulmeve me armë dhe tritol nga anëtarët e fisit “Ndoka” në Lezhë. Ndreka kishte vetëm 1 ditë, që i kishte shpëtuar një sulmi me armë, ndaj presioni në rritje i fisit “Ndoka”, ka bërë që ai të gjunjëzohet para dyerve të prokurorëve të SPAK. Pikërisht dy vite më parë, në…
Prokuroria e Korçës ka kërkuar pezullimin e katër zyrtarëve të cilët realizuan procedura fiktive për blerjen e mallrave të ndërtimit për Bashkinë Devoll dhe nuk kryen asnjë punim. Gjatë hetimeve të prokurorisë, nga administrimi i pamjeve filmike për periudhën e hetimit nuk shihen hyrje-dalje ngarkesa me materiale ndërtimi. Në vijim të konkluzioneve të nxjerra nga ekspertët, në rrugët rurale të fshatit nuk rezulton të ketë shtresa të reja çakulli apo të ndonjë ndërtimi. Nga hetimet e kryera, Prokuroria arriti në konkluzionin se punonjësit e bashkisë së Devollit, shtetasit: G.K. – Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Utilitare, Komunitare dhe Administrative; A.C.…