Author: Zahiri

Gentian Gjyli, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka vendosur një kriter të ri; 5 milionë euro vetëm për rikonstruksionin e 1 kilometri rruge. Një fryrje e madhe e kostove, të cilat pasi “fluturuan” në tunele, në male apo edhe në territore të sheshta, kanë filluar të “fryhen” edhe për rregullimin. Sipas dokumenteve, Gjyli i ARRSH-së ka hapur tenderin me objekt “ndërtim i rrugëve lidhëse në Tunelin e Llogarisë”. Por, shihni pak vlerën; 506 milionë lekë ose 5.1 milionë euro. Dhe, me këto para sa rrugë do të rregullohet? Sipas dokumenteve, rruga do të zbatohet vetëm për 10 muaj, teksa bëhet…

Lexo më shumë

Vijon dëshminë i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani në GjKKO për dosjen “Plumbi i Artë”. I pyetur nga avokatja Elda Zotaj nëse ka dhënë deklarime në policinë e Elbasanit kur është arrestuar, ai ka thënë se nuk iu ka kthyer përgjigje atyre që i cilëson si të korruptuar. Ai ka thënë se kur u arrestua e dërguan në spitalin e Fierit pasi ishte plagosur. Më pas e drejtuan drejt Ushtarakut në Tiranë, ku kanë shkuar për ta takuar dy zyrtarët policorë Ardian Çipa, Tonin Vocaj si dhe prokurori Kreshnik Ajazi. Avokatja Elda Zotaj: A keni dhënë deklarime para policisë në Elbasan kur…

Lexo më shumë

Një hulumtim i kryer nga kompania ‘IDRA Research and Consulting’ zbulon se 91% e qytetarëve mendojnë se korrupsioni është ende problem madhor në Shqipëri. Hulumtimi gjithashtu evidenton praninë, ndikimin dhe pasojat e thella të korrupsionit dhe krimit të organizuar në çdo nivel të institucioneve dhe shoqërisë shqiptare, ndërsa thekson se qytetarët mbeten pesimistë që situata do të përmirësohet, megjithëse puna e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, shihet si një “simbol shprese”.Sipas ekspertëve, përhapja e këtyre fenomeneve është ndikuar si nga kultura shoqërore, ashtu edhe nga ndërhyrja e politikës në institucionet publike. “Korrupsioni në Shqipëri është…

Lexo më shumë

Në një fjalim të mbajtur në Gjirokastër, Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e datës 11 maj, duke e cilësuar atë si një moment vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë. “11 maj percakton se ku do jete Shqipëria në vitet e ardhshme, nuk është ditë e pazakonte. Për herë të parë janë bashkuar ylli i fatit tonë, me yllin e fatit të tyre, jo vetëm ne duam që të bëhemi anëtarë të BE, por edhe ata duan që të na kenë në BE sa më parë. Ky është një moment që nuk do të thotë që do jetë i tillë në pafundësi.…

Lexo më shumë

Në politikën shqiptare, të qenit numri dy—ndarja si e përfitimeve ashtu edhe e përgjegjësive me udhëheqësin e madh—është një pozicion i rrezikshëm. Më i famshmi numër dy në historinë e Shqipërisë, Mehmet Shehu, dyshohet se vrau veten në vitin 1981, pas gati tridhjetë vitesh si kryeministër nën diktatorin Enver Hoxha. Në një fotografi të botuar pas vetëvrasjes së supozuar, ai duket i shtrirë në shtrat, veshur me pizhame të bardhë, të pastër. Një njollë e vetme, e vogël, e kuqe pranë zemrës tregon precizionin e habitshëm me të cilën ai kishte mundur të qëllonte veten. Saimir Tahiri, ministri i parë…

Lexo më shumë

Një edukatore kopshti në Treviso të Italisë ka përfunduar në faqet e para të mediave pasi u zbulua se kishte një profil në faqen “OnlyFans”. Elena Maraga, 29 vjeç u zbulua nga prindërit e nxënësve të saj dhe menjëherë më pas ui pezullua nga detyra. Por ajo thotë se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga puna e saj. Përmes avokatëve ajo deklaroi se “mendon të vazhdojë punën e saj si edukatore kopshti”, edhe falë mbështetjes që ka marrë nga shumë prindër, të cilët thotë se po organizojnë një peticion në favor të saj. Avokatët e 29-vjeçares kanë sqaruar se, megjithëse…

Lexo më shumë

Përgjatë shtatë ditëve janë vendosur 12 mijë e 852 gjoba për shkelje të ndryshme. Nga pamjet e ofruar nga policia në vëmendje kanë qenë edhe kamionët ku kanë rezultuar se lëviznin jashtë fashës orare të lejuar apo dhe pa dokumentacionin e rregullt ligjor. Janë 5 drejtues kamionësh dhe 4 betonieresh që janë gjobitur. Xhamat e errët po ashtu kanë qenë nën vëmendjen e bluve. Mungesa e qëndrimit në radhë në zonat me trafik por edhe zaptimi I hapësirave publike janë shoqëruar me masa, ndërsa për shkeljet policia rrugore ka përdorur edhe dronët për monitorimin nga ajri të situatës.

Lexo më shumë

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim këtë të diel Mario dhe Andi Roshin, vëllezër, administratorë të 2 qendrave masazhi, të cilët rekrutonin femra për për t’i punësuar si masazhatore, por më pas i detyronin të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës. Po ashtu bëhet me dije se nga hetimet prokuroria provoi se pasuritë e tyre, nuk justifikohen nga të ardhurat dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaritë kriminale. Për këtë arsye me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u janë sekuestruar edhe disa pasuri cilat nuk justifikohen nga të ardhuat e…

Lexo më shumë

Zahiri News është e vendosur dhe do vijojë rrugën e vështirë për ti çjerrë maskën kujtdo që shkel ligjin, kujtdo që abuzon me detyrën dhe oligarkët që përfitojnë fondet publike dhe favorizohen nga pusht-tetarët. Zahiri nuk tërhiqet edhe pas sulmeve që i kanë bërë kohët e fundit por edhe pas bllokimit të domainit nga oligarkët e Vodafonë Albania në kundërshtim me ligjin për të cilën do të flasim në vijim dhe se si i vjedhin ata qytetarët me ofertat dhe mashtrimet që bëjn. 

Lexo më shumë

Edi Rama është bërë shërbëtor i Samir Manës, duke i ofruar atij mundësinë që të rrisë pasurinë e tij në kurriz të shqiptarëve. Rama ka luajtur një lojë të zgjuar për të mbajtur pushtetin dhe për të siguruar që Manës dhe grupit të tij të oligarkëve t’u vijë gjithmonë përfitimi. Me ndihmën e Ramës, Samir Mane ka mundësinë të përfitojë nga koncesionet, ndërtimet në zona turistike dhe investimet që financohen nga Bashkimi Europian. Këto janë skema që, në thelb, janë krijuar për të privilegjuar ata që janë të lidhur ngushtë me pushtetin dhe për të shpërdoruar pasurinë publike. Rama, duke…

Lexo më shumë