Një projektvendim që parashikon ngritjen e nënkomisionit “Për Auditimin e Sektorit Publik” pranë komisionit të Financave në Kuvend ngre shqetësime se mund të përdoret si presion politik ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kuvendi ka propozuar së fundmi ngritjen e një strukture të re parlamentare brenda Komisionit për Ekonominë dhe Financat punën audituese të Kontrollit të Lartë të Shtetit, institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar. Projektvendimi për ngritjen e nënkomisionit “Për Auditimin e Sektorit Publik” shpall si synim kryesor zbatimin e buxhetit të shtetit dhe rritjen e ndikimit të proceseve të auditimit me qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënien…
Author: Zahiri
Teksa hetimet për inceneratorin e Tiranës kanë prerë kokat e para, përgjithësisht në nivele të ulëta, një nga kritikat kryesore ndaj SPAK mbetet ajo e mosgjetjes se ku shkuan 100 e ca milionë euro të paguara nga buxheti dhe qytetarët për kompaninë koncesionare Integrated Energy BV. Dokumentat tregojnë se një pjesë e madhe e parave janë nxjerrë jashtë kompanisë përmes nënkontratimeve dhe faturave fiktive për t’u tretur më pas në kontot private të atyre që qëndronin pas skemës së korrupsionit. Kapitali publikon sot ekskluzivisht një rast flagrant. Në 31 maj të vitit 2019, kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës Integrated…
Zv/drejtori i policisë Shkodër, Ardrit Hasanbegaj ka qënë tërësisht në ndikimin e biznesmenit nga Velipoja, Pëllumb Gjoka, të cilin e informonte në mënyrë dinamike për çdo gjë. Në bisedat e zhvilluara në aplikacionin “Sky”, Gjoka dhe Hasanbegaj kanë një komunikim të ngjeshur me njëri-tjetrin, duke sjellë ndërhyrje të vazhdueshme nga Gjoka tek drejtuesi i policisë. Në muajin Shkurt 2021, agjentët e anti-drogës kanë kapur në Velipojë një person me disa fara kanabisi dhe Pëllumb Gjoka, ka ndërhyrë në mënyrë që Ardrit Hasanbegaj ta ndihmonte. Por personi ishte arrestuar dhe se Hasanbegaj i thotë se nuk ishte në Shkodër, që ta…
Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme ka marrë zyrtarisht nën akuzë deputetin socialist Plarent Ndreca. Mësohet se Ndrecës i është komunikuar akuza, e cila lidhet me hetimet për tenderat e rindërtimit të komisariateve të Policisë. Në vitin 2019,Ndreca u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Në atë kohë, kjo ministri zhvilloi disa tendera për rindërtimin e komisariateve të policisë në rrethe të ndryshme të vendit. Por këto tendera u veshën me dyshime të forta për korrupsion. Çështja u soll për herë të parë në publik nga një auditim i KLSH-së, pas të…
12 persona të cilët janë ndaluar në dhjetor të vitit të shkuar për dosjen e inceneratorit janë njohur me akuzat zyrtare. Spak iu ka bërë me dije se ndaj tyre rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës e kryer në bashkëpunim.Ndërkohë vijon procedura e hetimit për 8 personat e tjerë të shpallur në kërkim të cilët akuzohën për mashtrim si dhe pastrim parash. Nis komunikimi i akuzave për 12 të ndaluarit e inceneratorit. Spak thotë se akuzon për shpërdorim detyre e kryer në bashkpunim. Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur komunikimin e akuzave zyrtare ndaj 12 personave, të cilët janë nën…
Thënia e grupit Hellbanianz se “në burgjet angleze shqiptarëve u mungojnë vetëm prostitutat”, ky element i pasjes së marrëdhënieve seksuale në burgje është përmbushur. Pas skandalit një muaj më parë kur një gardiane në burgun Wansworth të Londër, u filmua duke patur marrëdhënie seksuale me një të burgosur, është zbuluar një tjetër skandal, kësaj herë me protagonistë shqiptarët. “The Sun on Sunday” shkruan se shqiptarët në burgjet angleze arrijnë të kenë marrëdhënie seksuale me gardianet, kundrejt një pagesë prej 2.000 stërlina. Kjo është zbuluar nga një bisedë në Tik Tok e shqiptarit të dënuar me 32 vite burg për vrasje…
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e trefishtë në Memaliaj. Dyshohet se të paktën 3 autorë kanë marrë pjesë në atentatin e trefishtë ku mbeti i vrarë babai i Andrea Kalemit, kamerieri dhe një klient. Në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe xhaxhai i Andrea Kalemit, Artur Kalemi. Mësohet se autorët kanë qenë duke udhëtuar me një makinë të zezë ku nga qendra e Memaliajt kanë shkuar drejt lokalit pranë bashkisë. Sipas raportimeve njëri nga autorët ka zbitur nga makina dhe ka qëlluar me breshëri kallashi drejt shënjestrës, Shyqyri Kalemi. Plumbat kapën edhe vëllain e shënjestrës, Artur…
“Maldivet e Europës” (Ksamili) që u bënë fytyra turistike pozitive e Shqipërisë në media dhe rrjete sociale tre vitet e fundit, po bëhen edhe destinacioni më i kritikuar. Promovimi “falas” duket se mund të kthehet në bumerang për imazhin e përgjithshëm turistik, nëse nuk merret nën kontroll. Suksesi i papritur turistik i vendit në tre vitet e fundit duhet të kishte nxitur qeverinë që të kishte zgjidhur ngërçet me infrastrukturën, trafikun dhe plotësimin e ofertës turistike me Shqipërinë në të gjitha dimensionet e saj. Operatorët turistikë pranojnë se Shqipëria ofron sot raportin më të mirë cilësi/çmim, por ritmi i ngadaltë…
Një çështje penale e rregjistruar në SPAK për akuzën e korrupsionit ndaj prokurorit të Shkodrës, Astrit Halilaj, është pushuar, pasi njeriu që kishte bërë referimin e rastit korruptiv, Ardrit Hasanbegaj, ka hyrë në një marëveshje me Pëllumb Gjokën dhe një prokuror tjetër, mik i Astritit. Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka mësuar se bëhet fjalë për një material hetimor të çuar në SPAK në filim të vitit 2021, kundër prokurorit të Shkodrës Astrit Halilaj, për të cilin zv/drejtori i policisë Shkodër, Hasanbegaj, kishte relatuar informacion në SPAK, se prokurori Halilaj, i ka marë 7 mijë euro një oficeri policie…
Leonard Luzi i arrestuar në Spanjë pak ditë më parë dyshohet se po organozonte vrasjen e një shtetasi shqiptar. Por plani i tij dështoi pasi efektivët e policisë në Spanjë morën informacion duke kryer ndalimin e tij. Sipas të dhënave të siguruara nga Ora News, Luzi po qëndronte në ishullin e Ibizës e ndërsa ku punonjësit e policisë spanjolle gjatë verifikimit zbuluan se ai ishte në kërkim edhe në shtetin shqiptar. Gjatë raportit të kryer nga ministria e Brendshme Spanjolle e kanë cilësuar Leonard Luzin si anëtar i një organizate kriminale të dedikuar për kryerjen e “krimeve të rënda kundër…