Një tender për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Rilindja” në Bashkinë e Gramshit ka ngritur shqetësime për mënyrën se si është ndarë fondi i tij. Autoriteti kontraktues, Bashkia Gramsh, shpalli fitues kompaninë INERTI, e cila ofroi një vlerë prej 87,923,313 lekë të reja pa TVSH (gati 1 milion euro me TVSH). Ky rezultat përbën një shqetësim pasi disa konkurrentë në garë ofruan vlera shumë më të ulëta se fituesi. Në garë morën pjesë pesë kompani, dhe dy prej tyre ofruan çmime që ishin rreth 150 mijë euro më të ulëta se oferta e kompanisë fituese. Pavarësisht kësaj, tenderi u fitua nga…
Author: Zahiri
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në tubimin e përnatshëm në ‘Rrugën e Shpresës’, u shpreh se mosbindja civile është rruga e dinjitetit, rruga e guximit, dhe rruga e fitores për çdo qytetar. “Të dashur miq, ato flakë tmerruan organizatën kriminale të Skapit të partisë. Tmerruan mercenarët Dumani-Kraja e kompani, të cilët si shushunja majmen duke rrjepur kriminelë, vrasës me ryshfete e fjetur në dosjet e krimit. Si pengje të shpifura të Edi Ramës, sulmojnë si zagarë nga mëngjesi gjer në darkë opozitën. Në flakët në oborrin e parlamentit, ata panë ndëshkimin ligjor për krimet e tyre. Ato çfarë ishin?…
Nga Klodian Tomorri Një ditë më parë Prokuroria e Durrësit arrestoi 5 punonjës të Bashkisë Rrogozhinë për abuzime me paratë e rindërtimit. Sipas prokurorisë, punonjësit kishin vjedhur paratë duke regjistruar stallat e derrave dhe kasollet e lopëve si banesa për t’u dëmshpërblyer. Por hetimet e prokurorisë për fondet e rindërtimit në Rrogozhinë duken një shaka e madhe, pasi gropa e vërtetë e tyre është në Durrës. Të dhënat e konsultuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, pagesat e thesarit dhe sistemi i prokurimeve tregojnë se Bashkia e Durrësit prokuroi dhjetra milionë euro në shkelje të ligjit tek një grusht kompanish…
Sistemi i mbrojtjes ajrore i Izraelit ndalon raketa të lëshuara nga Irani më 1 tetor 2024. Ushtria izraelite tha më 1 tetor se Irani kishte nisur raketa në drejtim të Izraelit dhe se cak i predhave të lëshuara nga Irani janë rreth dhjetë milionë civilë në zona të ndryshme të vendit. Autoritetet në Izrael gjithashtu raportuan se sirena alarmi u lëshuan nëpër të gjithë Izraelin dhe se banorët janë udhëzuar të kërkojnë strehim të sigurt. Garda Revolucionare e Iranit tha se sulmi me raketa ndaj Izraelit ishte në përgjigje të vrasjes së kreut të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, javën e kaluar,…
Raporti i afërt me një burrë i kushtoi me arrestim një vajze 19-vjeçare në Ferizaj. E reja fillimisht kërkoi ndihmën e Policisë duke e raportuar palën tjetër, por që ia bëri gropën edhe vetes. Ajo përfundoi në pranga nën dyshimet për shantazh, ndërsa edhe burri me të cilin u fut në telashe po hetohet për një rast tjetër. Sinjali ka mësuar detajet e dramës në të cilën u përfshi 19-vjeçarja dhe një 34-vjeçar Bazuar në informacionet që ka Sinjali, palët janë takuar para dy ditësh, pas mesnate dhe kanë kaluar kohë në motel ‘Fati’ në fshatin Muhoc të Ferizajt. Gjatë…
Ish “Sofia” e fundit e Arian Çani, Xheni Brahaj prej kohësh ka zgjedhur të qëndrojë larg ekranit, edhe pse shpesh herë tërheq vëmendjen e mediave roze, duke ekspozuar format seksi në rrjetet sociale. Duke mos zgjedhur që të jetë thjesht një “vajzë e bukur ekrani”, Xheni tashmë është fokusuar në karrierën e saj si juriste, teksa shumë shpejt pritet të ndryshoj “status”, duke marrë lishencën e avokatisë. Por jo vetëm kaq, Xheni po shkëlqen edhe në karrierën e saj si aktore, që mund ta konsiderojmë si një talent të fshehur të saj. Rreth një javë më parë ka dalë në…
Pas kaosit të shkaktuar në seancën plenare të së hënës, Policia ka dorëzuar dosjen në SPAK për 23 deputetët të PD-së dhe opozitës, të cilët ishin protagonistë në kryerjen e akteve vandale. Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka akuzohet për veprat “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”. Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi akuzohet për veprën “Goditjet për shkak të detyrës”. Deputeti Bledion Nallbati akuzohet për veprën “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Deputetët e tjerë opozitarë, të akuzuar për veprën “Shkatërrimin e pronës”: Dhurata ÇupiFlamur HoxhaXhelal MziuLefter GeshtenjaAgron GjekmarkajIna ZhupaLindita MataliajDashnor SulaLuan…
Risena Xhaja është emëruar në krye të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Xhaja do të zëvendësojë në këtë post, drejtorin e komanduar pak muaj më parë, Idriz Haxhiaj. Më parë, Risena Xhaja ka mbajtur postin e zv.drejtores së Përgjithshme të Kadastrës Shqiptare dhe më vonë u caktua në krye të Kadastrës në qytetin e Durrësit. Nga drejtimi i Kadastrës së Durrësit, Risena Xhaja u largua dy vjet më parë. Më pas ajo ka mbajtur pozicionin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Financave, që nga marsi i vitit 2023 deri në gusht të vitit 2024. Gjithashtu,…
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë “disa mijëra” ushtarë shtesë në Lindjen e Mesme për të shtuar sigurinë dhe për t’u përgatitur për të mbrojtur Izraelin nëse është e nevojshme, njoftoi Pentagoni të hënën. Forcat shtesë do të përbëhen nga pjesëtarë të disa njësiteve të aeroplanëve luftarakë, tha zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh. Ky vendim vjen pas sulmeve të fundit në Liban dhe vrasjes së drejtuesit të Hezbollahut Hassan Nasrallah, një përshkallëzim i rëndësishëm i luftës në Lindjen e Mesme, kësaj radhe ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut. Trupat shtesë do të përfshijnë pjesëtarë nga njësitet e aeroplanëve luftarakë F-15E Strike Eagle,…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me situatën e krijuar ditën e sotme në Parlament, duke publikuar pamjen e djegies së karrigeve të Kuvendit në oborrin e tij. Rama ironizoi deputetët e opozitës, duke thënë se ato tregojnë “politikën mes përpjekjes për t’u ngjitur në Europën e bashkuar dhe mes zjarrvënies për t’u kthyer në gropën e shkuar”. “POLITIKA MES PËRPJEKJES PËR T’U NGJITUR NË EUROPËN E BASHKUAR dhe ZJARRVËNIES PËR T’U KTHYER NË GROPËN E SHKUAR”, shkroi Rama.