Author: Zahiri

Regjistrimi për Programin e Lotarisë Amerikane (DV-2026) hapet sot (më 2 tetor) dhe do mbyllet të martën, më 5 nëntor, 2024. Për më shumë informacion, klikoni: https://bit.ly/3PKA61Y Ju lutemi, vini re: dvprogram.state.gov është mënyra E VETME për të dorëzuar aplikimin tuaj. Sigurohuni të lexoni udhëzimet e programit dhe udhëzuesin për mashtrimet në: travel.state.gov/dv. Mos harroni: Të kesh mbaruar shkollën e mesme ose ekuivalentin e saj është një kërkesë e padiskutueshme kualifikimi.

Lexo më shumë

Tensione në sallën e gjyqit të GJKKO-së gjatë procesit për Leonard Dukën, i akuzuar për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Santiago Malko. E pranishme në seancë ka qenë edhe nëna e Santiago Malkos. Sapo ajo ka parë të arrestuarin Leonard Duka i është drejtuar këtij të fundit me fjalët: “Maskara, ma vrave djalin 25 vjeç”. Nëna e viktimës i është drejtuar trupit gjykues që ta dënojë Dukën me vdekje. Pas këtij momenti, nëna e Santigo Malkos shpërthen në lot dhe është larguar nga salla e gjyqit. Nga ana tjetër, i arrestuari Leonard Duka ka hedhur akuzat në adresë…

Lexo më shumë

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, pretendon se është shantazhuar me publikimin e fotove dhe videove intime, që thotë se janë të sajuara. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se fotot dhe videot i janë dërguar gjatë natës, një një person që i ka kërkuar një shumë prej 4 mijë eurosh, të cilën thotë se nuk e ka paguar. Për këtë shkak pamjet thuhet se do t’i shpërndahen dhe miqve të tij, ndërsa Kapllanaj thotë se do të bëjë kallëzim penal, sapo të mbërrijë në Shqipëri, pasi ndodhet jashtë vendit. POSTIMI I PLOTË NË RRJETET SOCIALE Pershendetje miq të…

Lexo më shumë

Prej ditës së djeshme, mbi 791 mijë pensionistët përfitojnë nga indeksimi me 4.1% bazuar në llogaritjen e INSTAT të indeksit mesatar vjetor të muajit gusht 2024 për mallrat e shportës. Indeksimi është detyrim ligjor i skemës së sigurimeve shoqërore. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në afro 1.7 miliardë lekë vetëm për tre muajt e vitit 2024. Synim kryesor i indeksimit është ruajtja e fuqisë blerëse të pensioneve, kundrejt rritjes së çmimeve dhe efekteve të inflacionit. Me këtë indeksim, pensionet urbane të pleqërisë rriten me afro 752 lekë, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që…

Lexo më shumë

INSTAT ka korrigjuar kontributin e aktiviteteve ekonomike në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) me rastin e rishikimit të metodologjisë së matjes së PBB-së. Korrektimi më i madh është bërë për sektorin e bujqësisë, i cili tashmë ka një kontribut më të ulët në ekonomi se më parë, gjithashtu ndërtimi do të ketë një kontribut më të lartë sipas të dhënave të reja nga INSTAT. Para rishikimit, kontributi i bujqësisë në PBB ishte rreth 18.2% në vitin 2023, ndërsa pas rishikimit ishte 16.2% po në vitin 2023. Ulja e peshës së bujqësisë në ekonomi e zvogëlon efektin negativ që ka rënia…

Lexo më shumë

Fituesi i konkursit për drejtimin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda e ka aktualisht telefonin të sekuestruar si pjesë e një hetimi të SPAK për dekonspirimin e dyshuar të një operacioni, ndërsa Ministria e Brendshme dhe Kryeministria thonë se pastërtia e figurës së tij është e verifikuar edhe nga SPAK. Mes një liste të shkurtër prej pesë kandidatësh të hënën, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha i propozoi kryeministrit Edi Rama emrin e Ilir Prodës për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Kandidatura e Prodës ndodhet mbi tavolinën e kryeministrit për t’u zyrtarizuar. Ai pritet të zëvendësojë Muhamet…

Lexo më shumë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se Irani do të vuajë për sulmin e tij e sotëm. Ai është shprehur se kanë bërë një gabim të madh dhe sipas tij, do ta paguajnë atë, shkruan Sky News. “Irani bëri një gabim të madh sonte dhe do ta paguajë. Ekziston një dorë e qëllimshme dhe vrasëse pas këtij sulmi, vjen nga Teherani”. “Ne do t’i qëndrojmë rregullit që kemi vendosur: Kushdo që na sulmon edhe ne do ta sulmojmë atë”, është shprehur kryeministri izraelit. Ai shtoi se sulmi kishte “dështuar”, pavarësisht pretendimeve nga Teherani i cili tha se rreth 90…

Lexo më shumë

Java e dytë e Champions League ka nisur me gola të shumta mbrëmjen e sotme. Arsenali mori një fitore të madhe, 2-0 në shtëpi ndaj PSG. Havertz dhe Bukayo Sako ishin autorët e golave për ekipi e Artetës, ndërkohë që parisienët nuk arritën që të reagonin në pjesën e dytë. Bayer Leverkusen i shkaktoi humbjen e dytë Milanit, duk e mundur minimalisht 1-0. Pas një pjese të parë të dominuar, por pa gola, në të dytën ekipi i Alonsos gjeti golin e vetëm me Boniface. Interi mori një sukses 4-0 në shtëpi ndaj Crvena Zvezdës, me gola të shënuar nga…

Lexo më shumë

Emisioni Fiks Fare solli mbrëmjen e sotme sesi operon rrjeti i eskortave në Shqipëri. Vajza të huaja të moshave dhe profileve të ndryshme ushtrojnë prostitucion lirisht në çdo qytet të vendit. Mjafton të hysh në një link në internet i quajtur “Shkodra escort”, aty gjen numrin e eskortave në çdo qytete, foto dhe numra sesi mund të lidhesh me to dhe pastaj t’i takosh. Po në këtë faqe janë edhe të dhënat për numrin e eskortave në çdo qytet. Në krye të listës qëndron Tirana me rreth 1200 eskorta , ndërkohë vendin e fundit e mban Korça me 1 të…

Lexo më shumë

Sot ishte një ditë kur ambasada e SHBA dhe ajo BE do të kishin bërë mirë të heshtnin se sa të reagonin për hir të reagimit. Shqetësimi i tyre për ca karrike të djegura në Kuvend, në raport me hedhjen në erë të të gjithë investimit për të ashtuquajturën drejtësi e re, i bën të duken këto përfaqësi si personazhi proverbial që krihet ndërsa Stambolli digjet. Ato vazhdojnë të flasin për dialog konstruktiv në një demokraci, që nuk dihet pse e cilësojnë funksionale, për diskutime paqësore e të tjera klishe boshe, ndërkohë që Shqipëria sot është një regjim nën diktatin…

Lexo më shumë