Pasi gostiti të gjithë oligarkët e bregdetit dhe jo vetëm, me prona shtetërore për vetëm 1 euro, tani në prag të zgjedhjeve qeveria po mendon t’i shpërblejë edhe me male. Një projektligj i ri i propozuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, i titulluar “Për shitjen e pasurive të paluajtshme shtetërore poseduesëve faktikë jopronare në zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, ka për qëllim nxitjen e investimeve në këto zona me një tarifë simbolike prej 1 euro. Drafti i ligjit synon të inkurajojë zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë në rajone që shquhen për burime natyrore dhe trashëgimi kulturore.…
Author: Zahiri
Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 për seancën e radhës plenare, ku në rendin e ditës janë ratifikimi i një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane, si dhe votimit për vakancat në KLGJ dhe KLP. Ditën e sotme hyn në fuqi vendimi i marrë nga socialistët për përjashtimin e 24 deputetëve të PD-së, ku Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledjon Nallbati do të qëndrojnë për 60 ditë jashtë aktiviteve parlamentare, 20 deputetë të tjerë janë përjashtuart me nga 40 ditë, ndërsa Edi Paloka me 10 ditë, edhe pse ai pretendon se nuk ka qenë fare aty. Dënime…
Shkruan Flamur Vezaj Në një konkurs farsë nga vlerësues politikë, me cilësi të një komisioni të shqyrtimit të “ofertave” në Ministrinë e Brendshme, vlerësuan me pikëzimin maksimal 5 “ofertat” për të uzurpuar zyrën e drejtorit të përgjithshëm të policisë! Pas vlerësimit dhe pikëzimit të tyre, tërësisht jo transparent, dosjen për 5 ofertuesit komisioni ia dorëzoi ministrit të ri, i cili, me miratimin e Kryeministrit, propozoi shokun e tij, Ilir Proda, si drejtues të Policisë së Shtetit! Kryeministri, përpara se të firmoste emrin e fituesit të “tenderit” për drejtor policie, zhvilloi një takim kokë më kokë duke i treguar se cilat…
Emocione dhe gola të shumtë dhen surpriza në mbrëmjen e sotme në Champions League. Juventus dhuron spektakël me një fitore 3-2 me përmbysje në fushën e Leipzig, edhe pse luajti për gjysmë ore me një lojtar më pak. Ekipi i Motta-s ju falë një dopietë të Vlahovic dhe një goli fantastik nga Concecaio. Në krahun tjetër për ekipin gjerman shënoi dopietë Sesko. Pas fitores me goleadë në ndeshjen e parë, Bayerni pësoi një humbje surprizuese në transfertën ndaj Aston Villas. Skuadra angleze shënoi në minutën e 79-të me Duran. Lille shkaktoi surprizën e mbrëmjes pasi mori një fitore minimale ndaj…
Emisoni Plug zbardh detaje të reja nga aferat e qeverisë me trojet publike për të favorizuar biznesmenin Armand Lilo. Jo vetëm Erion Veliaj dhe Fatmir Xhafaj, por edhe vetë kryeministri Edi Rama është i përfshirë në këtë skandal. Në vitin 2022 Edi Rama denoncoi 7 kate pa leje të kullës Eye Of Tirana të Armand Lilos, që sipas tij nuk ishin parë nga askush. Por Plug ka zbardhur se vetë Edi Rama firmosi në vitin 2017 lejen e ndërtimit të Eye of Tirana, duke përfshirë në të edhe truallin ku gjendet Dhoma e Tregtisë, e cila ishte pronë shtetërore dhe…
Presidenti Turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Tiranën javën e ardhshme. Vizita e Erdogan në Shqipëri do të jetë një ditore dhe më pas lideri Turk do të udhëtojë drejt Serbisë. Burime për mediat mësojnë se vizita është parashikuar të zhvillohet më datë 10 tetor, ndërsa një ditë më pas lideri turk do të ndalet në Beograd. Po ashtu bëhet me dije se për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, ku Izraeli ka nisur një inkursion tokësor në Liban dhe një sulm me raketa nga Irani ndodhi mbrëmjen e djeshme, agjenda e Erdogan mund të ketë ndryshime të minutave…
Këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave me firmë të Ramës është emëruar drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve të Shqipërisë. Në këtë pozicion është emëruar Ilir Binaj, i cili zëvendëson Elidjana Çelajn e cila ishte e komanduar pas dorëheqjes së Ceno Klosit. Vendimi: Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 2 Tetor 2024: V E N D I M PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,…
Gazment Bardhi ka reguar pasi Sekretariati i Etikës e përjashtoi me 60 ditë nga Kuvendi pas kaosit që u krijua në seancën e fundit parlamentare. “Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova”, është shprehur Bardhi përmes një reagimi në “X”. Kreu i grupit parlamentar të PD-së thotë se përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama. Ndër të tjera ai ka paralajmëruar që opozita do të vijojë aksionin, ndërsa i drejtohet kryeministrit duke i thënë “përballë do na…
“Në momentin që “Vëllezërit Hysa” sh.p.k, vendosën të mos marrin pjesë vetë si shoqëri në tenderin e rrugës “Kardhiq – Delvinë loti 7-të”, më tha Agroni, çdo dokumentacion që kemi marrë tek “IRCOP spa” dhe që do të sjellë “IRCOP spa, dega Itali”, do ja kalosh shtetasit Elton Musta, i cili do të marri pjesë….”. Ish-ekonomistja e kompanisë “Vëllezërit Hysa”, shtetasja J.M. i është përgjigjur në këtë mënyrë pyetjeve të agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilit zhvilluan paraprakisht për llogari të SPAK-ut hetimet për abuzimin në tenderin 23 milionë euro të ndërtimit të rrugës “Kardhiq-Delvinë, Loti 7”. Pak…
Momente dramatike mbrëmjen e së martës në ndeshjen e Kampionatit në Angli mes Uest Bromuiç dhe Midëllsbrou, pasi një nga gjyqtarët e sfidës u ndje keq. Arbitri i katërt zuri vendin e tij dhe trupa e gjyqtarëve u kompletua me një pjesëtar të publikut, i cili rastësisht ishte edhe gjyqtar. Ndihmësgjyqtari Rob Smith u dërgua në spital, pasi u nxorr me barelë nga fusha. Mjekët e pranishëm nxituan menjëherë drejt arbitrit, të cilit i ra të fiktë në vijën anësore, ndërsa në tribuna tifozët pritën me frikë. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e arbitrit. Ndeshja rifilloi rreth tetë minuta më…