Author: Zahiri

Kryetari i Lëvizjes BASHKË, Arlind Qori në një intervistë dhënë në studion e lajmeve në “Ora News” komentoi atë që pritet të ndodhë sërish me çmimin e bukës së shqiptarëve, i cili pritet të rritet me afro 15 për qind, kjo si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës. Për Qorin, pas 1 nëntorit kur të rritet çmimi i bukës, shtrenjtimi i bukës do të jetë më i lartë se indeksimi i fundit i qeverisë për pagat e pensioneve për të moshuarit. Qori u shpreh se pensionistët mbahen nga familjarët e tyre, pasi nuk i…

Lexo më shumë

Mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë në spital Enea Themollari, i cili u plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan. Enea Themollari, ishte vetëm 26-vjeç, ku që prej datës 14 korrik ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. Ai mbeti aksidentalisht i plagosur nga shpërthimi i një sasie tritoli që u vendos në mesnatë, në hyrjen e apartamentit të fqinjit në pallatin ku ai jetonte. Objekt i atentatit ishin dy motrat Nikolli që jetonin me qera në lagjen “Haxhias”. Tritoli ishte vendosur në koridorin e katit të 4-t të pallatit në…

Lexo më shumë

Ora ditore në Evropë do të përfundojë të dielën, më 31 tetor. Në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ora do të ndryshojë të dielën e parë të nëntorit. Shumica e vendeve nuk respektojnë ndryshimin e orës që ndodh në pranverë dhe vjeshtë. Në fakt, vetëm rreth një e treta e vendeve të botës praktikojnë kohën e kursimit të ditës. Thirrjet për t’i dhënë fund ndryshimit të orës. Shumë shkencëtarë po bëjnë thirrje për përfundimin e ndryshimit të orës, duke përmendur ndikimet negative në shëndet dhe ekonomi. Në fakt, përfundimi i ndryshimit të orës sezonale deri në vitin 2026 është një…

Lexo më shumë

Kompania Gener 2 e Bashkim Ulajt do të rrëmbejë Ranën e Hedhun Kompania Gener 2 e Bashkim Ulajt do të rrëmbejë Ranën e Hedhun ku do të ndërtojë një fshat turistik me vila dhe hotele luksoze. Fshati turistik konkretisht do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër. Një projekt i dorëzuar pranë institucioneve që kërkon lejen për këtë projekt parashtron atë se çfarë përfaqëson projekti i pagëzuar si “Blue Borgo”, shkruan Monitor. Prona ku do të zhvillohet “Resorti Turistik Blue-Borgo” ka sipërfaqe prej 147.2 hektarësh. “Masterplani i propozuar është projektuar që të jetë me densitet të ulët dhe të përqendruar në…

Lexo më shumë

Kreu i qeverisë Edi Rama është paraqitur këtë të enjte në ambientet e QSUT, ku raportohet se i është nënshtruar një operacioni në hernie, një problem që kryeministri e ka raportuar edhe më herët. Mësohet se Rama po operohet nga doktori Arben Gjata, teksa disa kohë më parë kreu i qeverisë iu nënshtrua një tjetër operacioni për heqjen e apendicitit. Hernie inguinale njihet në gjuhën popullore si dhjamthi. Operacioni ka shkuar mirë, dhe kryeministri është në gjendje të mirë shëndetësore, bëjnë të ditur burime nga QSUT. Zyra e Kryeministrisë tha se Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset…

Lexo më shumë

Një hetim, megjithëse i përciptë i zhvilluar gjatë këtij viti në Spitalin Onkologjik në Tiranë, zbuloi abuzime, si të stafit mjekësor, por sidomos në menaxhimin dhe pajisjen me pajisje mjekësore e medikamente. Nga ana tjetër, shumë denoncime publike të qytetarëve që i zë halli të përballen me Onkologjikun, tregojnë për histori të dhimbshme njerëzore, që përballen me mungesa të theksuara ilaçesh, si edhe faturat e majme që duhet të paguajnë “nën dorë” për të marrë shërbimin. Të gjitha këto situata ndodhin ditën për diell. Por, për qeverinë, për Ministrinë e Shëndetësisë dhe strukturave të tjera mbikqyrëse, anashkalohen vetëm me propagandë.…

Lexo më shumë

Nga Basir Çollaku Në fillim ishin qiramarrës. Tani aksionerët kontrollues. Ndrangheta Sacra Corona Sinaloa Janë disa nga subjektet ndërkombëtare me zyra poblike në Tiranë, me ndikim urdhërues në qeveri drejtësi, parlament. Ata janë prodhuesit e MazhoRamës. KM një zyrtar i bindur i tyre. Një çirak plak i kapur familjarisht. Zinxhirë për të lidhur dyert, gardistë militantë të dhunshëm, dhunë ekstreme për të mbrojtur skenën e krimit qeveritar. Aty ku finalizohen plaçkitje miliarda euro të parasë e pronës publike, ku mbrohen të pandehurit majtistë të mos përballen me atë medemek drejtësi të mbetur qosheve. Kjo është oferta “Rama” 24 deputetë të opozitës…

Lexo më shumë

Deputetët e opozitës kanë tentuar të ndalojnë deputetët socialistë të hyjnë në Kuvend, pasi atyre vetë iu është ndaluar hyrja. Deputeti Flamur Noka është përplasur me deputetin e PS-së Frrok Gjini, i cili ka thënë se gjallë a vdekur do hyjë në parlament. “Nuk ka bir k*** që më ndalon të hyj në Parlament”, tha Gjini. Përplasja Flamur Noka: Ik Frrok, hajde tani, ik! Frrok Gjini: Mos më prek më dorë! Flamur Noka: Ik Frrok, nuk hyn. Frrok Gjini: Ore s’më prek kush më dorë mua. S’ka bir k**ve që më ndalon të hyj në Parlament. Flamur Noka: Frrok hajde…

Lexo më shumë

Deputetët e Partisë Demokratike kanë shkuar më herët për t’u futur sot në Kuvend, por Garda e Republikës, e bërë “gardh” në hyrje të godinës nuk i ka lejuar që të futen brenda. Ndërkohë, hyrjes në krahun tjetër të Kuvendit, socialistët i kanë vënë derës një zinxhir të trashë hekuri dhe një dryn, që të mos lejojnë të hyjnë kolegët e tyre demokratë. Pasi shkoi në hyrje të Kuvendit, Gazment Bardhi iu drejtua efektivëve të Gardës me fjalët: “Hape pak rrugën, çfarë ka ndodhur?!” Arsyeja pse nuk lejohen socialistë është për shkak të vendimit të marrë nga socialistët për përjashtimin…

Lexo më shumë

Pasi gostiti të gjithë oligarkët e bregdetit dhe jo vetëm, me prona shtetërore për vetëm 1 euro, tani në prag të zgjedhjeve qeveria po mendon t’i shpërblejë edhe me male. Një projektligj i ri i propozuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, i titulluar “Për shitjen e pasurive të paluajtshme shtetërore poseduesëve faktikë jopronare në zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, ka për qëllim nxitjen e investimeve në këto zona me një tarifë simbolike prej 1 euro. Drafti i ligjit synon të inkurajojë zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë në rajone që shquhen për burime natyrore dhe trashëgimi kulturore.…

Lexo më shumë