Author: Zahiri

Një protestues ka pësuar djegie të rënda nga molotovi i hedhur në protestën e sotme të Partisë Demokratike. Protestuesi ka marrë djegie të rënda në pjesën e krahut, dhe është dërguar me urgjencë në spital. Ai është babai i aktores shqiptare Juli Emiri. Sipas protestuesve që ndodheshin aty, ai është plagosur pasi është hedhur një molotov, dhe një efektiv i policisë e ka marrë dhe ua ka hedhur sërish protestuesve. Nuk mund të thuhet se sa e vërtetë është kjo, megjithatë pamjet tregojnë lëndimin e rëndë të tij.

Lexo më shumë

Nis me përplasje protesta e opozitës te Kryemininistria. Ishin fillimisht deputetët e PD të cilët u përplasën fizikisht me uniformat blu që përbënin koordonin te selia qevetaritare. Protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe bomba molotov drejt Kryeministrisë. Ndërsa policia është përgjigjur me spraj lotsjellës. Zhvillimet minutë pas minute nga protesta Ora 19.07 Molotovi djeg pemën te KryeministriaMenjëherë sa nisi protesta përpara kryeministrisë, protestuesit hodhën molotov drejt godinës qeveritare. Një prej tyre shkoi edhe tek pema përpara gardhit të kryeministrisë e cila mori flakë. Ora 19.00 Deputetët e PD në ballë të përplasjes me policinë te Kryeministria Ora 18.58 Nisin përplasjet te…

Lexo më shumë

Kushdo që mendon se autoritetet shqiptare nuk e luftojnë kontrabandën e naftës, e ka gabim. Por, natyrisht, nuk luftohet kontrabanda me mijëra ton lëndë djegëse, për të cilat ka akuza të forta publike dhe që kanë “mbyllur” gojën e Drejtorisë së Doganave të Drejtuar nga Gent Gazheli e Shoqatës së Hidrokarbureve, të udhëhequr nga Luigj Aliaj. Institucionet ligjzbatuese reagojnë me forcën më të ashpër të ligjit për “fakirët”, të cilët guxojnë të fusin në vendin tonë 50 litra karburant, të blerë më lirë në vendet fqinje. Këtë “forcë ligjore” e ka pësuar në kurrizin e tij 55-vjeçari Gëzim B., nga…

Lexo më shumë

Nga Flamur Vezaj Enea Thomollari, i riu që u plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e komshinjve të tij, ndërroi jetë pas tre muajsh nëpër dyert e spitaleve. Në Shqipëri, fatkeqësisht, të vrasin për një karikues telefoni, për një gërvishtje makine, për një fyerje ose shikim të shtrembër, e lëre më për gardhin, tokën, pazaret e bizneset. Por tani të vrasin edhe sepse ke komshi dikë me probleme ose që është shënjestër e atentatit! Fatkeqësisht, nuk është i pari në llojin e tij, por është i pari në historinë e drejtësisë së vjetër e të re, ku vritet një…

Lexo më shumë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka analizuar dështimin e Komisionit Xhafaj, i cili është kritikuar për shkak të refuzimit të pjesëmarrjes nga shumë institucione të drejtësisë. I ftuar në Euronews Albania, Karamuço theksoi se ky komision, i cili fokusohet në reformën në drejtësi, ka për qëllim të sjellë një verdikt final që do të ndikojë në ndryshime të rëndësishme në Kushtetutën e Republikës. Sipas tij, ndërhyrja në Kushtetutë do të prekë disa institucione kyçe, përfshirë Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH), gjykatat në tërësi dhe Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë. Karamuço nënvizoi se i vetmi institucion që do të përjashtohet…

Lexo më shumë

Kryetari i Bashkisë së Burrelit, Agron Malaj, u paraqit sot në SPAK për të dëshmuar lidhur një dosje që ka marrë spunto nga Juristja, Ardiana Kalaja, e cila në vitin 2023, iu drejtua Prokurorisë së Posaçme me dy kallëzime respektive kundër Malaj, vëllait të tij, Fatos Malaj dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Ai ishte thirrur nga prokurorja Enkelejda Millonai, e cila po kryen hetime për procedimin Nr.152 të regjistruar në SPAK në vitin 2024 dhe për dosjen Nr.273 të regjistruar në vitin 2023. Nuk dihet me saktësi se çfarë ka dëshmuar Malaj në SPAK, por kjo ishte vizita e…

Lexo më shumë

Kryetari i Bashkisë së Burrelit, ish-gardisti Agron Malaj është paraqitur mëngjesin e kësaj të premte në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se ai ndodhet në godinën e SPAK prej më shumë se 1 ore, teksa ende nuk dihet se për cilat dosje po merret në pyetje nga agjentët e BKH-së. Për Agron Malaj dhe vëllain e tij Fatos Malaj, ka një kallëzim në SPAK nga Edmond Miza, banor i fshatit Madhesh i Bashkisë së Matit. Ai pretendon se kryebashkiaku i Matit ka favorizuar vëllain e tij për ndërtimin e një HEC-i, duke shpërdoruar detyrën dhe duke favorizuar kundër ligjit familjarët e…

Lexo më shumë

Justin Litovsky, sa ishte 6 vjeçar ka marrë pjesë në festat e Sean ‘Diddy’ Combs’. Ai sot është 30 vjeç dhe ka rrëfyer se çka pa në atë festë. Ai pa femra të zhveshura njohu aromën e barit dhe pozoi për një foto me manjatin famëkeq. Litovsky thotë se në një fundjavë kanë marrë pjesë në një festë të tij dhe aty së bashku me prindërit zbuluan aty se Festat e Bardha të Sean “Diddy” Combs në Hamptons nuk ishin miqësore me familje. “Mbaj mend shumë barëra të këqija dhe një tufë femrash të zhveshura në pishinë dhe rreth pishinës.…

Lexo më shumë

Një dëshmi e Irfan Azizit, e marrë nga SPAK-u në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër, ka hedhur dritë mbi detaje të reja se si Talo Çela, i ka shpëtuar ndjekjes së policisë së Fierit, gjatë përplasjes me armë në ngjarjen e tentativës së grabitjes së banesës të kambistit Minella Muçi në Fier. Sipas rrëfimit të Azizit, në mesnatën e asaj ngjarje është takuar me Talo Çelën në Fier Shegan dhe në një xhep rruge, ai ka ndërruar makinat me Talo Çelën. Azizi, i ka dhënë Talos makinën e tij “Volvo” me të cilën janë larguar autorët, ndërsa nga Talo…

Lexo më shumë

Mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion, është regjistruar një moment interesant. Fillimisht ka qenë kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ai i cili ka hedhur akuza drejt kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, se kjo e fundit takohej me Pëllumb Gjokën, personazh i krimit të organizuar, gjatë kohë që ishte drejtuese politike në Shkodër. Nisur nga kjo situatë, gazetari Blendi Fevziu, i ka kërkuar stafit që të marrin një reagim nga vetë Spiropali në lidhje me këto akuza, por duket se përgjigjia e saj, nuk ka qenë aspak ajo që do të dëshironte Fevziu. Spiropali, nuk ka pranuar që…

Lexo më shumë