Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni i Policisë së Shtetit i koduar “Botulinum toxin”, për goditjen e rasteve të kontrabandimit dhe tregtimit të kundërligjshëm të produktit mjekësor “Botulinum toxin”, i njohur si “Botox”, nga klinikat estetike. Pas kontrolleve të autorizuara nga Gjykata e Tiranës, uniformat blu kanë gjetur në paligjshmëri 30 klinika estetike. Sipas burimeve zyrtare, nga verifikimet ka rezultuar se administratorët e këtyre 30 kilinikave estetike nuk deklaronin në organet tatimore, të ardhurat që përfitonin nga injektimi i produktit “Botulinum toxin”, te pacientët, pasi produkti dyshohet se është i kundërligjshëm dhe i kontrabanduar. Për këtë veprimtari të paligjshme,…
Author: Zahiri
Ambicia e Kryeministrit për ta bërë anëtar të BE-së vendin e tij deri në 2030, ai shpjegoi dhe njëherë pas konferencës ndërqeveritare se është një plan i realizueshëm brenda 5 viteve të ardhshme, kur ai me bindje thotë se do të kurorëzojë mandatin e 4 qeverisës të socialistëve. “Plani nuk është një plan se kemi ne dëshirë të kemi një plan. Është një plan i përpunuar dhe i dakordësuar me komisionin duke menduar që brenda mandatit të katërt puna të jetë përmbyllur dhe Shqipëria të konsiderohet një vend me detyra të kryera.” Shqipëria i hapi negociatat e anëtarësimit njëkohësisht me…
Gazetari i kronikës, Trashgim Sokolaj thotë se ish kreu i Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka, i arrestuar me urdhër të SPAK si i përfshirë në çështjen “Toyota Yaris”, merrte nga 15 deri në 50 mijë euro ryshfet për të manipuluar shortin e masave të sigurimit të personave të arrestuar I ftuar në emisionin “360 gradë”, ai theksoi se në dosje përmenden edhe dy anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që ish-kryeprokurori i Vlorës iu paguante jahte, hotele dhe apartamente. “Ky prokurori i Vlorës është arrestuar nga SPAK si person që ka marrë shuma monetare për të manipuluar shortin e…
Këngëtarja shqiptare Baby G është bërë pjesë e platformës për të rritur “OnlyFans”, ku publikohen foto dhe video +18 dhe abonentët mund t’i shikojnë vetëm nëpërmjet pagesës. Lajmi u dha vetë nga këngëtarja , Baby G e cila zbuloi se do të pjesë platformës për të rritur. “S’mund ta besoj as vetë. Po, e dëgjuat këtu së pari, Baby G hap OnlyFans, qartë e pastër. Besnikët e mi të anëtarësohen dhe le të përditësohemi së bashku”, shkroi ajo. Baby G njihet për imazhet e saj provokuese dhe hot të cilat i ndan me ndjekësit në rrjetet sociale, ku nuk lë vend…
Në shumë media të kapura nga pushteti flitet për propagandë nga mëngjesi deri në darkë. Por edhe nga vetë Kryeministri dhe kupola e tij e Rilindjes flitet vetëm për mirëqënie, zhvillim ekonomik e një ekonomi që është rilindur dhe njeh vetëm rritje në të gjitha dimesionet, ku pensionet dhe rrogat rriten dhe kanë shkuar në nivelet e Bashkimit Europian. Kjo në fakt është një farsë e qelbur dhe propagandë boshe nëse kthen sytë dhe shikon realitetin në sy të qytetarëve të thjeshtë, shikon veç mjerim. Më therëse, fyese dhe tallëse është kur Rilindja premton dhe propagandon për rritje pensionesh e…
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar mbrëmjen e sotme në Ballsh, ku Policia e Mallakastrës arrestoi tre persona, Elis Pashaj, 28 vjeç, dhe Juli Pashaj, 26 vjeç, si dhe fqinjin e tyre Agur Beqiraj, 76 vjeç. Ky i fundit u arrestua pasi akuzohet për plagosjen me thikë të vëllezërve Pashaj, teksa mbi të rëndon akuza për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë. Ndërsa, dy vëllezërit u arrestuan, pasi mashtruan Policinë për të fshehur ngjarjen, duke deklaruar se ishin plagosur duke u konfliktuar me njëri-tjetrin. Mësohet se ata kanë plagë thike në kokë dhe në këmbë, teksa mbi…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një fjalim të mbajtur në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’, iu drejtua me tone të ashpra qeverisë së Edi Ramës për dëmtimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Sipas Berishës, që nga viti 2014, numri i studentëve në universitetet e vendit ka rënë me 74 mijë. Berisha tha se, Rama ka mbyllur universitete publike dhe dyfishuar tarifat e studimeve, duke bërë që studentët shqiptarë të paguanin disa nga tarifat më të larta në Evropë, veçanërisht në raport me të ardhurat e tyre. Kryedemokrati theksoi se kjo politikë ka kontribuar në largimin e…
Kompania mafioze hungareze- ruse “ONE Albania”, kryen shërbimin telefonik fiks, shërbimin celular dhe shërbimin e internetit, për shumicën e institucioneve shtetërore, konkretisht Kuvendit, Kryeministrisë, Presidencës, ministrive, por dhe të shërbimeve të sigurisë kombëtare si Policia, Interpol-Tirana, SHISH, Banka e Shtetit e dhe institucioneve të Drejtësisë. Shteti Shqiptar e di dhe ka informacione nga agjencitë partnere të SHBA-BE, se pronari i “ONE Albania”, Gellért Zoltán Jászai, është i skeduar si pjesë e mafies oligarkike hungareze, të lidhur me mafien oligarkike ruse që komandohet nga Vladimir Putin. Lidhjet e krerëve të pushtetit të Shqipërisë me këtë grup mafioz, përveç faktit, se i…
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar thirrjen në SPAK të Jugis Çyrbjas, i cili për këtë shkak dorëzoi dhe mandatit e deputetit. Në emisionin ‘Kjo Javë’, Hoxha tha se me rastin e ish-deputetit socialist kemi të bëjmë me një implikim më të madh sesa shpërdorimi i detyrës. Ai gjithashtu ka treguar dhe një rast, ku tha se në kohën kur drejtonte Hipotekën, një grup të fuqishmish nga Tirana i kanë shkuar te banesa e tij në Shijak, me 4 makina të blinduara. “Ne kemi të bëjmë me shpërdorim detyre. Duhet të presim një implikim më të madh se sa shpërdorimi i…