Nga Arlind Qorri Arrestimi i Ilir Metës ka gëzuar shumë njerëz. Edhe mua, dora në zemër, që ende e mbaj mend kur Fatos Nanoja (edhe ky kandidat i harruar për të dhënë llogari për korrupsion) i rendiste bëmat në fillim të viteve 2000. Sidoqoftë, pavarësisht perceptimit popullor dhe jopopullaritetit të Metës, drejtësia në Shqipëri është ende e mangët sa kohë Erion Veliaj dhe Edi Rama, keqbërës të korruptuar njëlloj si Meta dhe Berisha, mbeten të lirë e të pushtetshëm. Çdo ditë që Ramës dhe Veliajt i vonon thirrja në SPAK për çështjet e inceneratorëve dhe pastrimin e parave me kulla…
Author: Zahiri
Nga pamjet e arrestimit, duket se automjetin me të cilin po udhëtonte Meta e kanë rrethuar agjentët, e veshur me kapuça dhe të armatosur. Meta u arrestua me urdhër të SPAK nga agjentët e BKH teksa po lëvizte me makinë në afërsi të “Casa Italia” në kryeqytet. Kreu i PL kishte njoftuar në konferencë në 13:40. Ai është vënë në pranga me urdhër të tre prokurorëve, Sotir Kllapi, Arben Kraja e Altin Dumani për hetimet e CEZ DIA, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Kujtojmë se Meta ka qenë disa herë në SPAK ku është pyetur për llogari të një hetimi në…
Këtë të hënë, me urdhër të SPAK-ut, është arrestuar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Kreu i PL-së është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme, për t’u marrë në pyetje për çështjen CEZ-DIA. Ilir Meta, ka shërbyer si President i Shqipërisë nga 24 korriku 2017 deri më 24 korrik 2022. Më parë ai shërbeu si Kryeministër nga 1999 në 2002. Ai ishte Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë nga 2013 në 2017. Meta gjithashtu mbajti poste si Zëvendës Kryeministër, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë. Para kësaj, ai mbajti Kryesinë e Komisionit…
Në një njoftim të shkurtër për shtyp, SPAK bëri të ditur se ka urdhëruar arrestimin e Jurgis Çyrbja, ish-drejtor hipoteke dhe deputet për Partinë Socialiste, për pothuajse dy mandate nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, përkrahje krimi dhe nxjerrje e sekretit shtetëror. Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, u arrestua të dielën në Durrës, pak ditë pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, të cilin e mbante që nga viti 2017. Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, bëri të ditur në një njoftim të shkurtër se urdhërarresti është lëshuar nën akuzat ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje’, parashikuar nga…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimi ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Ish-deputeti dyshohet se ishte përdorues i aplikacionit SKY dhe se bashkëpunoi me personazhe të një grupi kriminal në Durrës. Pas një hetimi të gjatë dhe nga përgjigjet e autoriteteve franceze u zbulua se gjatë kohës që ishte deputet, ai ishte përdorues i aplikacionit Sky dhe se ka të dhëna sekrete se ka bashkëpunuar me personazhe të një grupi kriminal në Durrës. Bashkë me të ka rënë dje në pranga edhe një bashkëpunëtor i tij shtetasi Ahmet Masha, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Burime nga…
Reperi i njohur shqiptar, Stresi prej muajsh është në kërkim nga Policia e Kosovës pasi ishte i përfshirë në sherrin famëkeq të ndodhur në Pejë me tiktoker-in Med Iseni. Mirëpo përtej problemeve ligjore, Stresi u ka zhvilluar një intervistë teksa ka folur edhe për raportin me Noizy-n, emri i të cilit gjithashtu është lakuar në këtë sherr. Ai e bëri të qartë se pavarësisht çfarë të dy servirin në rrjetet sociale, kanë raporte të ngushta me njëri-tjetrin që bazohen në respekt të mirësjellë. “Ndryshe njerëzit kanë reaguar 22 vjeç, ndryshe tani që jemi 38. Është krejt dekadë dhe epokë tjetër…
Ditën e sotme, Policia e Tiranës bëri me dije se ka arrestuar një 49-vjeçar, me akuzën e kundërshtimit me forcë të një punonjësi Policie gjatë ushtrimit të detyrës. Mësohet se bëhet fjalë për Elidon Kotorrin, një emër i njohur i botës së krimit, i dënuar për tre vrasje dhe plagosje, e njëkohësisht subjekt i OFL-së. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Elidon Kotorri, 49-vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kundërshtuar me forcë një punonjës Policie gjatë ushtrimit të detyrës”,njoftoi policia. Kotorri u prangos pasi mbrëmjen e djeshme, ka kundërshtuar me forcë…
Në gusht çifti i famshëm Jennifer Lopez dhe Ben Affleck vendosën të ndaheshin. Edhe pse ende nuk e kanë finalizuar divorcin, të dy tashmë po planifikojnë jetën e tyre veçmas.Së fundmi, J.Lo ka zbuluar arsyet pse vendosi t’i japë fund një martese që shumë menduan se do të zgjaste me dekada. Lopez rrëfeu se lidhja përfundoi pas publikimit të dokumentarit të saj, “The Greatest Love Story Never Told”, i cili u shfaq premierë në shkurt 2024. Pavarësisht shpresës se çifti do të kishte një fund përrallor, aq më tepër që ata ishin martuar, gjërat nuk shkuan kështu. Në një bisedë…
Nëse doni të mësoni për krimin e organizuar në Nju Jork, duhet të dini për Pesë Familjet. Këto organizata të fuqishme italo-amerikane ishin në qendër të krimit të organizuar në qytet për disa dekada, duke përfshirë periudhën e njohur si Epoka e Artë e Mafias. Në këtë artikull, shikojmë se si familjet morën fuqi dhe si autoritetet i frenuan aktivitetet e tyre. Origjina e Pesë Familjeve. Mafia në Nju Jork i ka rrënjët te mafia siçiliane (Cosa Nostra) dhe vala e migrimit italian në SHBA në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të. Megjithatë, historia e…
Një trupë e thjeshtë gjyqësore emigracioni në Romë konstatoi se zbatimi i Paktit Rama-Meloni për depozitimin në Shqipëri të emigrantëve nga vendet e treta që kanë si synim Italinë, është në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe me marrëveshjet ndërkombëtare mbi emigracionin. Këtë të Premte, një treshe gjyqtarësh në kryeqytetin italian vendosën se 12 emigrantët e parë të “depozituar” në Gjadër më herët gjatë kësaj jave, duhet të transferohen menjëherë në Itali, ku do të ndjekin procedurat rutinore për azil-kërkim. Ky vendim ishte një goditje e fortë për paktin e shumë-debatuar, të nënshkruar mes kryeministrit shqiptar,…