Author: Zahiri

Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj, është përplasur me komentuesit në rrjetet e tij sociale pasi si duket një prej tyre nuk i ka pëlqyer aspak. Një qytetar i komenton duke i thënë se si do ta zgjidhë çështjen me SPAK dhe sa milion euro i ka paguar Altin Dumanit. Kryebashkiaku socialist e ka ofenduar dhe kërcënuar komentuesin se këto që i shkruan, do ia thotë edhe në sy. Kështu Malaj e ka paralajmëruar qytetarin se do e takojë së shpejti për tu hakmarrë ndaj komentit të tij. “Ti na trego o hajdut si do ta mbyllësh çështjen me…

Lexo më shumë

Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya konfirmoi se shpërthimi i dëgjuar jashtë ambienteve të kompanisë ajrore, ishte një sulm terrorist Turqia është tronditur mesditën e sotme nga një sulm terrorist. Mediat turke raportojnë se një shpërthim i ndjekur nga të shtëna me armë është dëgjuar në ambientet e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes, (TAI) në kryeqytetin Ankara të mërkurën pasdite. Raportet e pakonfirmuara thanë se mund të ketë qenë një sulmues kamikaz. Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya konfirmoi se shpërthimi i dëgjuar jashtë ambienteve ishte një sulm terrorist. “Një sulm terrorist u krye kundër objekteve të Industrisë Ajrore Turke…

Lexo më shumë

Nga Armand Shkullaku Eksperimenti euro- atlantik, se në një vend ku të gjitha pushtetet i kontrollon një njeri i vetëm, mund të ndërtohen institucione të pavarura, ashtu siç pritej, dështoi me sukses. Ndonëse historia politike nuk njeh ndonjë rast ku regjimet autokratike të bashkëjetojnë me segmente të lira dhe demokratike, shqiptarëve iu rrëfye përralla se diçka e tillë mund të bëhej realitet nëse mbështetej nga partnerët strategjikë. Pastaj përralla u shndërrua në një iluzion, ku “heronjtë e rinj të fëmijëve tanë” do të ndesheshin dhëmbë për dhëmbë me krimin dhe korrupsionin dhe, më në fund, shqiptarët do të jetonin të…

Lexo më shumë

Gjyqtari i posaçëm Erion Çela ka lënë në fuqi masat e sigurisë të kërkuara nga SPAK, për Ilir Metën, ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi, ish-drejtorin e AKEP zotin Piro Xhixho dhe shtetasen E.Ç. Seanca gjyqësore me përfaqësues të akuzës prokurorët Sotir Kllapi, Altin Dumani dhe Arben Kraja ka nisur prej orës 09:30 të mëngjesit, por është ndërprerë për tre orë, për shkak se të akuzuarit kanë kërkuar që të njihen me dosjen. Në orën 13:30, seanca ka rinisur duke përfunduar më tej në orën 17:00. Çela vendosi lënien në fuqi të masës “arrest me burg” për Ilir Metën, “detyrim paraqitje” për Monika…

Lexo më shumë

Nga Basir Çollaku Në vendimin e Gjykatës së Posaçme për marrjen e masave të sigurisë arrest me burg për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deputeten Monika Kryemadhi, shfaqet jo pak herë në tekst e kontekst Edi Rama. Por gjithnjë gjendet një por, ai POR në frikën e prokurorëve, për të mos shkuar atje ku gjendet emri Kryeministrit. Në faqen 43 të vendimit, paragrafi i fundit ndër të tjera thuhet, “.. Në datën 11 tetor 2014, Monika Kryemadhi i shkruan Adrian Shatkut, se kishte takuar Ramën dhe ai i kishte thënë që ta bënin urgjentisht, por nga mesazhet nuk…

Lexo më shumë

Kryeministri Edi Rama dekalaroi sot se informaliteti i pagave është një armik i pensioneve dhe pensionistëve. Në fjalën gjatë takimit me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit, Rama theksoi se “sot është dita e tretë e diskutimeve publike lidhur me temën e pensioneve diskutime të cilat synojnë një informim të hapur të plotë dhe të detajuar të pasqyrës mbi pasqyrën e pensioneve për të gjithë pensionistët në radhë të parë dhe për gjithë shoqërinë për të kuptuar se cila është përmbajtja komplekse e kësaj pjese të administrimit të të ardhurave që ne krijojmë dhe cila është…

Lexo më shumë

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka folur sërish pas daljes nga GJKKO për akuzat ndaj saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta. Ajo akuzoi prokurorët dhe e cilësoi drejtësi të inkriminuar.Kryemadhi foli për provokim nga drejtësia, pasi ishte vendosur në një sallë gjyqi me ish-bashkëshortin pavarësisht se janë të ndarë. “Sot kam kuptuar që veglat njëpërdorimëshe të Edi Ramës dhe të grupit të strukturuar kriminal që nga inceneratorët, 5D, koncesionet, ne sot i pamë në fytyrat e tyre të veshura me togat e zeza. Prandaj nuk ka më asnjë shpresë për një sistem drejtësie të kapur, të inkriminuar. Sot kanë…

Lexo më shumë

Një 59-vjeçare tentoi të vetëflijohet duke i vënë zjarrin vetes ditën e sotme para godinës së Bashkisë së Durrësit. Fatmirësisht disa kalimtarë të rastit ndërhynë menjëherë dhe shuan flakët, duke i shpëtuar jetën. Por megjithatë, e moshuara nuk shpëtoi pa pasur disa plagë djegieje në këmbë. E ulur në një nga stolat e sheshit, me zërin që i dridhej, e moshuara se kishte vendosur që t’i jepte fund jetës për shkak se kishte probleme ekonomike dhe se fëmijët e kishin braktisur. Nga reanimacioni, ajo tregoi arsyen e vërtetë se përse kishte tentuar që t’i jepte fund jetës. E moshuara zbulon…

Lexo më shumë

Biznesmeni Gentian Sula i dha para cash nënës së Monika Kryemadhit për të paguar kreditë, theksohet në dosjen e SPAK. Sipas dosjes, shtetësja Fatime Kryemadhi e ka financuar shlyerjen e kredisë që ka marrë prej 335,000 euro nga para të derdhura cash në vlerën 246.000 USD dhe para të tjera burimi i të cilave nuk është ai i cili është kompania Agi Kons e deklaruar nga Fatimja, dhe si rrjedhim dyshohet se janë para te fituara në mënyrë të paligjshme. Nga analiza financiare që iu bë të ardhurave dhe shpenzimeve, të pasqyruara në llogaritë bankare të Fatime Kryemadhit rezultoi se…

Lexo më shumë

Pas arrestimit të ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta, Monika Kryemadhi në deklaratën për media, tha se SPAK gënjen kur thotë se ka harxhuar 106 mijë euro për operacione. Kryemadhi tha kur fëmija i saj ka qenë 6-vjeç, ka pasur nevojë për ndërhyrje të menjëhershme, pasi përndryshe do të vdiste. Ajo shprehet se dhe Meta ka bërë operacione dhe se paratë i ka paguar vetë ajo. Monika Kryemadhi: Ndihem shumë e fyer, që SPAK gënjen ku thotë 106 mijë euro kushtuan operacionet. 6 vjeç fëmija im është operuar dhe mjekët i kanë thënë se nuk jeton më nëse nuk kurohet. Ka…

Lexo më shumë