Author: Zahiri

Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta, ku vuri në shënjestër drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe Suel Çelën, një emër i njohur për lidhjet me botën e krimit. Berisha deklaroi se Suel Çela, është duke zbatuar me përpikëri, ditë e natë, urdhrat e Edi Ramës, për të siguruar mandatin e deputetes për një kandidate të quajtur Sara Mila. “Suel Çela ditë e natë po zbaton urdhrat e Edi Ramës për të zgjedhur një Mile, Mile, Sara Mila, deputete. Rama i thoshte Suelit: kontributi yt në zgjedhje do të…

Lexo më shumë

Gjatë raportimit të punës për vitin 2024 në KPL, kreu i SPAK, Altin Dumani, ka renditur problematikat me të cilat hasen prokurorët e posaçëm gjatë punës së tyre. Të parin si problem, Dumani përmendi presionin e jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatikë, i cili sipas tij cenon pavarësinë e tij kushtetuese dhe efektivitetin në hetime. Ndër të tjera, Dumani përmendi edhe çështjen e mosekstradimit të shtetasve shqiptarë të lokalizuar, apo arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Problematikat me të cilat përballet SPAK: Presioni i jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatik,…

Lexo më shumë

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për procesin Veliaj. Bushati tha se SPAK ka bërë propagandë me përgjimet e Veliajt për ti denigruar figurën, duke futur në dosje edhe përgjime që aludojnë për afera seksuale, të cilat nuk i shërbejnë aspak hetimit, por denigrojnë figurën e Veliajt dhe bashkëshortes së tij. Pjesë nga biseda: Ylli Rakipi: Ju thoni Bushat se SPAK bën propagandë. Ndonjëherë më marrin në telefon dhe më thonë njerëzit, ky Bushati, edhe sikur SPAK të marrë Ramën, do bëhet me Ramën. Pra sikur ky do të marrë përsipër të “vrasë” SPAK-un… Andi…

Lexo më shumë

Dy ish-komandantë të lartë të ushtrisë amerikane thanë se mburoja ajrore e Evropës nuk është e përgatitur që të përballet me shkallën e kërcënimit nga Rusia, ndërkaq kreu i task-forcës për mbrojtje ajrore dhe raketore në Marinën amerikane i tha Radios Evropa e Lirë se pengimi i sulmeve “është gjithmonë si raporti mes maces me miun”. Këto deklarata vijnë në kohën kur vendet evropiane po nisin një program masiv riarmatimi, i miratuar muajin e kaluar, ku mbrojtja ajrore është në krye të listës së prioriteteve. “Shikoni çfarë ka ndodhur në qytetet e mëdha të Ukrainës. E njëjta gjë mund të…

Lexo më shumë

Tre prokurorë të posaçëm, Altin Dumani, Doloreza Musabelliu dhe Behar Dibra, kanë hetuar veten e tyre për 8 muaj për nxjerrje sekreti hetimor, para se ta dorëzonin rastin tek dy kolegë të tjerë të tyre, në një situatë që ngre dyshime të forta për konflikt interesi. Gjatë vitit 2023, prokurorët Altin Dumani, Doloreza Musabelliu dhe Behar Dibra, po hetonin një prej fraksioneve të dosjes “Metamorfoza”, e bazuar në komunikimet e grupeve të dyshuara kriminale nëpërmjet platformave të enkriptuara, “SKY/ECC”. Në 10 dhjetor të atij viti, grupi hetimor konstatoi se gazetari i “Ora Neës”, Elton Qyno, kishte publikuar akte proceduriale nga…

Lexo më shumë

Nuredin Dumani, i cili mban edhe statusin e të penduarit të drejtësisë ka folur në seancën e kësaj të martë në GJKKO, ku i është përgjigjur disa pyetjeve të avokatit të Henrik Hoxhajt, Gentian Rumano. Dumani ka treguar edhe një episod me policin e ndjerë Dritan Lame, që siç tregon i penduari i drejtësisë e ka dhunuar. “Unë kam qenë në burg herën e pare dhe dola nga burgu, ishte një nga komisaret e komisariatit 6, ka qenë Dritan Lame, që me ka dhunuar. I kisha thënë mbaje mend çdo të bëj kur të dal. Ai u vra para se…

Lexo më shumë

Në planet vendore të bashkisë së miratuar nga Erion Veliaj u shpik një rrugë, ndërtimi i së cilës rriste vlerën e pronës së zotëruar nga familja Xoxa, ndërsa projektin e ndërtimit të pallatit e hartoi miku i saj, Alban Eftimiu. Gjykata e Tiranës shpalli si të paligjshëm ndërtimin e një rruge, të miratuar nga Bashkia e Tiranës, e cila i hapte shtigje zhvillimit të një prone të poseduar fillimisht nga Ajola Xoxe dhe më pas nga të afërmit të saj, në qendër të Tiranës. Pas hetimit gjyqësor rezultoi se Plani përmbante fakte të falsifikuara, pasi rruga “Hajdar Kërçiku” nuk ekzistonte në terren dhe…

Lexo më shumë

Jemi në Durrës në vitin 1994, dy vite pas rënies së komunizmit ku shumica e durrsakëve e kishin mendjen për tu larguar nga vendi. Dhjetëra mijëra ishin larguar nga ky qytet, i cili ishte porta dalëse drejt Italisë edhe qindra mijëra shqiptarë të tjerë. I gjithë ky largim masiv zhvillohej në paligjshmëri dhe nga trafiku i shqiptarëve drejt brigjeve italiane gjeneroheshin të ardhura të shumta dhe ishte e ardhura kryesore e grupeve kriminale në atë kohë. Në vitin 1994 flitet për herë të parë për organizimin e bandës së Durrësit e cila në atë kohë drejtohej nga Lulzim Berisha dhe…

Lexo më shumë

Gazetari Bledian Koka, zbuloi emrat e tre personave të cilët janën nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe një pjesë e materialeve të hetimit të tyre, u hakeruan përmes email-eve të prokurorëve të posaçëm dhe iu dërguan disa gazetarëve. Sipas Kokës, materialet e hakeruara janë nga dosjet për ish-ministrin dhe deputetin socialist Damian Gjiknuri, pronarin e “Spitalit Amerikan”, Klodian Allajbeu dhe të Ornela Imeraj, një njeri i besuar i “oligarkut” Allajbeu. Koka ngriti dyshime se SPAK urdhëroi menjëherë mediat që këto dosje të mos publikoheshin, por lejoi sipas tij, publikimin e përgjimeve nga burgu të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas tij, kjo…

Lexo më shumë

Në vitet e fundit, roli i detektivit privat në Shqipëri është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm, veçanërisht për bizneset që duan të mbrojnë interesat e tyre. Nga investigimi i rasteve të keqmenaxhimit dhe mashtrimit deri te monitorimi i besueshmërisë së ortakëve dhe punonjësve, kërkesa për këto shërbime është në rritje. Por si funksionon realisht puna e një detektivi privat? Cilat janë sfidat me të cilat përballet? Dhe sa e zhvilluar është kjo industri në Shqipëri? Shkënda Lili, një detektive private me përvojë në treg, na ndihmon të kuptojmë më shumë mbi këtë çështje… Si ka ndryshuar roli i detektivit privat në Shqipëri në vitet…

Lexo më shumë