Author: Zahiri

Hamza Lici i bashkohet viktimave të sagës hakmarrëse mes dy klaneve të fuqishme kriminale në Shkodër. Gjithçka nisi pas operacionit për goditjen e grupit të gjobave të familjes Lici më 2017. Si ia vranë ish-kampionit të boksit Astmer Bilali babanë dhe xhaxhanë, ekzekutimi në kurth i Endri Mustafës, ish-policit Bërçana dhe gruas së tij dhe deri te atentati i sotëm ndaj Licëve, një prej të cilëve Hamzai, vëllai i Ibrahimit Fisi Lici ka qenë një ndër të atakuarit të paktën pesë vitet e fundit në Shkodër dhe të dyshuarit për një zinxhir krimesh dhe përplasjesh të përgjakshme për territor, biznese ilegale…

Lexo më shumë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës pak minuta më parë. Të shtënash armësh janë shënuar në lagjen “Dobraç”, tek ish-SMT ndërsa raportohet për të 2 plagosur dhe për 4 viktima. Mësohet se dy automjete në ecje e sipër kanë qëlluar me breshëri armësh njëra-tjetrën, ku një mjet me targa kroate është qëlluar disa herë, dhe më pas është përplasur me një mur. Ndërsa mësohet se njëri prej viktimave është Hamza Lici, vëllari i Ibrahim Licit, një personazh i njohur për policinë, i përmendur së fundmi në dosjen famëkeqe “Metamorfoza”, ku përgjimet e autoriteteve belge dhe franceze kanë…

Lexo më shumë

Ministria e Financave dorëzoi në Kuvendin e Shqipërisë projekt-buxhetin e vitit 2025. Të dhënat financiare të shtetit tregojnë për rritjen e të ardhruave me vetëm 5.7%, ndërsa shpenzimet për pensione, edhe pse nuk parashikohet të ketë rritje, do të zënë 23% të të gjitha shpenzimeve. Projektbuxheti i shtetit për vitin 2025 mbështetet në parashikimin për rritjen e të ardhurave me vetëm 5.7% ndërsa ushtria e stërmadhe e pensionistëve do të marrë 23% të të gjitha shpenzimeve dhe 25.5% të të gjitha të ardhurave pavarësisht se qeveria nuk ka planifikuar rritje të pensioneve. Projektbuxheti i vitit të ardhshëm paraqet gjendjen e…

Lexo më shumë

Gjykata penale e Brukselit dënoi 119 persona të martën si pjesë e gjyqit Encro, një nga rastet më të mëdha të drogës në Belgjikë, me dënime deri në 17 vjet burg dhe konfiskime masive. Në atë që mediat e huaja e cilësojnë si çështjen më të rëndë të drejtësisë belge, Gjykata Penale e Brukselit dha 119 dënime të martën pas 16 muajsh zvarritje. Gjyqi Encro ka të bëjë me një organizatë të madhe kriminale të çmontuar falë goditjes së policisë së shërbimeve të mesazheve të koduara Encrochat në 2020 dhe Sky ECC 2021. 124 të pandehur dhe katër kompani u…

Lexo më shumë

Avokati Edmond Petraj i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV foli për protestën e opozitës. Avokati bëri edhe një deklaratë të fortë, ndërsa tha se shumë shpejt Flamur Noka do të arrestohet, edhe ai që e denoncoi është vetë Gaz Bardhi. “SPAK-u ka filluar procedimin për hetimin pasuror të Flamur Nokës. Noka shumë shpejt mund të përballet me një situatë të pakënaqshme. Flamur Nokën e denoncoi vetë Gaz Bardhi. Imagjino çfarë ndodh me këta që janë bashkë sot në këtë protestë. Është e mira që Gazi t’i marrë përsipër të gjitha këto gjynahet e PD-së edhe të…

Lexo më shumë

Aty ka një incinerator, por vitin e shkuar vetëm 24 ditë punoi, ndërsa këtë vit ka punuar me orë, duke bërë një mal të madh me mbetje. Plehrat e Elbasanit shtohen, e bashkë me ta edhe “mbeturina” politike lokale, që si vlerë njohin propagandën, duke mos dhënë llogari për problemin jetik që ka ky qytet i ndotur përjetësisht që nga Metalurgjiku i dikurshëm e në vazhdim. Inceneratori u ngrit, me një mal të madh zbuzimesh dhe korrupsioni, duke ngrënë disa koka turku të PS-së, por mbetjet në Elbasan, as nuk incenerohen e as nuk sigurohet energji elektrike, sikurse e përfshin…

Lexo më shumë

Miratimi është bërë vetëm me votat e PS, pasi këshilltarët e djathtë braktisën sallën. Nuk kanë fund perlat e kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako. Përveç shumë dallavereve, kryebashkiakja socialiste ka vendosur t’i japë një pagë të majme vetes. Në një mbledhje larg vëmendjes së mediave dhe teksa debati në Durrës është përqendruar te afera e mbetjeve toksike, Këshilli Bashkiak ka votuar një vendim për të rritur pagën e kryetares dhe stafit të saj. Miratimi është bërë vetëm me votat e PS, pasi këshilltarët e djathtë braktisën sallën. Kanë qenë vetë ata që kanë hedhur akuza. Sipas tyre, Sako ka rritur…

Lexo më shumë

Analisti Fatos Lubonja dyshon se hetimet për kontejnerët me mbetje që erdhën në Shqipëri mund të jetë i drejtë. Sipas tij, shteti në një mënyrë apo tjetër është i përfshirë dhe kërkon ti ikë përgjegjësisë. I ftuar në emisionin “Open” në News24, Lubonja u shpreh se “këtu hyjnë paratë e drogës me thasë dhe nuk i kontrollon njeri”. “Dyshimi është ky; që mos ndoshta në këto mbetjet tona që mund ti nxjerrë Kurumi janë futur trafikantë të cilët kanë futur edhe mbetje të tjera që paguajnë shumë për ti nxjerrë”, tha Lubonja. Fatos Lubonja: Këtu hyjnë paratë e drogës me thasë…

Lexo më shumë

Nënpresidentja Kamala Harris pritet të paraqesë sot argumentet përmbyllëse të fushatës në kryeqytetin e vendit, në Uashington, nga i njëjti vend ku ish-Presidenti Donald Trump mbajti fjalimin përpara se mbështetësit e tij të sulmonin dhunshëm Kapitolin, më 6 janar të vitit 2021. Zonja Harris do të zotohet para amerikanëve sot se do të punojë për të përmirësuar jetën e tyre, duke i mëshuar argumentit se rivali i saj, Trump punon vetëm për veten e tij. Ndërsa mbetet një javë nga dita e zgjedhjeve, fjalimi i zonjës Harris në vendin e njohur si Elipsi, referuar ndonjëherë si Parku Jugor i presidentit,…

Lexo më shumë

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka sekuestruar një apartament të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, me sipërfaqe me sipërfaqe 90.8 m2, sipërfaqe verande 61.2m2 dhe sipërfaqe të përbashkëta 13.7m2, me vendodhje në Lungomare, Vlorë. Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime në kuadër të procedimit penal me nr. 190, të vitit 2023. Nga tërësia e veprimeve proceduriale të kryera deri në këtë fazë të hetimeve paraprake për llogari të këtij procedimi penal, është identifikuar një pasuri e paluajtshme e llojit apartament banimi me vendodhje në Lungomare, Vlorë, si pasuri e lidhur me personin…

Lexo më shumë