Sipërmarrësi italian, Francesco Becchetti, është një hap pranë marrjes së miliona eurove nga qeveria shqiptare, megjithëse kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur shpesh se ish-pronari i “Agon Channel” nuk do të marrë asnjë cent nga qeveria shqiptare. “Syri” ka mësuar se Gjykata e Ekzekutimeve në Bruksel ka rrëzuar në 17 tetor 2024 aplikimin e qeverisë shqiptare për anulimin e vendimit për bllokimin e llogarive të kompanisë shtetërore Albcontrol pranë shoqërisë europiane të fluturimeve, Eurocontrol. Në vendim thuhet se: “Gjykata e Ekzekutimeve i konsideron të papranueshme dhe të pabazuara kërkesat e qeverisë shqiptare për heqjen e sekuestros mbi fondet që janë mbledhur…
Author: Zahiri
Nga Andi Bushati Po të qëmtosh tezat e atyre që vijojnë të mbrojnë me kokfortësi SPAK-un dhe reformën në drejtësi, ato përmblidhen në disa pika kryesore. Falë tyre do i jepet fund “të pandëshkueshmëve” që kanë abuzuar me ne për këto tre dekada. Në sajë të punës që po bëjnë do spastrohet përfundimisht politika nga hajnat dhe abuzuesit. Ata do prodhojnë rrotacionin e elitave politike. Asgjë nuk do ti ndalë në yryshin që kanë nisur dhe me siguri, pas dyshes Meta-Berisha, kandidatë për gijotinë janë ata të krahut tjetër, Veliaj dhe Rama. Kryeministri dhe enturazhi i vet ndihen të fikësuar…
Planifikimi i shpenzimeve publike nga ana e qeverisë, publikuar në dokumentin e buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm, tregon se një pjesë thelbësore e projekteve të nisura prej kohës, si Unaza e Tiranës, Autostrada Tiranë-Durrës apo Korridori 8, pritet të përfundojnë shumë përtej vitit 2027. Siç ndodh rëndom në një vit parazgjedhor, disa kantiere ndërtimi rrugësh janë hapur në mënyrë të bujshme gjatë javëve të fundit ndërsa qeveria është angazhuar në një fushatë në të cilën reklamon rrugë dhe ura në ndërtim. Por të dhënat e Buxhetit të Shtetit, të publikuara në faqen zyrtare të parlamentit, sugjerojnë se pjesa…
Policia e Tiranës ka arrestuar tre të rinj të cilët akuzohen se kanë grabitur një automjet tip “Mercedes Benz GLK” në një garazh në rrugën “Tre Dëshmorët”, në Yzberisht Në kuadër të operacionit policor të koduar “GLK” janë vënë në pranga shtetasit Ambri Taga, 27 vjeç, Arlindo Taga, 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe Kostandin Bregu, 33 vjeç, banues në Shijak, të akuzuar për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu raportohet se është shpallur në kërkim shtetasi D.T., si dhe është proceduar në gjendje të lirë dhe shtetasi A. T., 27 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. “Nga…
Nga Arlind Qori Kurrë më parë nuk janë harxhuar kaq shumë fjalë – sa ç’përdori Edi Rama mbrëmë përpara një grupi pensionistesh – për të thënë diçka fare të thjeshtë: “Qeveria ime nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë asgjë për ju.” Edi Rama dha një lëmsh shifrash për arritjet makroekonomike të qeverisë së tij, duke mos kuptuar se nëse e marrim seriozisht mbi-dyfishimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto etj. – barra e përgjegjësisë mbi të është edhe më e madhe se pse në këtë lloj ekonomie nuk pikon asgjë për mbi 700,000 pensionistët shqiptarë. Edhe më…
Një atentat mafioz tronditi vendin dy ditë më parë në Dobraç të Shkodrës, ku shënjestër ishin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët u ekzekutuan të dy, teksa viktimë aksidentale mbeti edhe Flutura Basha, e cila po udhëtonte me motor me bashkëshortin e saj, i cili mbeti i plagosur rëndë. Por, nga hetimet paraprake dyshohet se në automjetin me targa kroate të viktimave kanë qenë tre persona. Kjo nisur nga fakti se në automjet janë gjetur tre armë zjarri pistoletë, po ashtu dhe gjurmë gjaku në sediljen e pasme, si dhe trupat e viktimave ishin nxjerrë nga makina. Jo vetëm…
Emisioni Vetting në News24 ka trajtuar çështjen e rikonstruksionit të bulevardit të Dibrës dhe fasadave të godinave. Fondi limit për këtë tender ishte 225 mln lekë ose 2.3 mln euro, ndërkohë që kompania fituese Projekti që nisi në vitin 2016 dhe përfundoi para një viti është financuar nga buxheti i shtetit dhe është zbatuar nga Bashkia e Dibrës. Lidhja e kontratës është bërë më 29 gusht të vitit 2016 dhe koha për përfundimin e punimeve ishte 75 ditë. Por si u zhvillua gara? Më 20 maj 2016 Bashkia e Dibrës hapi thirrjen për tenderin “Rinovim i infrastrukturës së bulevardit “Elez…
Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa tha se lufta midis bandave po ushtrohet edhe në ambiente publike. Ai u shpreh se Shkodra po kthehet si ‘Siçilia e viteve 60’. Softa ka paralajmëruar se pas këtij atentati, do të ketë edhe të tjera pasi sipas tij Shkodra është një “zonë shumë e nxehtë”. “Kjo luftë midis bandave ushtohet në ambiente publike, në rrugët e qyteteve dhe kjo lloj përplasjeje ka krijuar viktima të cilët janë të pafajshëm siç është edhe çifti me motor, ku ka humbjen e bashkëshortes por në ditë të vështira është edhe bashkëshorti i cili po lufton për jetën…
Teksa nisi qetë, nuk ka vijuar e tillë seanca e sotme e Kuvendit. Pak pasi nisën fjalën ministrat, deputetët e opozitës të cilët ndodhen në sallë, i janë afruar foltores dhe nuk kanë lejuar që të vijohet fjala. Në hollin e Kuvendit janë futur Jorida Tabaku, Albvana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Ferdinand Xhaferri Menjëherë më pas ka ndërhyrë Grada, e cila është bërë “gardh” para foltores. Ndërkohë momente tensioni ka edhe para Kuvendit, ku deputetët e përjashtuar të Partisë Demokratike kërkojnë të hyjnë në seancë por ndalohen nga garda. “Hape! Hape! T’ju vijë turp! Ku jemi këtu në Kore të Veriut!…
Në gjyqin për biznesmenin Rezart Taçi në GJKKO, ka dhënë deklarime Moris Vidhi, drejtori i bankës së nivelit të dytë në të cilën është depozituar shuma prej 18.3 milion eurosh, e sekuestruar tashmë. Vidhi ka sqaruar se si u arrit depozitimi i parave, njohjen me Taçin dhe personat e tjerë nën hetim, dhe mënyrën se ai u arrit të bllokoheshin paratë. “Kam ndjekur procedurën standarde, janë paraqitur dy shtetas italia , njëri prej tyre është paraqitur si avokat dhe tjetri si biznesmen që donte të transferonte para për të investuar në Shqipëri. Ura lidhëse ka qenë Artur Balla. Në dijeninë…