Emisioni “Kronos” në MCN TV ka zbuluar një model të ngjashëm me atë të “5D Konstruksion” në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, ku ish-drejtoresha e përgjithshme Erinda Fino (në foto me Veliajn) dhe vartësit e saj, drejtori i Pyjeve dhe Kullotave, Redion Çatri, dhe shefja e sektorit Vilma Diçi, kanë ndarë tendera me një kompani të zotëruar nga bashkëshorti i Vilmës, Fabjan Diçi. Në vitin 2022, kompania arriti të fitonte 165 mijë euro të ardhura që në vitin e parë të aktivitetit. Në vitin 2023, xhiroja u shumëfishua në rreth 1 milion euro, kryesisht falë kontratave të marra nga Agjencia…
Author: Zahiri
Nga Ylli Manjani Në fakt ne të gjithë u tallëm me shprehjen e Erion Velisë “takova kolegët e SPAK”. Në të vërtetë, po ta shohim atë shprehje të Erionit, të bërë ndoshta nga halli te dera e SPAK, në kontekstin e deklarimeve të përhershme të Edi Ramës se “drejtësinë e bëra unë”, nuk ngjan më as qesharake dhe as e pavërtetë. Erioni njihet për stilin kopjac të të folurit në publik. Përdorimi i fjalës “kolegë” për prokurorët, është i huazuar si koncept nga qëndrimet e Ramës se “drejtësia është imja/jona”, por i përshtatur si term me rrethanën konkrete nga Erioni. SPAK-ut…
Gazetari Igli Çelmeta duke zbardhur detaje të reja nga atentati me tre viktima në Shkodër, tha se Hamza Lici është tradhtuar. Hamza Lici mori 13 plumba në trup, ndërsa Arlind Bushati u qëllua në kokë, me një plumb. Ai theksoi se Licajt janë tradhtuar nga njerëz afër tyre ose nga efektivë të inkrimuar të Policisë së Shtetit të cilët u dhënë informacione rivalëve për lëvizjen dhe vendndodhjen e shënjestrave. “Hamza Lici 13 plumba në trup, Arlind bushati 1 plumb në kokë. Njëra nga pistoletat ka qëlluar në drejtim të autorëve por nuk dihet kush e ka përdorur. Arlind Bushati ka…
Partia Demokratike ka denoncuar me dokumenta dhe fakte se si deputeti i PS-së, Eduart Shalsi ka shtuar në mënyrë të paligjshme numrin e pasurive, apartamenteve dhe llogarive bankare. Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka pasqyruar dokumentacionin që provon se Shalsi nëpërmjet gruas së tij, Eranda Shalsi, ka shumëfishuar pasurinë. Vangjel dekaron se “deputeti Eduard Shalsi, në deklarimet e pasurisë pranë ILDKPI, rezulton se ka shumëfishuar pasurinë personale e familjare. Për vitin 2023, bashkëshortja e Shalsit ka deklaruar blerje pasurie të paluajtshme me vlerë rreth 300 mijë euro me burim financimi të ardhurat…
Opozita ka organizuar një marshim-protestë në Shkodër për masakrën me 3 viktima në Dobraç, ku u ekzekutan me breshëri plumbash 23-vjeçari Hamza Lici, 32-vjeçari Arlind Bushati dhe një qytetare e pafajshme, Flutura Basha, bashkëshorti i së cilës vijon të jetë në gjendje të rëndë në spital. Qytetarët shkodranë kanë marshuar në heshtje nga Bashkia e Shkodrës në pedonale dhe më pas nëpër rrugët e qytetit. “Qytetërimi është më i fortë se krimi, po na vrasin, duhet reagim”, shkruhet në pankartën që mbajnë në duar protestuesit. Shkodranët kanë sfiduar edhe kryebashkiakun e zgjedhur nga bandat, Benet Becin. “Kryebashkiak i krimit” lexohet në disa…
Këtë të shtunë, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, gazetarja Rudina Muça, shkruan se disa kohë më parë ka informuar publikun se ‘Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural’, nuk ka kryer vaksinën kundër brucelozës edhe pse kjo vaksinë ka kushtuar 1.7 mln euro. Si rrjedhojë, Anila Denaj, Ministre e Financës dhe e Kulturës, ka bërë presion që do i shkarkojë motrën nga puna, madje ka guxuar aq shumë sa i ka kërkuar dorëheqjen në mes të një mbledhje prej gati dhjetra personash. “Dështimet e tua mos m`i faturo mua, unë në këto vite kam mbyllur fabrika që prodhonin vaj…
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka dalë i buzëqeshur nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Ai është pyetur nga gazetarët se përse u paraqit në SPAK dhe nëse është e vërtetë që ka dorëzuar dorëheqjen, mirëpo nuk ka kthyer përgjigje konkrete. Beci u shpreh se “Do të flas në momentin e duhur”. Pyetjet nga gazetarët: Për çfarë ishit në SPAK? Është e vërtetë që keni paraqitur dorëheqjen te zoti Rama? Nesër mosbindje civile në qytetin tuaj, si do të menaxhohet? Beci: Do të flas në momentin e duhur. Ish zyrtari i Partisë Socialiste dhe aktualisht Kryetar i…
Policia e Shkodrës, ka shpallur në kërkim dy persona lidhur me atentatin mafioz në Dobraç të Shkodrës, ku u ekzekutuan me breshëri plumbash Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndërsa Flutura Basha ndërroi jetë, pasi u përplas së bashku me bashkëshortin nga mjeti S Class që po drejtohej nga viktimat. Burime bëjnë me dije se në kërkim janë Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të dy të njohur si anëtar të grupit të Bajrave, familje me të cilin Licët prej vitesh kishin përplasje të ashpra duke prodhuar disa viktima. Sakica dhe Troshani, janë po ashtu në kërkim për një tjetër ngjarje të…
Aktivizmi i Arlind Qorit për pensionet qesharake të pensionistëve, thirrja e Lëvizjes Bashkë të dy protestave të tyre para kryeministrisë, me sa duket e kanë vënë në vështirësi shefin e qeverisë që vijon të ketë tek kjo shtresë fondin e tij elektoral. Rama ka urdhëruar të gjithë deputetët të luajnë në rrjete sociale rolin e aktorëve banalë, duke postuar foto me pensionistë në rrjetet sociale, ka ndërrmarrë një tur për të sqaruar indeksimin qesharak të pensioneve dhe ka fajësuar ata që s’ paguajne sigurimet, për rritjen e munguar. Por krahas këtyre ai nuk e ka harruar njeriun që ngriti këtë…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu në lidhje me hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Sipas tij, ky është një ekzaltimi fals i Kryeministrit Rama për grupkapitujt, ndërsa i kujton atij bllokimin që i ka bërë vendit për një dekadë. Meta thotë se është një hipokrizi dhe papërgjegjshmëri e kryeministrit, pasi ky proces – thotë ai – do të duhej të ishte përmbyllur prej kohësh. Ish presidenti i vendit thekson se Shqipëria ka pasur vetëm një problem, kapjen e shtetit nga mafia dhe sidomos kapjen e drejtësisë. Reagimi i Ilir Metes Ekzaltimi fals i Kryeministrit…