Author: Zahiri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë, ku ka tentuar vetëvrasjen bashkëshortja e ish-efektivit Erjon Goxharaj. Burime për mediat bëjnë me dije se ajo ka konsumuar fostoksinë dhe është dërguar me urgjencë në spital. Efektivi Erjon Goxhara ndodhet në burg pasi plagosi me armë zjarri kolegun e bashkëshortes, Lorenc Kostën në rrugë te “Komuna e Parisit” më datë 19 gusht. Efektivi u vetëdorëzua 2 ditë pas krimit. Shkaku i krimit në atë kohë dyshohet se ishte tradhtia e bashkëshortes së tij me kolegun e punës.

Lexo më shumë

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci u thirr paraditen e të premtes (1 Nëntor) në Prokurorin e Posaçme (SPAK). Pas daljes nga SPAK, Beci u pyet nga gazetarët nëse a kishte dhënë dorëheqjen e parevokueshme te kryeministri Edi Rama, por përgjigjia e tij nuk ishte konkrete, duke u përgjigjur shkurtimisht se: “do të flas në momentin e duhur” Kjo përgjigje e “çuditshme” duke mos mohuar dorëheqjen kur vetëm një vit e gjysmë më parë fitoi për herë të parë pas 34 viteve nën siglën e PS, bastionin e demokratëve bashkinë e Shkodrës, la hije dyshime se “aseti” i ri i Ramës…

Lexo më shumë

Thuajse e gjithë zona e mbetur pa ndërtime në qytetin e Sarandës do të shndërrohet në një resort gjigand, i cili do të shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 680 mijë metrash katrorë. Bëhet fjalë për zonën poshtë Kalasë së Lëkurësit, mbi të cilën do të ndërtohen mijëra vila dhe apartamente si dhe një hotel me 5 yje, i cili do të ketë rreth 140 dhoma gjithsej. Ndërtuesi i resortit është kompania TDT & Partners, kompania që zotërohet nga dy vëllezërit Dajlan Avdia dhe Glendi Abdi. Dajlan Avdia njihet ndryshe si ish pronari i kompanisë APEX dhe ndërtuesi i kullave…

Lexo më shumë

RENEA dhe FNSH, vijojnë kontrollet në disa zona të Shkodrës, pas atentatit mafioz që ndodhi pasditen e 30 tetorit, ku humbën jetën 4 persona, mes të cilëve dy qytetarë të pafajshëm. Viktima të atentatit që ndodhi në hyrje të Dobraçit, mbetën Hamza Lici dhe Arvid Bushati, si dhe çifti Flutura dhe Bashkim Basha, që u goditën nga automjeti ku udhëtonin Lici dhe Bushati, pasi më parë ndaj tyre u shkrehën breshëri automatike. Bëhet me dije se teksa hetimet për atentatin zhvillohen intensivisht, policia me forcat RENEA e FNSH mbrëmjen e së dielës, kanë zhvilluar kontrolle makinash dhe banesash në disa…

Lexo më shumë

Hilmi Sen, kryetari i komunës së Baliseykh në provincën Kirikale në Turqi, u vra mëngjesin e sotëm pas një sulmi të armatosur. Shoferi i tij gjithashtu ka vdekur, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur gjatë sulmit. Sulmuesi dyshohet se është nipi i kryebashkiakut dhe thuhet se u tha oficerëve që e arrestuan se ai e vrau kryebashkiakun sepse nuk e mbajti premtimin për ta punësuar. Hilmi Şen, i cili u zgjodh kryetar bashkie nga Partia e Ri-Mirëqenies, dha dorëheqjen nga partia e tij korrikun e kaluar.Shen, i cili vazhdoi detyrën në mënyrë të pavarur, u plagos rëndë si pasojë…

Lexo më shumë

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje. Pa daljes nga SPAK, Kryemadhi tha se do ta zbatojë masën e sigurisë, dhe do të përballet me padrejtësinë. E pyetur nëse ka pasur komunikim me Ilir Metën, ajo tha “zero”. “Unë jam një individ dhe politikane që vendos të përballem me padrejtësitë që bëhen. Po bëj mbrojtjen time ligjore, kam konstatuar një sërë shkeljesh ligjore të akuzës. Këto do të kundërshtohen me fakte që do të vërtetojë të kundërtën e asaj që shkruhet. Do të njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe satelitëve të…

Lexo më shumë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga qelia për Gazetën Panorama, duke dhënë argumentet pse është kundër arrestimit të tij. Ai po ashtu shprehet se ka pasur oferta për t’u arratisur, por nuk është në karakterin e tij për të bërë këto veprime, ndërsa thekson se arrestimi i tij ishte një akt ekstrem. “Dihet botërisht se unë gjithmonë kam qenë i hapur dhe u jam përgjigjur ftesave të SPAK-ut dhe çdo institucioni të drejtësisë. Po kështu, unë i kam pasur të gjitha mundësitë (edhe ofertat) për t’u larguar nga vendi dhe kjo jo vetëm s’ka ndodhur, por…

Lexo më shumë

Jo më larg se 20 ditët e fundit janë konstatuar nga sistemi penitenciar dy herë cenimi i sigurisë nga mjetet fluturuese. Mbas shqetësimit të ngritur nga Klevis Qose, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, është vendosur që në gjashtë burgje të sigurisë së lartë të instalohen pajisje anti-dronë. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Drejtësisë që u shprehën për TCH, një fond prej gati 2 milionë euro që do të alokohet nga Ministria e Financave për te bërë të mundur instalimin e antidronëve në burgun e Peqinit, Burgun e Drenovës, Burgun e Burrelit, Burgun e Recit dhe Fushë- Krujë ku edhe…

Lexo më shumë

Lidhur me këtë gazetari Artan Hoxha ka bërë një reagim ku shprehet se e keqja është se nuk ka mbaruar ende asgjë. Pasditen e 30 tetorit një atentat i mirëorganizuar ka tronditur Shkodrën. Në Dobraç ka mbetur i vdekur Hamza Lici, i vëllai i Ibrahim Licit, Arlind Bushati që udhëtonte në makinë me të dhe çifti i pafajshëm Bashkim dhe Flutura Basha. Ky krim është ende i pazbardhur edhe pse pistat janë shumë. Lidhur me këtë gazetari Artan Hoxha ka bërë një reagim ku shprehet se e keqja është se nuk ka mbaruar ende asgjë. Pra se hakmarrja pritet të…

Lexo më shumë

Plot 38 gëzhoja automatiku janë sekuestruar në një distancë rrugore prej 150 metra, në ngjarjen ku mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati, Flutura Basha dhe Bashkim Basha. “Ora News” raporton se 38 plumbat e lëshuara nga dy gryka automatiku, nuk i kanë dhënë asnjë mundësi reagimi Hamza Licit dhe Arlind Bushatit, të cilët edhe pse ishin të armatosur me pistoleta, s’kanë pasur mundësi të kundërpërgjigjen ndaj personave që qëllonin me dy automatikë nga automjeti tip “Range-Rover”. Pas kësaj ngjarje, situata në Shkodër vijon të jetë e rëndë, për shkak se 3 ditë pas masakrës policia, nuk ka asnjë person…

Lexo më shumë