Aktori i famshëm, Arben Derhemi ka sulmuar Ermal Mamaqin në një postim në rrjetet sociale, ku e quan një pseudo humorist të kthyer në “producent filmash” që ofendon figura që kanë bërë art në kohë të vështira. “U ulën malet, u ngritën halet”, shkruan Arben Derhemi për aktorin e humorit, i cili pasi u largua nga “Portokallia” dhe u bë autor i emisionit të tij “6 ditë pa Ermalit, u kthye në producent filmash dhe bën trajnime se si të bëhesh i suksesshëm. Arben Derhemi shprehet se dëgjon me dhimbje ofendimin e figurave që kanë bërë art me punë e…
Author: Zahiri
Pasi investoi 3 milionë lekë për blerjen e një sipërfaqeje toke buzë liqenit të Farkës, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja synon që ta transformojë atë në një pasuri me vlerë qindramijëra euro nën dyshimet për anashkalimin e çmimeve të tregut dhe konfliktin e interesit. Dhjetë vjet më parë, Isuf Kërciku vendosi të shpërngulej nga Kamza e zhurmshme drejt Farkës së Vogël, asokohe një fshat piktoresk në periferi të Tiranës me një liqen të vogël në qendër të tij. Kërçiku, 78 vjeç, thotë se e zgjodhi Farkën për qetësinë, natyrën e bukur dhe ajrin e pastër. Por brenda një dekade, kjo…
Ligji i ri për Policinë e Shtetit u prezantua si një zgjidhje shumë e mirë për të larguar nga drejtimi “xhaketat e vjetra”, mbi të cilët ka pasur shumë akuza për korrupsion e lidhje me krimin e organizuar dhe për të vendosur “njerëz të rinj”, të cilët do t’i ndryshojnë fytyrën dhe qasjen e uniformave blu. Por ky proces i mirëpritur nga opinioni publik, në praktikë lë shumë për të dëshiruar. Së fundmi, Komisioni i Posaçëm i ngritur në Policinë e Shtetit për të vlerësuar kandidatët për postin e drejtorëve të qarqeve, ka publikuar listën me pikëzimin e secilit prej…
Një megaoperacion policor në Spanjë ka çuar në arrestimin e kreut të Njësisë së Krimeve Ekonomike dhe Fiskale të Madridit, shtëpia e të cilit i ngjante asaj të bosit kolumbian të drogës, Pablo Escobar. Policia ka sekuestruar 20 milionë euro cash në shtëpinë e Óscar Sánchez Gil, 8 prej të cilave të fshehura në një mur betoni dhe 12 milionë të tjera, në një hapësirë të krijuar në tavanin e bodrumit. “Shtëpia e tij është si ajo e Pablo Escobar”, thanë për EL MUNDO zyrtarë të lartë që morën pjesë në operacionin policor, të cilët e krahasojnë rastin me kartelin historik…
Myrto Uzuni nuk ka të ndalur në Spanjë. Sulmuesi shqiptar, realizoi dopietë golash në La Liga 2, për t’i dhënë fitoren Granadës me rezultatin 2-1 ndaj Eldense. Beratasi zhbllokoi takimin në minutën e 17-të me penallti, për t’i dhënë avantazhin Granadës, e cila në pjesën e dytë u barazua 2-2. Kur të gjithë menduan se ndeshja do të mbyllej në barazim, u shfaq sërish Uzuni. Shqiptari realizoi golin e dytë personal në minutën e 90-të, për t’i dhënë fitoren 3-2 Granadës. Me këtë dopietë, Uzuni shkon në kuotën e tetë golave për këtë sezon.
Elon Musk ka marrë pjesë në një telefonatë mes presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump, dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, vetëm një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale. Sipas një burimi për mediat e huaja, Trump dhe Musk ishin bashkë kur Zelensky telefonoi për ta përgëzuar për fitoren. Gjatë bisedës, Zelensky falënderoi Musk për mbështetjen e tij përmes rrjetit Starlink, që ka ndihmuar Ukrainën të ruajë komunikimet në luftën kundër Rusisë. Telefonata zgjati rreth shtatë minuta dhe, sipas burimit politika nuk ishte në fokusin e diskutimeve. Nga ana tjetër, Trump ka përmendur idenë e krijimit të një komiteti për…
Ish-deputeti i cili u la në burg nga Gjykata e Posaçme akuzohet për tre veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Në bisedat e rrjedhura duket se ai i jep informacione sekrete Besmir Huqit dhe Besnik Budllës. Gjithashtu nga një tjetër bisedë në SkyEcc me Altin Hajrin, ish-deputeti socialist komunikon me Altin Hajrin i cili i premton se do të arrijë të marrë 3 mijë vota në Shijak vetëm nga ai, ndërsa e siguron se gjithsej në Shijak do të marrë 4 mijë vota. “Na kanë qit në kërkim,…
Me rregullin e ri ku në çdo 1000 metër vijë bregdetare 300 metra do jetë plazh publik, në sezonin e ardhshëm veror në të gjithë vendin do të ketë më shumë se 1 mijë parcela plazhi publike, dyfish më shumë se sezoni i kaluar. Këtë konfirmon drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit pas miratimit të hartave të plazheve të përgatitura nga bashkitë për vitin 2025. “Janë garantuar hapësira shumë më të mëdha publike në të gjithë vijën bregdetare dhe në ato zona që janë të urbanizuara do shikojmë që do ketë hapësira shumë të mëdha publike”, tha Ledion Lako, Drejtor…
Në Tiranë, një nënë e re, R.S., është duke përjetuar një makth të vazhdueshëm prej shumë kohësh, për shkak të përndjekjeve të pareshtura nga elementë kriminalë që kanë vënë në rrezik jetën e saj dhe të dy fëmijëve të saj të vegjël, M.B. dhe A.B., përkatësisht 4 dhe 2 vjeç. Kjo situatë e rënduar dhe kërcënimet që po përballon kanë sjellë një frikë të pandërprerë dhe kanë detyruar R.S. të marrë masa të jashtëzakonshme sigurie për të mbrojtur familjen e saj. Për vite me radhë, R.S. është përballur me një seri kërcënimesh dhe presionesh që nuk e kanë lënë të…
Në një shkrim në rrjetin e tij social Facebook gazetari Flamur Vezaj ka bër një përmbledhje të asaj që ndryshe quhet masakra e Dobraçit me 4 viktima, ku shteti në Shkodër ka rënë, të gjitha institucionet ligjzbatuese në vend kanë dështuar të parandalonin një masakër të paralajmëruar siç kanë edhe në përgjimet e Sky apo dhe paralajmërimit që i bën Arlind Bushatit në pedonalen e qytetit të Shkodrës. Gazetari më tej shkruan: Policia dështoi përsëri për të parandaluar një ngjarje të rëndë si ajo e Shkodrës. Këtu nuk dështoi vetëm policia, por edhe SHISH, prokuroria e Shkodrës, si dhe prokurorët…