Author: Zahiri

Personi që shihni në foton e mëposhtme dyshohet se është autori i vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 27 Prillit në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës. Ai është filmuar nga një kamer sigurie pranë zonës ku ndodhi krimi, teksa shfaqet i veshur me të zeza, me kapele në kokë, teksa fytyrën e ka mbuluar me një maskë kirurgjikale. Këto detaje kanë bërë që grupi hetimor të dyshojë se personi i cili është filmuar nga kamerat e sigurisë, është vrasësi i Renato Hoxhajt. Burime për mediat pranë grupit hetimor bëjnë me…

Lexo më shumë

Pas arrestimit nën dyshimet për korrupsion, ndaj Roven Zekës, shef i qarkullimit rrugor në Tiranë dhe Edison Tabakut, oficer i policisë gjyqësore, në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një kallëzim i ri, ku ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Enver Sinakoli, kunat i Ardian Capjas, ky i fundit i dënuar me burgim të përjetshëm, pretendon se Zeka, bashkë me Ulian Shpataraku dhe zv. prokurorin e rrethit, kanë manipuluar provat ndaj djalit të tij, në të paktën dy raste. Djali i tij po udhëtonte me nusen e tij në automjet, dhe në një automjet tjetër po udhëtonte…

Lexo më shumë

Në qytetin e Elbasanit ku pothuajse çdokush ka një të afërm në administratë, fushata elektorale po zhvillohet sipas partive të opozitës nën presion, frikë dhe nën hijen e grupit të Suel Çelës, ndërkohë që Partia Socialiste në qeveri pret rritje votash dhe i konsideron akuzat si “alibi për humbjen’. Në njërin prej lokaleve të shumta të Elbasanit, ku një kafe kushton ende 50 lekë, zëri i liderit të opozitës, Sali Berisha, kumbon nga ekrani mëngjesin e së hënës. “Çështja e Skapit dhe e keqpërdorimit të tij është pjesë e strategjisë së Edi Ramës për të goditur opozitën shqiptare,” akuzon Berisha pas…

Lexo më shumë

I deleguari politik i PD-së për qarkun Berat Eno Bozdo hedh akuza të forta ndaj kryebashkiakut Skrapar, pas takimit me banorët e Skraparit. “Kryebashkiaku Adriatik Mema po pasurohet me guroret e paligjshme dhe prerjet e pyjeve. Mema po terrorizon banorët e Skraparit, i kërcënon me kempin, me ndihmën ekonomike dhe me vendet e punës”, tha ai. I deleguari politik i PD-së për qarkun Berat Eno Bozdo ka hedhur sot akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Skraprit Adriatik Mema. Pas takimeve me banorët e Skraparit, Eno Bozdo ka akuzuar si hajdut kryebashkiakun Adriatik Mema, duke deklaruar se ai po pasurohet me…

Lexo më shumë

Dy partitë e mëdha politike kanë përfshirë në listat e deputetëve një dyzinë personash nën hetim apo gjykim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit, duke sfiduar sipas studiuesve të politikës, institucionet e drejtësisë dhe elektoratin. Një dekadë pas votimit unanim në Kuvend të ligjit për dekriminalizimin e politikës, dy forcat kryesore në zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, kandidojnë në lista të mbyllura dhe të hapura një duzinë personash që po hetohet aktualisht nga Prokuroria e Posaçme, SPAK. Pavarësisht se korrupsioni është një nga problemet madhore të Shqipërisë dhe politika po shkon drejt zgjedhjeve me premtime për…

Lexo më shumë

Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme, ka sekuestruar dokumentet e kompanisë “Hill International NV”, e cila ka ndërtuar tunelin e Llogarasë. Urdhri për sekuestrimin e dokumenteve është firmosur nga prokurori Dritan Prençi. Mësohet se ka nisur verifikimi ndaj kompanisë “Hill International NV” dhe kontratave të saj me Ministrinë e Infrastrukturës të drejtuar nga Belinda Balluku. Dokumentet, shërbimet e realizuara nga kompania dhe stafi i angazhuar për ofrimin e shërbimit, po kalohet në “sitë” nga SPAK, ndërsa po analizohen edhe të dhënat mbi të ardhurat, kostot dhe fitimin. Një hetues i BKH, është angazhuar për veprime hetimore. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj…

Lexo më shumë

Një aksident pa viktima i bashkëshortes së një biznesmeni u bë shkak për arrestimin e tre zyrtarëve në detyrë të Policisë Rrugore të Tiranës, të dyshuar si të përfshirë në korrupsion. Burimet thanë se para disa ditësh Edison Tabaku, Oficer i Policisë Gjyqësore shkoi për të këqyrur vendin dhe rrethanat e një aksidenti në kryeqytet. Gruaja e përfshirë në ngjarje i kishte kërkuar që çështja të mbyllej aty për aty edhe kundrejt ndonjë shume parash, në mënyrë që të mos referohej në prokurori. Edison Tabaku e ka adresuar zonjën tek dy eprorët e tij, shefin e komisariatit rrugor, Roven Zekën…

Lexo më shumë

Të dy vëllezërit priten të transportohen me avion sanitar në spitalin “Bambin Xhezu” në Romë për një trajtim mjekësor më të specializuar. Ekipi mjekësor i spitalit të Traumës ka ndërhyrë duke mbajtur në parametra të qëndrueshëm të miturin, i cili në vend që të fikte qirinjtë për të festuar 11 vjetorin, u qëllua pa mëshirë ndonëse nuk kishte aspak lidhje me hakmarrjen që kërkonin autorët e kësaj ngjarje. Hetuesit kanë dyshime të forta se autorët kanë ngatërruar shënjestër dhe se personi që kanë dashur të vrasin lidhet me familjen e Roan Brahimit. Ky atentat ka ndodhur një orë pasi ndodhi…

Lexo më shumë

Një incident raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Burimet mediatike bëjnë me dije se njerëz të ish-kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj janë përplasur me hetuesit e BKH-së dhe forcat operacionale. Hetuesit e BKH-së shoqëroheshin nga forcat operacionale. Ndërkohë, lidhur me incidentin e sotme, raportohet se janë shoqëruar disa persona, identiteti i të cilëve nuk dihet ende. Po ashtu, e paqartë është edhe arsyeja e përplasjes mes tyre, pasi BKH ka njoftuar se nuk mund të japë informacione të detajuara

Lexo më shumë

Një zhvillim i papritur ka ndodhur në zonën e Kodrës së Diellit, ku agjentët e BKH-së kanë kryer një kontroll në një banesë që, sipas burimeve, i përket aktorit të njohur Gaz Pajës. Ajo që e bën edhe më të bujshëm rastin është fakti se banesa rezulton të jetë blerë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Lajmi u bë i ditur nga profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, gjatë një interviste në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania. Ai theksoi se, megjithëse SPAK e ka zhvendosur vëmendjen te procesi zgjedhor, kontrollet për çështjet që janë ende nën hetim vijojnë…

Lexo më shumë