Identifikohet personi që mbeti i plagosur nga atentati me armë zjarri në “Rrugën e Elbasanit”. Ngjarja ndodhi rreth orës 23.30 të kësaj të mërkure te rruga “Faik Konica”, në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur biznesmeni Eduart Reçi, 52 vjeç, me origjinë nga Dibra. Reçi njihet si biznesmen dhe pronar i disa subjekteve në atë zonë, ndërsa në momentin e të shtënave ndodhej pranë banesës së tij. Ai ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën te Spitali i Traumës. Në njoftimin e parë për mediat, Policia e Tiranës tha se po punon…
Author: Zahiri
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një person është qëlluar me armë zjarri tek rruga e Elbasanit. Policia bën me dije se Eduart Reci është qëlluar me plumb në kokë pranë një lokali në afërsi të banesës së tij. 52 vjeçari nga Dibra është dërguar tek spitali i Traumës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihet autori i ngjarjes, ndërsa i plagosuri mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi…
Presidenti i zgjedhur Donald Trump sot i dha fund spekulimeve duke njoftuar se do të emëronte Senatorin Marco Rubio si sekretar të shtetit. Rubio u përshkrua nga Trump si një “Udhëheqës shumë i respektuar dhe një zë shumë i fuqishëm për lirinë” në një deklaratë nga presidenti i zgjedhur. Ndërkohë menjëherë ka ardhur edhe reagimi i Rubios me anë të një njoftimi në llogarinë e tij në “X”. 53-vjeçari falënderoi Trump për besimin ndërsa e cilësoi detyrën e re si një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Rubio deklaroi gjithashtu se “nën udhëheqjen e Presidentit Trump, ne do të sjellim paqen përmes forcës…
Në Tiranë pranohet gjerësisht nëpër biseda të ndryshme, se gëlon prostitucioni edhe pse nuk është i ligjëruar. Për të verifikuar situatën, emisioni “Stop” hipën në një taksi të rastësishme dhe pyesim taksistin se mos ka numra prostitutash në telefon e të na i japë. Çuditërisht taksisti thotë që kjo metodë me numra nuk funksionon më, por duhet të hysh në internet nëpër faqet “Escort Albania”. Taksisti na thotë, që Tirana është e mbushur me eskorta dhe mund të ketë rreth 1 mijë të tilla, që punojnë nëpër apartamente në fshehtësi. Shumë prej tyre janë me kombësi të huaj, nga vende…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure ku dy persona janë vrarë me armë zjarri brenda ambienteve të një lokali në Klinë të Kosovës. Njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri është dërguar me urgjencë në spitalin e Pejës, por nuk ku arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë edhe ai. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rreth orës 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para…
“One Albania” po ua “nxin jetën” shqiptarëve të cilët paguajnë por nuk marrin asnjë lloj shërbimi nga kjo kompani telekomunikacioni e cila përfshihet nga skandali në skandal.Së fundmi bie faqja online e “One Albania” e cila është një kompani që reklamon shërbim të sigurt për klientët por në realitet nuk janë të aftë për të mbajtur as faqen e tyre online. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një sulm kibernetik apo host të papaguar, por ajo që është e sigurt është fakti që mijëra abonentë të kësaj kompanie telefonike nuk marrin dot shërbimin e nevojshëm. Për këtë ngjarje gjithashtu…
Me pranga në duar, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, la qelinë këtë të martë për të dëshmuar në Komisionin Hetimor Parlamentar për koncesionet në shëndetësi. Beqaj zbriti nga furgoni i policisë me duart në pranga, por të mbuluara me një xhup. Beqaj do të pyetet nga deputetët në lidhje me të dy koncesionet, të konsideruara abuzive, teksa për sterilizimin ai është marrë zyrtarisht i pandehur për veprën penale “shpërdorim detyre”. Beqaj mori miratimin e Drejtorisë së Burgjeve për të dëshmuar në Kuvend, ndërsa një ditë më parë dëshmoi biznesmeni Ilir Rrapaj, gjithashtu i paraburgosur me kërkesë të SPAK. Më parë…
Në prill të këtij viti, Këshilli Bashkiak i Fierit miratoi me shumicë votash krijimin e një shoqërie aksionere për trajtimin e mbetjeve urbane. E pagëuar me emrin Shoqëria Trajtimit të Mbetjeve Urbane Qarku Fier, ndërmarrja me aksionerë 6 bashkitë e qarkut u krijua me qëllimin për të marrë në administrim inceneratorin e Fierit. “Është vetëm regjistrimi i shoqërisë, akti i themelimit dhe regjistrimi. Ne nuk e marrim në dorëzim impiantin pa pasur një raport, por raportin nuk e hartojmë ne,” tha për BIRN Adela Hysenaj, nënkryetare e bashkisë së Fierit ditën e themelimit të shoqërisë. Por 5 muaj pas krijimit,…
Biznesmeni Ilir Rrapaj mohon të ketë pasur njohje më parë me ish zv/ministër i Klodian Rjepaj dhe ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, pavarësisht se me 1 mijë euro kapital arriti të “fusë në xhep” pjesën e luanit 100 milionë euro PPP. Ai tregon se të dy janë takuar në aktivitetin publik të organizuar nga Qeveria Shqiptare në Pallatin e Kongreseve, ne 2013-2014. Dhe aty e ka takuar dhe Ramën, thjesht takim kortezie. Pyetjes së Albana Vokshit për emailet që drejtohej Rrjepajt me termin miqësor ‘Fratello’ apo fra’ Rrapaj u përgjigj: Unë jam nga Vlora. Ai term ‘fra’ mund të marrë tonalitet…
Në 1-vjetorin e lindjes së Amen, djali i Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, kjo e fundit i ka dedikuar një këngë të birit, nëpërmjet të cilës shpreh gjithë dashurinë që ka për të dhe lë të nënkuptohen shumë gjëra. “Të solli Zoti ty për mua, zemrës time të vetmuar i dhe forcë të mbijetojë. Më shumë se veten time ty të dua, kapiteni ti më mua. Ti je gjthë bota që kam ëndërruar, biri im sa shumë të dua. Me shumë trazira të solli furtuna e nëntorit, ti i bëre lulet që të çelin për mua në vjeshtë. Gjersa të…