Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në një rrëfim ekskluziv për emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 ka deklaruar se Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë. Në një intervistë për emisionin “3D”, Dumani ka vënë në dukje se nisur nga të dhënat e përftuara nga SKY ECC u krijua një panoramë më e qartë e krimit të organizuar shqiptar, “të shtrirjes gjeografike, të aktiviteteve të synuara të krimit të organizuar shqiptar, të aleancave me grupet e tjera kriminale jo shqiptare, të fuqisë financiare” “Sky ECC është një ndër provat e trajtuara gjatë…
Author: Zahiri
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumani, i ftuar në emisionin “3D” është vënë përballë akuzave të dy liderëve të opozitës Sali Berishës dhe Ilir Metës, ndaj të cilëve SPAK i ka arrestuar. Dumani deklaroi se ato akuza po i dëgjonte për herë të parë, për shkak se është shumë i angazhuar në punën e tij, gjithsesi theksoi se vihet në dijeni nga stafi i tij. Në lidhje me 3 aprtamentet e përmendura nga kreu i PD-së, Sali Berisha, Altin Dumani deklaroi se nuk ka asgjë për të fshehur, duke përfshirë dhe këto apartamente që sipas tij, i ka…
Sipas vendimit të arsyetuar të KPK, gjyqtari i Shkodrës, Tonin Sterkaj rezultoi me bilanc negativ në kriterin e pasurisë, ndërsa në vlerësimin e përgjithshëm u konkludua se ai kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia. Gjyqtari i Shkodrës, Tonin Sterkaj u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK pasi u konkludua se ai nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë, si dhe se ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë. Vendimi për shkarkimin e Sterkaj u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pinen.…
Për 9 vite në krye të Policisë Bashkiake të Tiranës, Ermal Kapllanaj ka vepruar me “dorë të hekurt” dhe zero tolerancë ndaj çdo pensionisti që në kufijtë e mbijetesës dilte për të shitur perime. Pamje të tilla ku të moshuarve i sekuestrohej malli ose në mënyrë demonstrative i hidhej në mes të rrugës u kthye në rutinën e kryeqytetit. Ndërkohë që Ermal Kapllanaj fliste për forcën e ligjit dhe respektimin e tij, gjatë kohës që ka ushtruar këtë funksion ka qenë pikërisht ai që e ka shkelur ligjin. Më konkretisht, si Kryeinspektor i Policisë Bashkiake të Tiranës Z. Kapllanaj ka…
Mbështetur në informacione të detajuara nga partnerët ndërkombëtarë, u arrestua grupi që fuste kokainë nga Amerika Latine, fshehur në lëkurë lopësh; aksion që nuk dështoi, sepse FBI, DEA e EUROJUST, i lanë palës shqiptare barrën e përgjegjësisë nëse aksioni do dekonspirohej. Krahasimin e kundërt, të zbulimit dhe arrestimit të grupit “Kodra e Diellit-Qereka”, që fuste kokainën e fshehur nën lëkurët e lopëve; po e bëjmë me kokainën që trafikohej prej 15 vitesh në Shqipëri, nën lëkurët e bananeve nga kompania “Bana King” e krye trafikantit Trifon Murataj. DEA e EUROJUST, kanë informuar Policinë, Prokurorinë, SPAK-un, se kompania “Bana King”, trafikon…
Mbrëmjen e djeshme, aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj, ishte i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, ku rrëfeu një histori të tij kur ka qenë në klasën e parë ose të dytë, kur nuk dëshironte të shkonte më në shkollë, pasi rrihej nga shokët e klasës. “Babain e kisha shumë të urtë. Ai ishte pothuajse i heshtur. Nuk shkova në shkollë një ditë, isha në klasën e parë apo të dytë, isha i mërzitur. Babai më pa e më tha: Pse nuk shkon në shkollë more bir? Nuk shkoj më. Po pse? Po mua më rrahin të gjithë. Kush…
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, eshte vëne ditët e fundit ne qendër të vëmendjes nga mediat pas investigimit për blerjen e nje siperfaqeje toke prej 1,000 m’ në Farkë të Vogël me vlerë 3 milionë lekë. Në siperfaqen e tokes që Manja ka blere, në bashkëpunim me Geront e Bledar Çelën e “Brunes” do të ndërtojnë një kompleks vilash luksoze. Manja ia ka blerë tokën në vitin 2021 zyrtarit të PS Arben Malokut, i cili në atë kohë mbante postin e administratorit të njësisë së Zall Herrit. Sipas të dhënave të siguruara nga BIRN, çmimi i blerjes së tokës prej…
Punonjësit e Policisë Gjirokastër, rezultojnë të përfshirë thellë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Këto të dhëna dalin gjatë përgjimeve dhe komunikimeve që ata kanë kryer në aplikacionin “whats app”, ku shefi i krimeve në policinë Gjirokastër Alfred Kondi, bisedon me agjentin e Forcës Operacionale, Feim Onjea. Sipas dosjes së Prokurorisë Gjirokastër, dy punonjësit e policisë angazhohen vetë për të kryer veprimtari elektorale. Ata sigurojnë njerëz për të votuar në dobi të forcës politike, Partia Socialiste, e cila në atë periudhë po zhvillonte fushatë në qarkun e Gjirokastrës. Dy punonjësit e policisë, Kondi dhe Onjea, bisedojnë së bashku për…
Analisti Andi Bushati reagoi ashpër në emisionin “Të Paekspozuarit” për vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për të mos e hequr masën e arrestit në shtëpi për kreun e PD-së, Sali Berisha. Bushati tha se kjo gjykatë është bërë lecka ku fshin këmbët pushteti. “Kjo është gjykata më e pisët. Çka pjellë reforma në drejtësi këta janë më pocaqi. Kishim një gjykatë që i kthente atentatet kushtetuese Berishës kur ishte kryeministër dhe Ramës që e vazhdoi. Gjykata Kushtetuese është lecka ku fshin këmbët pushteti. Dhe ai konfuzioni se nxorrën një vendim se gjoja është gabuar me pasaportën. Vendimi sotëm është:…
Çdo shqiptar është i trishtuar nga krimi që ka vënë në pikëpyetje sesi po rritet rinia në vend, pasi të miturit po vrasin njëri-tjetrin me thikë për një fjalë. Një tragjedi që ka pikëlluar mbarë Shqipërinë ajo e Martinit të vogël, që në moshën 14-vjeçare u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij. Për herë të parë flasin prindërit e Martinit, dhe mesazhi që japin është fisnik! ”Nuk duam hakmarrje”,thonë ata. ‘‘Ishte shumë fëmijë i dashur, ku ta gjej djalin unë?! Martini thoshte do bëhem futbollist i madh”, tha mes lotësh nëna e tij për ”Top Channel”. Të pyetur nëse familja…