Të tjera detaje janë zbardhur nga skandali ku është përfshirë me dashje, Policia e Shtetit, në lidhje me autorin e dytë që ka marrë pjesë në vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçajt. Pasi u bë e ditur se autori i dytë, i cili është ende i lirë, është djali i një hetuesi të Byrosë Kombëtare të Hetimit, tani është mësuar se edhe nëna e djalit është pjesë e SPAK, si punonjëse e administratës. Burime ekskluzive për JOQ, kanë zbuluar skandalin në vrasjen e Martin Canit, ku një prej të miturve është lënë i lirë. Emri që është…
Author: Zahiri
Këshilli Kombëtar i Territorit i drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka miratuar në mbledhjen e fundit një sërë lejesh ndërtimi për disa objekte me funksione të ndyshme. Ajo që vihet re është se kjo Qeveri nuk ndalet me dhënien e lejeve për ndërtimin e kullave në Tiranë, si dhe për betonizimin e bregdettit të jugut me hotele dhe resorte. Në lejet e miratuara në mbledhjen e të mërkurës nga KKRT përfshihen disa kulla në kryeqytet. Një prej tyre shkon deri në 44 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, siç është projekti “Sun Moon Star”, që do të ndërtohet në…
Kompania Tesla po hap dyert e saj për individë të talentuar në mbarë botën, duke ofruar mundësi tërheqëse pune në distancë me paga që mund të arrijnë deri në 270,000 dollarë në vit. Pavarësisht nëse jeni inxhinier apo entuziast tekno, ky mund të jetë shansi juaj për t’u bashkuar me një nga kompanitë më inovative në botë dhe për të punuar nga komoditeti i shtëpisë tuaj. Këto pozicione të reja nënvizojnë përkushtimin e Tesla-s për fleksibilitet dhe avantazh konkurrues, duke synuar profesionistë nga një sërë fushash. Me pozicione të disponueshme në mbarë botën, Tesla vazhdon të udhëheqë rrugën në bashkimin…
Bie edhe një tjetër socialist! Gjykata e posaçme dënon me 2 vite e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Ndërkohë Fiqiri Farruku, Ardian Bulku dhe Fatmir Ejupi u dënuan me nga 2 vite burg, por gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me burg për të 3. Vangjush Dako deri më tani ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u akuzua se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste. Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti…
Një tjetër skandal është shënuar në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, ku policia ka fshehur ngjarjen dhe hodhi poshtë pretendimet e babait të shokut të viktimës, i plagosur rëndë me 6 thika në trup. Prindërit e djalit që ndodhej bashkë më 14-vjeçarin Martin Cani, i cili humbi jetën pas plagëve të marra me thikë, kanë pretenduar se në vendin e ngjarjes nuk ka qenë vetëm autori i dyshuar, por edhe një person tjetër më i rritur. Pas këtyre aludimeve, policia doli me një njoftim zyrtar kur tha se nuk ka pasur person tjetër, dhe se dyshohet se autor…
SPAK godet një organizatë kriminale, bosët dhe anëtarët e së cilës dyshohet të jenë favorizuar nga njerëz të drejtësisë, zyrtare policie dhe gazetarë. Nga 18 urdhërarreste janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre, ku në mesin e të arrestuarve, është Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive “Viola Green” dhe “Wonder Green”. Shega është prangosur në Milano. Kompanitë e tij, kanë fituar tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe Shega njihet për njohje dhe lidhje të forta në politikë. Përmes kompanive të tij, dyshohet se Shega pastronte paratë e disa grupeve, përfshirë dhe një grup të fuqishëm me bazë me…
Gazetarët e kronikës së zezë, Elton Qyno dhe Artan Hoxha janë paraqitur në SPAK për t’u njohur me masën e sigurisë. Sipas burimeve, për gazetarin Hoxha rëndon akuza “anëtar i organizatës kriminale” dhe për të është kërkuar masa e “arrestit shtëpiak”. Ndërsa gazetari Elton Qyno akuzohet për “korrupsion” dhe ndaj tij është vendosur masa “detyrim paraqitje”.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur ditën e sotme kontrolle në bizneset e Suel Çelës. Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Suel Çela i njohur edhe si Marjus Lulaj, u shpall në kërkim në Maj të 2022 në kuadër të dosjen ‘Plumbi i Artë’. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve 2 të parealizuara dhe 1 e mbetur në tentativë. Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, që do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, por i cili…
Ditën e sotme, policia ka organizuar një operacion blic në Elbasan. Raportohet se disa persona janë vendosur në pranga, mes tyre edhe dy ish-gjyqtarë. Bëhet fjalë për ish-magjistraten Pajtime Fetahu ndaj të cilës ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” nga SPAK për lidhje me bandat. Gjithashtu, është arrestuar edhe Zihni Shahu, ish-kreu i Gykatës së Elbasanit.
Nga Flamur Vezaj Altin Dumani, kreu i SPAK, foli për “arritjet” në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, por anashkaloi dështimin e theksuar në konfiskimin e pasurive të ngritura nga krimi. Ai përmendi shifrat e sekuestrimeve, duke deklaruar se këtë vit janë sekuestruar 6 milionë euro në cash. Gjithashtu, bëri me dije se gjatë pesë viteve të fundit janë sekuestruar 150 milionë euro pasuri. Por pyetja mbetet: Sa nga këto pasuri të sekuestruara janë konfiskuar dhe kaluar në pronësi të shtetit shqiptar? Sipas të dhënave zyrtare të SPAK dhe vendimeve të gjykatave të formës së prerë, janë konfiskuar vetëm…