Author: Zahiri

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të diel në Ndroq. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkaq dyshohet për një të vrarë. Burime nga terreni bëjnë me dije se të shtënat me armë zjarri janë regjistruar afër një lokali në Ndroq. Mësohet se në rrethana ende të paqarta është vrarë një person. Viktimë ka mbetur shtetasi i identifikuar si Alfred Dedja. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Nuk ka ende asnjë informacion lidhur me autorin e dyshuar. Bëhet me dije se autori është afruar në këmbë kur ka kryer krimin dhe…

Lexo më shumë

Komisioni i Prokurimit Publik, i kryesuar nga Jonaid Myzyri, është përfshirë në një skemë të pastër korrupsioni, ku disa firma favorizohen për të përfituar miliona euro punë publike. Në qendër të kësaj skeme janë dy firma, “REJ” e familjes së Eduart Kaprit, ish-kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, dhe firmës “Alko Impex”, me administrator Arbër Abazin, nipin e ish-deputetit Sadri Abazi. Kryetari i KPP-së, Jonaid Myzyri, dikur jurist i Abazëve, i ka dhënë ish-punëdhënësve rreth 13 milionë euro, me vendime të dyshimta të këtij komisioni. Ndërkohë, pas nisjes së hetimeve dhe denoncimeve të njëpasnjëshme, Myzyri ka ndaluar favorizimin e “Alko Impex”,…

Lexo më shumë

Biznesmeni Bujar Shega u arrestua në Milano nga policia italiane, me urdhër të SPAK. Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme ka rezultuar se sipërmarrësi nga Peqini është pjesë e organizatës kriminale të Suel Çelës. Në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, Klodiana Lala tha se Bujar Shega është figura qendrore e bandës së Suel Çelës, të ekspozuar në një mori veprash të rënda penale nga trafiku i drogës e deri te eliminimi i kundërshtarëve. Ajo tha se ai ka lidhje të forta politike, miqësi me deputetë e zyrtarë të lartë, si dhe ka përfituar tendera nga buxheti…

Lexo më shumë

Kreu i dyshuar i grupit kriminal në Elbasan, Suel Çela akuzohet nga Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion se është përfshirë në të paktën dy episode të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt porteve të Evropës. Gazetarja Klodiana Lala raporton se në episodin e parë Suel Çela ka bashkëpunuar me biznesmenin Bujar Shega, një nga financuesit kryesorë të sasisë prej 930 kg kokainë që u sekuestrua në Portin e Ekuadorit, në kuadër të operacion “Boya Roja”. Sipas dosjes hetimore, kur kontejneri mbërriti bosh në port, Suel Çela i kërkoi biznesmenit Bujar Shegës të hetojë, ndërsa ky i fundit iu përgjigj se…

Lexo më shumë

Drejtorë të rinj, por avaze të vjetra. Megjithëse në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar ka ardhur një “djalë shtëpie”, ku Gentian Gjyli ngriti shkallët e karrierës nga punonjës i thjeshtë, përgjegjës, zv.drejtor dhe tashmë drejtor, sërish tenderët e këtij institucioni janë shumë të dyshimtë, ku buxheti i shtetit vijon të “vidhet në çdo kohë e stinë”. Para disa ditësh, Gjyli firmosi fituesit e tenderëve të rrugës Elbasan – Lekaj, ku diferenca mes ofertave fituese dhe atyre më vlerat më të ulta ishte plot 9 milionë euro. Ndërkohë, në një hark të shkurtër kohor, Gjyli ka firmosur edhe tenderin e rikonstruksionit…

Lexo më shumë

Ajo është padyshim një nga vajzat më të dashura të ekranit, e cila së fundmi po shkëlqen në “E Diell”. Por përveç se në ekran, Renee Reffo di të shkëlqejë dhe në rrjetet sociale, aty ku numëron mbi 30 mijë ndjekës. Së fundmi, moderatorja ka zgjedhur që të provokojë ndjekësit dhe të “djegë” rrjetin me postimin e fundit. Në një foto të postuar në “Insta-Story”, Renne ka zbuluar një shenjë puthje që ka marrë në vendin e saj intim, por jo se nga kush e ka marrë. Renne njihet për fotot e saj provokative, teksa nuk i lë shumë vend…

Lexo më shumë

Stresi, ka bërë ditën e sotme një postim në Instagram me të cilën ka konfuzuar fansat dhe jo vetëm. Ai ka thumbur persona të cilët nuk i ka bërë publik duke ju thënë “si nuk ju vjen turp që martoheni me të dashurat tona”. A keni sedër, karakter, gjak? Në vënd t’ju vi ju turp, na vjen sepse keni marrë për gra dashnoret tona”, shkruan reperi. Mirëpo pas disa minutash ky postim u fshi nga llogaria e Stresit për shkaqe që ende nuk dihen. Mbetet për tu parë nëse reperi do të ketë një shpjegim për këtë.

Lexo më shumë

Deputeti socialist, Plarent Ndreca, është dërguar për gjykim së fundmi nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”, në një procedurë për rikonstruksionin e disa komisariateve, gjatë kohës që ai ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme. Për procedurën e zhvilluar në vitin 2019, me vlerë fillestare 54 milionë lekë të reja, e cila më pas u reduktua në 34 milionë lekë të reja, janë marrë të pandehur dhe janë dërguar për gjykim edhe 15 persona të tjerë, anëtarë të komisionit të zhvillimit dhe verifikimit të tenderit. Ky rast hetimor përbën një…

Lexo më shumë

Në shkurt të vitit 2024, INA Media, një platformë investigative e mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, publikoi një shkrim të thelluar që zbuloi rrënjët dhe strukturën e një prej grupeve më të fuqishme kriminale në Shqipëri, të drejtuar nga Suel Çela. Investigimi dokumentoi me prova konkrete se si ky grup kontrollonte në mënyrë të plotë politikën dhe drejtësinë në Elbasan, duke shfrytëzuar këto lidhje për të siguruar tenderë publikë, për të pastruar paratë e përfituara nga trafiku i drogës, si dhe për të organizuar sulme për llogari të politikanëve, gjykatësve e biznesmenëve kundrejt favoreve apo parave.…

Lexo më shumë

Këngëtarja Fjolla Morina iu është kthyer intervistave pasi kaloi një gjendje të rënduar psikologjike pas ndarjes nga biznesmeni Fisnik Syla dhe dënimit me burg pasi u kap me armë në Morinë. Ajo ka rrëfyer se ka kaluar periudhën më të vështirë të jetës së saj, duke u shprehur se mund të kishte ndodhur edhe vetëvrasje. Këngëtarja u shpreh se nuk donte të jetonte më dhe se ka lënduar shumë persona, ndërsa shtoi se personit që ma shkaktoi këtë gjendje nuk do ia bëjë kurrë hallall. Fjolla u shpreh se “kalova në depresion për një plehrë”, duke shtuar se “ai nuk është krijesë,…

Lexo më shumë