Author: Zahiri

Policia e Tiranës arrestoi një person i cili qarkullonte me armë zjarri me vete i dënuar disa herë për armëmbajtje, lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë. Bëhet fjalë për Elvis Gaçaj si dhe shoku i tij, shtetasin M.D për moskallëzim krimi. Elvis Gacaj i njohur si pjesëtar i klanit Duka, u dyshua edhe për vrasjen e Santiago Malkos. Për këtë ngjarje ai u arrestua në Durrës më herët ne vitin 2019. Gaçaj u prangos edhe në prill të vitit 2018 bashkë me Leonard Dukën, në një apartament pranë shkollës “Partizani”. Policia e kryeqytetit gjeti një pistoletë dhe lëndë narkotike…

Lexo më shumë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur shqetësimin për të ardhmen e Shqipërisë dhe për rëndësinë e datës 11 maj, duke e konsideruar atë një ditë vendimtare për ekzistencën e kombit dhe forcimin e identitetit kombëtar. Ai e lidh këtë datë me zgjedhjet dhe me ndikimin që ato do të kenë në zhvillimin e vendit, duke theksuar se është koha për një ndryshim që do të sjellë forcimin e familjes, rinovimin e shtresës së mesme dhe një model ekonomik që do të parandalojë shpopullimin dhe do të forcojë Shqipërinë në nivel rajonal. Gjithashtu, Meta flet për arrestimin e…

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e paraqitur nga ish-Kryeministri Sali Berisha lidhur me pretendimin e tij për masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ku kreu democrat qëndroi i izoluar për 333 ditë. Berisha iu drejtua Kushtetueses me pretendimin se SPAK kishte shkelur Kushtetutën sa i takon caktimit të kësaj mase sigurie. Por Kushtetuesja në vendimin e saj e konsideron të pabazë pretendimin e ngritur nga ish-Kryeministri. ” Në aspektin substancial Gjykata vlerësoi proporcionalitetin e masës së arrestit ne shtëpi në drejtim të nevojës, përshtatshmërisë dhe ashpërsisë”, shprehet Kushtetuesja. Berisha nisi një betejë ligjore me SPAK pas vendosjes së masave të…

Lexo më shumë

5 ditë pas arrestimit dhe lirimit të Martin Manes, djalit të biznesmenit Samir Mane, Versus zbardh për herë të parë raportin që Policia e Shtetit dërgoi në Prokurori për këtë rast. Në këtë referim sqarohet se Martin Mane, më 12 janar, ora 04:13 e mëngjesit ka përplasur dy motora përballë Parlamentit. Me të përplasur motorat, ai është larguar dhe 15 minuta më vonë, Policia Rrugore e ka gjetur te “Luigj Gurakuqi”. Efektivët i kanë kërkuar kryerjen e testit të alkoolit, por ai nuk ka pranuar. Martin Mane ka pretenduar se vuan nga alergjia. Më pas ai është shoqëruar në Polici…

Lexo më shumë

Gjesti vazhdon të jetë banori më i komentuar dhe më i dashur për publikun shqiptar. Pas eliminimit dhe hyrja e menjëhershme e Gjestit në këtë reality show, ka bërë që të këtë edhe pasoja në lojën e tij, shkruan “Kosovarja”. Jozi ishte ai i cili ka përmendur veprimet e Gjestit teksa ishte në ‘Big Brother VIP Kosova’ ku e akuzoi se ‘Ti je i vogël madje femrën ta ka marr shoki’. Andaj këngëtari është parë në gjendje të rëndë emocionale ku shumë herë ka treguar se nuk i lejohet nga produksioni të flet për ‘BBV-Kosova’, “Vëllai madh nëse lejohen me…

Lexo më shumë

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për ngjarjen e rëndë, ku një polic i qarkullimit rrugor u hodh nga lartësia. Lala konfirmoi se polici ka qenë në grupin e personave që kanë ndaluar djalin e biznesmenit Samir Mane, pasi ky i fundit ka përplasur disa mjete dhe ka kundështuar kryerjen e testit të alkoolit. Më pas ai është thirrur nga AMP dhe sipas gazetares i është kërkuar llogari për veprimet që ka kryer Gazetarja tha se ngjarja kërkon një hetim urgjent se çfarë ka ndodhur, ndërkohë që deklaroi se Azbi Spahiu, para se të hidhej nga lartësia ka dërguar mesazhe të birit, ku…

Lexo më shumë

Erion Veliaj ka nisur fushatën për Partinë Socialiste edhe pse kjo nuk është koha më e mirë për të dhe rrethin e tij të afërt. Kryebashkiaku i Tiranës po hetohet nga SPAK për disa vepra penale, ndërkohë që ndaj familjarëve dhe njerëzve pranë tij, janë ushtruar disa kontrolle me kërkesë të SPAK. Veliaj është njëri prej drejtuesve politikë të PS për qarkun e Tiranës, pasi Edi Rama vendosi ta “markojë” me Elisa Spiropalin dhe Ogerta Manastirliun. Veliaj thotë se asgjë nuk mund ta ndalojë të bëjë fushatë për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Kjo deklaratë vjen në të njëjtën ditë që BKH…

Lexo më shumë

Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e sotëm (15 Janar). Në pamjet shihet momenti teksa ai futet i vetëm në ambientet e SPAK, ndërsa nuk bëri asnjë koment për gazetarët. I pyetur nga gazetarët mbi arsyen e thirrjes në SPAK, ai u shpreh se: “Kur të dal, nuk e di”. Më pas, kryebashkiaku i Kolonjës iu drejtua godinës së Prokurorisë së Posaçme. Kryebashkiaku i PS-së është pyetur dhe më herët për një kallëzim.

Lexo më shumë

Mbrëmë (13 janar) në autostradën që lidh Fierin me Vlorën, në afërsi të Novoselës, brenda një mjeti u gjend i vrarë me armë zjarri një i ri. Policia që shkoi në vendin e ngjarjes pas sinjalizimit të kalimtarëve të rastit bëri me dije se viktimë e një sulmi me armë ishte 30- vjeçari Kristian Marku. Në fakt, ai njihej me emrin Kristi Bardhi dhe emri i tij ishte bërë i njohur në dy raste viteve të fundit. Në të parin u tha se u përfshi në një sherr me një pjesëtar të familjes Reçi në Rrëshen dhe në rastin tjetër,…

Lexo më shumë

Arrestohet nga Policia e Tiranës djali i biznesmenit të njohur Samir Mane. M.Mane, 27 vjeç, ka qenë duke drejtuar makinën në afërsi të Parlamentit, kur ka humbur drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ai ka përplasur automjete të tjera në anë të rrugës. Për fat nuk ka patur të lënduar, por i riu është vënë në pranga për shkak se ka qenë nën efektin e alkoolit. Mësohet se ai është përplasur edhe me forcat e rendit. 27-vjeçari M.Mane pritet të dalë përpara Gjykatës ditën e hënë për masë sigurie. Njoftimi i Policisë: M.M., 28 vjeç, pasi…

Lexo më shumë