Author: Zahiri

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera, ndërkohë që, sipas numërimeve të votave, duket i sigurt në marrjen e mandatit të katërt qeverisës. Rama shprehet për median italiane se fitoi falë këmbënguljes së tij dhe Partisë Socialiste ndërsa tha se e priste këtë rezultat të thellë. “Shqiptarët dinë të dallojnë midis atyre që punojnë seriozisht për të ardhmen e vendit dhe atyre që merren vetëm me fjalë boshe dhe pesimizëm”, tha Rama. Sakaq, ai ka shtuar se shqiptarët i besojnë atij falë vizionit qeverisës dhe jo prej dobësisë së opozitës ndërsa vlerëson se transformimi…

Lexo më shumë

Në një qendër votimi në Vorë ka ndodhur një incident mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, dhe një shtetasi të identifikuar si Bert Xhabafti, i cili mbante një badge të falsifikuar me emrin Arlind Popa. Komisioneri i kësaj qendre ka sqaruar për Syri Tv se personi në fjalë nuk është anëtar i tyre dhe se fotoja e badge që ai mbante i është dërguar nga një anëtar i një subjekti politik. Ai ka theksuar se e ka raportuar rastin në KQZ, pasi personi mbante një badge si staf i përkohshëm dhe nuk ishte miratuar si vëzhgues. Sipas komisionerit,…

Lexo më shumë

Një ditë më parë, eksponentë të opozitës ndaluan dy automjete në Maqellarë të Dibrës. Në makinën e parë gjendej Blendi Klosi, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste. Ndërsa në makinën e dytë udhëtonte biznesmeni Fiqiri Pali, të cilit iu gjendën 4500 dollarë, 1 mijë paund dhe 3500 litra tollona nafte. Automjetet e ndaluara ne Diber Fiqiri Pali nuk është një biznesmen i panjohur. Ai është pronari i kompanisë Sireta 2F, një nga përfitueset më të mëdhenj të fondeve publike nga qeveria e Edi Ramës. Por biznesmeni, që ndryshe njihet edhe si Çil Pali, nuk është i panjohur as për regjistrat…

Lexo më shumë

Në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, ishte i pranishëm edhe eurodeputeti gjerman Peter Beyer. Një nga politikanët më të njohur të CDU-së, Beyer e shprehu mbështetjen e tij të fuqishme për Sali Berishën dhe përpjekjet e tij për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai e vlerësoi Berishën si “liderin e madh” që mund të sigurojë të ardhmen e Shqipërisë në BE. Më tej, eurodeputeti gjerman theksoi se Berisha është i vetmi politikan që mund të udhëheqë Shqipërinë drejt integrimit europian. “Kam një besim të fortë tek e ardhmja e këtij vendi,…

Lexo më shumë

Me 37 mandate në fushëbetejë, me popullsi relativisht më të re se sa pjesa tjetër e vendit dhe me ekonomi jo tërësisht të varur nga pushteti i partisë, Tirana është qarku nga ku së paku pesë apo gjashtë parti të vogla shpresojnë të marrin mandate gjë që e bën këtë qark fushëbetejën përcaktuese për maxhorancën e ardhshme dhe vendin nga ku një kapitull i ri në historinë e Shqipërisë mund të fillojë të shkruhet më 11 maj. Disa herë përgjatë tre dekadave të fundit, historia politike e Shqipërisë është shkruar në Tiranë, qyteti më i madh i vendit, epiqendra e…

Lexo më shumë

Një hotel luksoz i ndërtuar mbi pronë të kontestuar në bregdetin e Lukovës ka nxjerrë në pah një rrjet të ngjeshur të korrupsionit, ndikimit në drejtësi dhe mungesës së transparencës institucionale, që përfundoi me shpalljen e ndërtuesit si “investitor strategjik” në Dhërmi. Historia nis në vitin 2020 me një kallëzim penal dhe përfundon në vitin 2024 me privilegje shtetërore për një sipërmarrës me të shkuar kriminale. Hoteli mbi një tokë të “vjedhur”. Në mars 2020, Ashimaq Kokaveshi denoncoi në Komisariatin e Himarës ndërtimin e një hoteli mbi tokën e tij në Lukovë, pa leje ndërtimi dhe me shkelje të dokumenteve…

Lexo më shumë

Edi Rama i ftuar në emisionin Top Story është përplasur me gazetarin Robert Rakipllari në lidhje me çështjen e integrimit. Gazetari i ka përmendur Ramës faktin se çështja për integrimin është se kush do i mbyllë grupkapitujt që të futesh në BE, pasi përmendi se Mali i Zi i ka hapur të gjitha, por ka mbyllur vetëm 3. Kjo gjë duket se nervozoi Ramën, të cilën e konsideroi si një budallallik këtë insistim të Ramës.E DEBATI Rakipllari: Mali i Zi i ka hapur të gjithë, problemi është kur t’i mbyllësh, Mali i Zi ka mbyllur vetëm tre. Rama: O Rakipllar,…

Lexo më shumë

Një ditë pas incidentit në zyrën elektorale të PSD në lagjen e ‘Ali Demit’, policia ka shpallur në kërkim babë e bir. Bëhet fjalë për Arjan Telhallari dhe Lorenc Telhallari. Sipas policisë, Lorenc Telhallari është konfliktuar me një person tjetër (në media u aludua për menaxherin e basteve sportive të paligjshme “333” dhe “CR7”, Lendi Palaj). Fillimisht ai është larguar nga vendngjarja, por është rikthyer më pas, me babanë e tij, i cili dyshohet se ka patur armë me vete. Ata kanë kërkuar në zonë, 27-vjeçarin me të cilin ishte konfliktuar Lorenc Telhallari dhe gjatë kësaj kohe kanë dëmtuar me…

Lexo më shumë

Personi që shihni në fotot e mësipërme është Eris Mehmetaj, i cili u ndalua ditën e djeshme në Tiranë, në lidhje me atentatin e regjistruar mëngjesin e të dielës në Vlorë, ku u ekzekutua Rustem Hoxhaj. Ai është me origjinë nga Tropoja, teksa njihet dhe si mik i Roan Brahimit alias Sidorel Prendit, i ekzekutuar në Maj të vitit të kaluar në Athinë, i cili strehohej në Dubai. Eris Mehmetaj është ndaluar nga uniformat blu, pas identifikimit nga Policia e Vlorës të automjetit me të cilin ka lëvizur vrasësi ditën e krimit. Nga hetimi ka rezultuar se Mehmetaj ia ka…

Lexo më shumë

Në një Shqipëri të lodhur nga padrejtësitë ekonomike, Kadri Morina dhe rrjeti i tij financiar përfaqësojnë mishërimin më brutal të korrupsionit modern. Në krye të kompanisë Eurosig, që dikur shitej si një simbol stabiliteti financiar, Morina ka ngritur një perandori të ndërtuar mbi shfrytëzimin e qytetarëve të zakonshëm dhe manipulimin e sistemit ligjor. Sot, pas fasadës së sigurimeve dhe shërbimeve financiare, fshihet një mekanizëm zhvatjeje që përdor çdo boshllëk institucional për t’u pasuruar mbi varfërinë e të tjerëve. Rasti i fundit i zbuluar sëfundmi ku shfaqet kompania “Lira Credit”, një firmë që operon si fajde pa licencë të Bankës së…

Lexo më shumë