Një debat mes Gjestit dhe G Banit ka eskaluar në dhunë fizike. Në disa pamje që po qarkullojnë në platforma sociale, shihet teksa G Bani godet me shuplakë Gjestin. I menjërshëm ka ardhur reagimi i produksionit dhe ka përjashtuar G Banin nga loja.
Author: Zahiri
Themelet e familjes Soros mund të kenë projektuar gjykatën shqiptare që kryeministri socialist i vendit e ka përdorur për të burgosur kundërshtarët e tij politikë, por qeveria Amerikane ka kaluar gati një dekadë duke financuar këtë shkatërrim të demokracisë mes aleatit tonë të NATO-s.Si e ndihmoi Biden Narko Shtetin e preferuar të Soros? Taksapaguesit janë detyruar të financojnë projekte politike progresive në të gjithë planetin nëpërmjet Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar – deri sa Presidenti Donald Trump njoftoi një ngrirje kategorike të kësaj ndihme të huaj derisa Shtëpia e Bardhë të kryejë një shqyrtim total të buxhetit të saj prej…
Në emisionin “Live from Tirana” me Ronaldo Sharka ishte e ftuar në studio detektivja private Shkënda Lili. Ajo ka folur më shumë mbi tradhtinë, kush dhe si tradhton sot… Familjet që janë të pasura dhe që bëjnë një jetë fasadë, që hiqen sikur janë familjarë por nuk janë kështu. Secili bën atë jetën private të vetë. Duke qenë se gruaja mund ta ketë kapur shumë herë bashkëshoerin duke tradhtuar, do dhe ai që të bëjë të njëjtën gjë dhe të ketë dhe fakte. Dhe këto gratë nga mosha 40 vjeç e lart, kanë rezultuar gjithnjë me djem më të rinj…
Artan Hoxha në një status në rrjetin e tij Facebook ka rikujtuar edhe njëherë OFL-në e famshme ku do sekuestroheshin pasuritë e organizatave kriminale dhe në fund rezultoi të ishte asgje më shumë se një flluckë sapuni, më tej gazetari shkruan: U mbushën fiks pesë vite nga nisja e operacionit OFL (Operacioni Forca e Ligjit). Një operacion makjazhi dhe propagande, që synonte të shkëpuste kryeministrin dhe qeverinë e tij, në prag të zgjedhjeve për mandatin e tretë, nga akuzat për lidhje dhe bashkëpunim me krimin e organizuar. Operacioni nisi një vit para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, më 3 shkurt…
Nga protesta e opozitës, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka shprehur bindjen se shumë shpejt do të vijnë në pushtet. Ai tha se maxhoranca pretendon se mposhti opozitën, por sipas tij është krejt e kundërta. “E nis fjalën time me një përulje para jush me një falënderim vëllazëror dhe me përgëzimet e mia për të gjithë ju, për të gjithë demokratët. Në pak kohë ne kemi bërë shumë. Le të kthehemi pak. Vetëm një vit më parë në shkurtin e kaluar ne ishim këtu në shesh në protestën e 20 shkurtit. Lideri i opozitës ishte i arrestuar në kundërshtim me…
Një nga historitë me të bujshme të mediave skandalistike në Britaninë e Madhe ka qenë zbulimi se Rajan Gigs kishte një marrëdhënie disavjeçare me gruan e vëllait të tij, Rodri. Një histori që bëri që karriera e legjendës së Mançester Junajtid dhe Uellsit, të kalonte në plan të dytë për shumë kohë. Familja Gigs u shpërbë praktikisht në vitin 2011 kur u zbulua se ai kishte një histori prej rreth 8 vitesh me Natashan, gruan e vëllait të tij. Natasha e pranoi gjithçka publikisht dhe u nda nga i shoqi, ndërsa edhe Rajan Gigs u nda nga gruaja e tij…
Kevin Hajrulla ka lënë pas më shumë se një muaji spitalin e Traumës, pas i shpëtoi një atentai mafioz të regjistruar më 18 Dhjetor. Ai mori mjekim të specializuar dhe iu nënshtrua tre ndërhyrjeve kirurgjikale, pasi u qëllua me 24 plumba, nga autorë ende të paidentifikuar. Atentati deri më tani mbetet i pazbardhur, teksa Policia e Vlorës mblodhi vetëm gëzhojat dhe makinën e djegur të autorëve që u gjet në fshatin Panaja. 30-vjeçari u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa po udhëtonte me automjetin e tij, tip “Benz”, në një kryqëzim të lagjes “24 Maji”, teksa nga plumb u plagos në…
Altin Dumani është dëshmia e gjallë se në Shqipëri ka ende mrekulli ekonomike. Me një pagë shtetërore dhe pa ndonjë biznes të deklaruar, ai arriti të ndërtojë një portofol të lakmueshëm pronash. Apartamente, dyqane dhe një vilë luksoze, të gjitha të grumbulluara me një aftësi të rrallë për të gjetur marrëveshjet më të mira në treg. Për qytetarët e zakonshëm, mbetet pyetja: pse të lodhesh me kredi dhe punë të rëndë, kur mund të gjesh një vjehërr bujar apo një kontratë që vetë banka do ta kishte zili? Madje, Dumani pati fatin të jetojë falas për dy vite në një…
Në seancën në Gjykatën e Posaçme, Nuredin Dumani, i cili është i penduar i drejtësisë, gjatë dëshmisë së tij, ka nxjerrë emrin e një zyrtari policie, që sipas tij ka bashkëpunuar me krimin e organizuar. Nuredin Dumani ka përmendur se një zyrtar i policisë informonte Henrik Hoxhajn për lëvizjet e shtetasit Oti Kilja. Sipas Dumanit, Hoxhaj më pas i përcillte të gjitha informacionet e marra nga oficeri te ai. Kush është Nuredin Dumani? Nuredin Dumani është një emër shumë i njohur për policinë. Emri i tij u lakua në tetor të vitit 2020, kur ai u shpall në kërkim si…
Kreu i Partisë Mundësia, deputeti Agron Shehaj, ka bërë një akuzë të fortë ndaj kryetarit të “Shqipëria Bëhet”, Adritatik Lapaj. Ai ka publikuar një dokument ku pretendon se Lapaj ka marrë 45 milionë lekë nga një kompani të sekuestruar nga SPAK. Bëhet fjalë për kompaninë “Merkaj 3 shpk”, e cila u sekuestrua pasi përdorej për të pastruar paratë e grupit kriminal të “Çopjave”. Shehaj thotë se arsyeja që i ka marrë, është më e rëndë se fakti që i ka marrë, teksa shton se Adriatik Lapaj është i mbështetur nga pjesa më e errët dhe më e zymtë e këtij…