Të jemi të qartë qysh në krye të herës: as i pari s’duhej mbajtur në shtëpi dhjetë muaj pa akuzë, as i dyti s’duhet trajtuar si në kohën e komunizmit, kur vinte gazi i degës së brendshme e të çonte në burg “pa afat”. Për të qenë edhe më tej të qartë, as Ilir Meta s’duhej kapur për leckash si kriminel në mes të autostradës dhe as Ilir Beqaj s’kishte pse sillej me pranga në duar mes tunelit të kamerave në Parlament, vetëm që prokurorë e gjykatës të merrnin lëvdatat e lehta të rradhës nga populli i rrjeteve sociale. Hetime…
Author: Zahiri
Natën e parë në qeli, Erjon Veliaj thotë se e ka kaluar pa vënë gjumë në sy dhe nga mesazhi që ka shpërndarë duket se përveç rrokullimës që i mori jeta, ka menduar për prokurorin e çështjes së tij, Olsi Dado. Në mesazh e quan disa herë prokurorin një “pervers”, “zvarranik” dhe të dalë nga “qenefi i Sigurimit të Shtetit”, më pas tregon se si i ka thënë se fustanet e blera nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa nuk ishin për përdorim personal por për shfaqjet e kompanive të saj kulturore. Nga ana tjetër, pasi e ka dëgjuar, Olsi Dado…
Tirana, qyteti i investimeve madhështore, kantiereve pafund dhe projekteve të pashembullta, më në fund ka fatin të dëshmojë një ngjarje historike. Kryetari i bashkisë, i dashuri, i palodhuri, i përkushtuari Erjon Veliaj më në fund është shpërblyer me atë që i takon: një vend të rehatshëm në qelitë e sistemit tonë të përparuar penitenciar! Dhe siç e do zakoni, një burrë nuk shkon kurrë vetëm! Bashkëshortja e tij, e respektuara dhe e ndershmja Ajola Xoxa është caktuar në një vend më të butë “arrest shtëpie”, që, për fat, mund të kujdeset për pasuritë e fituara me aq mund e djersë…
Pak orë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në pranga u vu edhe biznesmeni Elman Abule. Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme bëhej me dije se Abule është vënë në pranga për akuzat e “pastrimit të produkteve kriminale të kryer në bashkëpunim”. Mediat raportuan se ai u vu në pranga nga policia teksa po udhëtonte në autostradën Tiranë – Durrës. Pak para arrestimit, Abule është fotografuar në rrugët e Tiranës, krah Fatos Malajt, vëllai i kryebashkiakut socialist të Burrelit, Agron Malaj. Në foto shihet se si Abule dhe Malaj po ecin krah njëri tjetrit. Raportohet se kjo foto…
Gazetari Armand Shkullaku, tha se Erion Veliaj duhet të kishte marrë me vete edhe Edi Ramën në qeli. I ftuar në Syri TV Shkullaku deklaroi se, Edi Ramës i ka rënë e gjithë kupola qeveritare dhe partiake dhe për këtë arsye ai ose duhej të ishte në burg, ose do të duhej të ishte dorëhequr. ‘Ne kemi arritur kulmin, ai arrestohet, mediat e japin sikur është live. Çfarë rëndësie ka kjo përballë një korruptimi total të shoqërisë, nga një bashibozuk që harxhon 1 milionë euro për të kënaqur trillet e gruas së vet. Ky është problemi. Kush ka folur këtu…
Gjatë një interviste televizive, Arben Ahmetaj denoncoi se Edi Rama ka qenë bashkë me bashkëshorten e tij, Linda Ramën, më shume se dy herë në një qendër deteksifikimi në Palaco Hotel në Bolzano të Italisë. Sipas Ahmetaj, në këtë hotel kushton 10 mijë euro java dhe faturat për çiftin Edi dhe Linda Rama i kishte bërë një biznesmen që si shpërblim merrte leje ndërtimi, por pa ia përmendur emrin. Por, ndërkohë, gjatë seancës së sotme parlamentare, kreu i PD-së Sali Berisha ka denoncuar se biznesmeni që i ka paguar faturat e detoksifikimit për çiftin Edi dhe Linda Rama është bashkëshorti…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë pas caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj tij nga GJKKO. Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke sulmuar prokurorin e SPAK, Olsi Dado, Veliaj thotë se nuk e befason “fundi absurd” i kapitullit të gjatë zvarritje që e quan “fyerje të gjallë të inteligjencës njerëzore”. Ai shton se ky është vetëm kapitulli i parë. Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një prokurori lunatik, që është një fyerje e gjallë…
GPas arrestimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe “arrestit të shtëpisë” ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, SPAK ka kërkuar masë sigurie edhe për 5 biznesmenë. GJKKO mësohet se ka caktuar “detyrim paraqitje” për pesë biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.Gentian Sula është një nga oligarkët që është denoncuar në shumë artikuj nga Zahiri. Ai ka marrë edhe shumë leje ndërtimi të rëndësishme, ku një prej tyre është edhe betonizimi i liqenit të Farkës. Sulaj njihet edhe si oligarku i Kodrës së Diellit, pronar i disa bizneseve dhe përfitues i madh i…
Mesditën e sotme, një zhvillim i papritur ka ardhur nga Bashkia e Tiranës, ku mësohet se kryetari Erion Veliaj, është arrestuar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Pas një periudhe hetimi mbi katër vepra penale, forcat e BKH-së kanë ndërhyrë në ambientet e Bashkisë, duke ekzekutuar urdhrin e arrestit ndaj tij. Burime pranë SPAK, konfirmojnë se Prokurorët e Posaçëm kanë kërkuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) masën e sigurisë “arrest me burg” jo vetëm për Veliajn, por edhe për një tjetër zyrtar të lartë. Ndërkohë, pritet një njoftim zyrtar nga SPAK mbi…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sapo ka puthur flamurin e MAGA, (Make Amerika Great Again) lëvizjes që udhëheq Donald Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që shihet me simpati nga shumë pak liderë europianë, kryesisht ata që asociohen me ekstremin e djathtë në vendet europiane dhe në Britaninë e Madhe. Në një intervistë për “La Razon” në Spanjë, Edi Rama, të cilit i gjen më shumë foto me Aleks Soros se sa me vëllain e tij, Olsin, papritur ka ndryshuar retorikë duke përsëritur fjalët dhe mesazhet e preferuara të Donald Trump. Presidentit të 47 të Shteteve të Bashkuara…