Author: Zahiri

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se SPAK duhet të përballet edhe me kritika, pasi nuk është Vatikani dhe nuk është i pagabueshëm. Ai ka shtuar se në momentin që antikorrupsioni del nga shinat, bëhet edhe më i rrezikshëm se vetë korrupsioni. “Antikorrupsioni kur del nga shinat bëhet edhe më i rrezikshëm se vetë korrupsioni. Si more merren sipërmarrësit e vihen në rresht si të jenë kriminelë. Iu merren telefonat e u mbahen peng. Çfarë standardi demokratik është aty. I sheh gjithçka në telefona, i lexon gjithçka, gjëra private, bën edhe shantazhe insinuata, merreni një herë të gjithë me mend të…

Lexo më shumë

Pas një seance të tensionuar që zgjati për më shumë se 8 orë dhe ku pati shkëmbime akuzash mes kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe prokurorit të SPAK Olsi Dado, GJKKO ka vendosur që kreu i bashkisë do të qëndrojë pas hekurave. Ndërsa për Ajola Xoxën është zbutur masa, nga arrest shtëpie më detyrim paraqitje. Avokatët patën ofruar garanci pasurore për Erion Veliajn si dhe masën detyrim paraqitje për Ajola Xoxën. Pas një seance të tensionuar që zgjati për më shumë se 8 orë dhe ku pati shkëmbime akuzash mes kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe prokurorit të SPAK Ols…

Lexo më shumë

Në 12 vite si kryeministër, Edi Rama nuk është dukur më keq se dy ditët e fundit, pas dërgimit në qeli të atij që ishte projektuar si pasardhës i tij në Partinë Socialiste. Me pamjen e një korbi të rrëgjuar, të cilit po i bien pendët duke i zbuluar lëkurën e sëmurë, kreu i organizatës së Rilindjes, është dorëzuar më në fund duke pranuar se parimet apo standartet e propaganduara prej tij deri më tani, kanë qenë thjesht pallavra. I kushtëzuar prej peshës politiko- mediatike të Veliajt që ai vetë ia ka dhënë, i panikuar se një “tigër nr.2” mund…

Lexo më shumë

Zbardhen detaje nga seanca me dyer të mbyllura, për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj Erion Veliajt. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i drejtohet Olsi Dados: “Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dy herë për leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”.

Lexo më shumë

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK dhe GJKKO, lidhur me çështjen nga kryebashkiakut, Erion Veliaj. Reagimi i KLGJ: Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në lidhje me deklaratat e bëra nga persona të veshur me pushtet, ekzekutiv apo politik si edhe media të caktuara, të cilat prekin figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar. KLGJ mban qëndrimin se çdo përpjekje për të cenuar pavarësinë e gjyqësorit, nëpërmjet trysnisë apo presionit të çfarëdo lloji, përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Këshilli…

Lexo më shumë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët ka zbuluar prapaskenat e dosjes hetimore të ngritur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Berisha tha se dosja ndaj Veliajt u kompletua nga qeveria, konkretisht nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila sipas Berishës, i kishte vënë përgjues Veliaj dhe të shoqes, Ajola Xoxës, në bashkëpunim me ish-zyrtarin e lartë të policisë, Oltion Bistri. “Kush është Nesti? Nga i gjeti Nesti Angoni të dhënat e TIMS dhe udhëtimet? Ato i gjeti vetëm Bistri, duke marrë vesh telefonat, se do shkoj këtu, se do porosis një shtrat dopio me një shtesë…

Lexo më shumë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes një postimi në X. Ai shprehet se nëse SPAK dhe GJKKO nuk respektojnë të drejtat e njeriut atëherë ky do të ishte dështimi më i madh në drejtësi. Ai shton se pavarësia e SPAK dhe GJKKO është jetike për standardet demokratike të vendit Që të jemi të qartë fare: Nëse SPAKU dhe GJKKO dështojnë të jenë të pavarur, duke garantuar njëkohësisht standartet demokratike, ky nuk do të ishte thjesht dështimi ynë, i Partisë Socialiste dhe i imi personalisht, që i kemi hyrë këtij deti në këmbë me gatishmërinë që të marrim edhe të…

Lexo më shumë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me një audio regjistrim të bërë nga qelia thotë se ndaj tij janë bërë presion sot në orët e para të ditës dhe po kërcënohet teksa ai ishte duke konsumuar mëngjesin. Meta shprehet se teksa ishte duke dëgjuar kryeministrin Rama, që sipas tij është një skizofren, i kërkohet që ti bëjnë një kontroll të posaçëm, duke i ndërprerë edhe bukën. “Gardianët e Ramës dhe Dumanit më ndërprenë bukën, erdhën në qeli dhe më kontrolluan fizikisht” thotë Meta. Deklarata e Ilir Metes nga qelia: Të dashur qytetarë, Unë jam Ilir Meta, banor i qelisë…

Lexo më shumë

Këtë të mërkurë, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, ka kërcënuar SPAK-un, duke i thënë se nuk duhet të guxojë që t’i marrë celularin. Rama ka ironizuar mbledhjen e të dhënave nga autoritetet hetimore, duke thënë se tashmë “kanë mbledhur gjithë telefonat e Shqipërisë”dhe duhet të përqendrohen te faktet. “Ta përdorin pavarësinë për të bërë drejtësi dhe jo politikë. Kur them politikë është kjo: meqë njërin po e lëmë në ballkon, të kapim 3 nga këta të tjerët. Meqë kapëm kryetarin e bashkisë, të kapim dhe këtë tjetrin për diplomë. Të përfundojë njeriu në SPAK…

Lexo më shumë

Kryeministri Edi Rama ka habitur jo pak sot teksa u shpreh se njeh njerëz që janë intimiduar nga drejtësia. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar ai tha se për këtë është gati për të dëshmuar. Rama kërkoi prova për dosjen e Erion Veliajt. “Të thuash blerje online 800 mijë euro për bizhu apo fustan, ndërkohë që kryetari i bashkisë nuk vesh fustane dhe as vendos bizhu dhe për këtë të marrësh një njeri të zgjedhur që ka një kontratë me qytetarët, duhet minimalisht të tregosh fustanet dhe bizhutë. Nuk kemi më as ca diskutojmë as ca vëmë në dyshim. Provat, është…

Lexo më shumë