Author: Zahiri

SPAK godet një organizatë kriminale, bosët dhe anëtarët e së cilës dyshohet të jenë favorizuar nga njerëz të drejtësisë, zyrtare policie dhe gazetarë. Nga 18 urdhërarreste janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre, ku në mesin e të arrestuarve, është Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive “Viola Green” dhe “Wonder Green”. Shega është prangosur në Milano. Kompanitë e tij, kanë fituar tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe Shega njihet për njohje dhe lidhje të forta në politikë. Përmes kompanive të tij, dyshohet se Shega pastronte paratë e disa grupeve, përfshirë dhe një grup të fuqishëm me bazë me…

Lexo më shumë

Gazetarët e kronikës së zezë, Elton Qyno dhe Artan Hoxha janë paraqitur në SPAK për t’u njohur me masën e sigurisë. Sipas burimeve, për gazetarin Hoxha rëndon akuza “anëtar i organizatës kriminale” dhe për të është kërkuar masa e “arrestit shtëpiak”. Ndërsa gazetari Elton Qyno akuzohet për “korrupsion” dhe ndaj tij është vendosur masa “detyrim paraqitje”.

Lexo më shumë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur ditën e sotme kontrolle në bizneset e Suel Çelës. Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Suel Çela i njohur edhe si Marjus Lulaj, u shpall në kërkim në Maj të 2022 në kuadër të dosjen ‘Plumbi i Artë’. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve 2 të parealizuara dhe 1 e mbetur në tentativë. Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, që do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, por i cili…

Lexo më shumë

Ditën e sotme, policia ka organizuar një operacion blic në Elbasan. Raportohet se disa persona janë vendosur në pranga, mes tyre edhe dy ish-gjyqtarë. Bëhet fjalë për ish-magjistraten Pajtime Fetahu ndaj të cilës ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” nga SPAK për lidhje me bandat. Gjithashtu, është arrestuar edhe Zihni Shahu, ish-kreu i Gykatës së Elbasanit.

Lexo më shumë

Nga Flamur Vezaj Altin Dumani, kreu i SPAK, foli për “arritjet” në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, por anashkaloi dështimin e theksuar në konfiskimin e pasurive të ngritura nga krimi. Ai përmendi shifrat e sekuestrimeve, duke deklaruar se këtë vit janë sekuestruar 6 milionë euro në cash. Gjithashtu, bëri me dije se gjatë pesë viteve të fundit janë sekuestruar 150 milionë euro pasuri. Por pyetja mbetet: Sa nga këto pasuri të sekuestruara janë konfiskuar dhe kaluar në pronësi të shtetit shqiptar? Sipas të dhënave zyrtare të SPAK dhe vendimeve të gjykatave të formës së prerë, janë konfiskuar vetëm…

Lexo më shumë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në një rrëfim ekskluziv për emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 ka deklaruar se Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë. Në një intervistë për emisionin “3D”, Dumani ka vënë në dukje se nisur nga të dhënat e përftuara nga SKY ECC u krijua një panoramë më e qartë e krimit të organizuar shqiptar, “të shtrirjes gjeografike, të aktiviteteve të synuara të krimit të organizuar shqiptar, të aleancave me grupet e tjera kriminale jo shqiptare, të fuqisë financiare” “Sky ECC është një ndër provat e trajtuara gjatë…

Lexo më shumë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumani, i ftuar në emisionin “3D” është vënë përballë akuzave të dy liderëve të opozitës Sali Berishës dhe Ilir Metës, ndaj të cilëve SPAK i ka arrestuar. Dumani deklaroi se ato akuza po i dëgjonte për herë të parë, për shkak se është shumë i angazhuar në punën e tij, gjithsesi theksoi se vihet në dijeni nga stafi i tij. Në lidhje me 3 aprtamentet e përmendura nga kreu i PD-së, Sali Berisha, Altin Dumani deklaroi se nuk ka asgjë për të fshehur, duke përfshirë dhe këto apartamente që sipas tij, i ka…

Lexo më shumë

Sipas vendimit të arsyetuar të KPK, gjyqtari i Shkodrës, Tonin Sterkaj rezultoi me bilanc negativ në kriterin e pasurisë, ndërsa në vlerësimin e përgjithshëm u konkludua se ai kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia. Gjyqtari i Shkodrës, Tonin Sterkaj u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK pasi u konkludua se ai nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë, si dhe se ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë. Vendimi për shkarkimin e Sterkaj u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pinen.…

Lexo më shumë

Për 9 vite në krye të Policisë Bashkiake të Tiranës, Ermal Kapllanaj ka vepruar me “dorë të hekurt” dhe zero tolerancë ndaj çdo pensionisti që në kufijtë e mbijetesës dilte për të shitur perime. Pamje të tilla ku të moshuarve i sekuestrohej malli ose në mënyrë demonstrative i hidhej në mes të rrugës u kthye në rutinën e kryeqytetit. Ndërkohë që Ermal Kapllanaj fliste për forcën e ligjit dhe respektimin e tij, gjatë kohës që ka ushtruar këtë funksion ka qenë pikërisht ai që e ka shkelur ligjin. Më konkretisht, si Kryeinspektor i Policisë Bashkiake të Tiranës Z. Kapllanaj ka…

Lexo më shumë

Mbështetur në informacione të detajuara nga partnerët ndërkombëtarë, u arrestua grupi që fuste kokainë nga Amerika Latine, fshehur në lëkurë lopësh; aksion që nuk dështoi, sepse FBI, DEA e EUROJUST, i lanë palës shqiptare barrën e përgjegjësisë nëse aksioni do dekonspirohej. Krahasimin e kundërt, të zbulimit dhe arrestimit të grupit “Kodra e Diellit-Qereka”, që fuste kokainën e fshehur nën lëkurët e lopëve; po e bëjmë me kokainën që trafikohej prej 15 vitesh në Shqipëri, nën lëkurët e bananeve nga kompania “Bana King” e krye trafikantit Trifon Murataj. DEA e EUROJUST, kanë informuar Policinë, Prokurorinë, SPAK-un, se kompania “Bana King”, trafikon…

Lexo më shumë