Në Apelin e GJKKO u zhvillua këtë të enjte seanca e radhës për dosjen e njohur si “Plumbi i artë”. Para togave të zeza dëshmoi në këtë seancë të radhës bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej. Alibej akuzohet si kreu i një organizate kriminale në Elbasan, porositës i disa atentateve me pagesë për hakmarrje dhe për motive që lidhen me krimin e organizuar. Ai dha detaje të rëndësishme lidhur me hetimet. Gjatë seancës, Alibej zbuloi bisedat dhe takimet që pati me Nuredin Dumanin me qëllim zbardhjen e personave të përfshirë në vrasjen e vëllait të tij, në atë që njihet si…
Author: Zahiri
Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje të reja për operacionin “URA” të SPAK dhe antimafias Italiane në Durrës. Lala tha se ky grup është angazhuar fuqishëm për mbështetjen e kandidatëve të listës së hapur dhe ka patur një përplasje mes grupit të Troplinëve dhe Vangjush Dakos, ish-kryetar i bashkisë së Durrësit që ka të bëjë me emrat e listës së hapur dhe pretendimet për listën e kandidatëve për bashkinë e Durrësit në 2027. Lala tha se përkundër pretendimeve të opozitës pse u ndërhy pas zgjedhjeve të 11 majit, ka patur një dakordësi mes SPAK dhe italianëve, që të ndërhyhej me…
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar përdorimin e krimit dhe bandave në zgjedhje. Hoxha ka shpjeguar evolucionin e krimit në zonën e Durrësit pas operacionit “Ura” të anti-mafias italiane. Gazetari ka shpjeguar si kanë ndryshuar gjatë viteve të fundit bandat në vendin tonë, madje duke tjetërsuar edhe vullnetin e qytetarëve. “Poja”…U kristalizuan si grupi i Shkozetit dhe ngeli grupi i Shkozetit sepse ne nuk shkojmë menjëherë tek nofka. Nofka është aty në lagje. O të vihet emri i nënës, emri i dajos, kë ke ti më të shquar aty. Ne rastin konkret shkoi si grupi i Shkozetit e më pas…
Helmimi i 70 fëmijëve me salmonelë në një kopsht të Gramshit ka rikthyer sërish tmerrin e sigurisë ushqimore në Shqipëri. Kompania që furnizon kopshtet e Gramshit me ushqime, përfshirë kopshtin në fjalë, është Nelsa shpk. Kjo kompani është dënuar më parë, në vitin 2016, për korrupsion me tenderat për ushqimin e burgjeve. Ajo është themeluar nga Nexhmi Balla, por pasi zoti Balla u dënua ai ja kaluar kompaninë vajzës së tij, Elsa Kamberi Balla. Kompania “Nelsa shpk” ka një historik të gjatë të përfshirjes në tenderë publikë, jo vetëm në bashkinë Gramsh, por edhe në disa qytete të tjera të…
Nje operacion i madh është zhvilluar në oret e para të mengjesit të kesaj të premte në Durrës. Dhjetëra forca të policise së Durrësit, të mbështetura nga forcat RENEA dhe Policia e Shtetit kryen disa arrestime. Operacionet u përqëndruan në Shijak, Sukth dhe Durrës. Në oren 10.00, Drejtoria e Policise së Durrësit do të dalë në një konferencë për shtyp.
Fshehja e pasurive nga Agolli Shpërthimi i skandalit në media do të sillte vëmendjen te profili i Dritan Agollit dhe personave të lidhur me të. Agolli ka punuar më parë si drejtor urbanistike në Bashkinë e Tiranës dhe më pas është shkëputur nga administrata publike duke u angazhuar në fushën e biznesit. Duhet theksuar se gjatë kohës që ka qenë në Bashkinë e Tiranës, Agolli vazhdimisht ka qenë nën akuzë nga Partia Demokratike, e cila gjatë kohës që ka qeverisur e ka kallëzuar në Prokurori. Por për Agollin nuk ka patur asnjë akuzë nga Prokuroria dhe gjithmonë ka dalë i…
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka rënduar pozitat penale të çiftit Erion Veliaj-Ajola Xoxa, teksa i është shtuar një akuzë e re, si dhe i është sekuestruar edhe një tjetër apartament, e cila dyshohet si pasuri e fshehur e tyre. Bëhet fjalë për apartamentin në katin e dytë të godinës ku ndodhet dhe apartamenti i Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës në zonën e “Kodrës së Diellit” në kryeqytet, ku më parë ishin ushtruar kontrolle edhe nga oficerët e BKH-së. Ndaj çiftit Erion Veliaj-Ajola Xoxa është shtuar dhe akuza e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave…
Zbardhen pjesë nga dosja italiane për operacionin ura që u shkatërrua nga autoritetet italiane dhe shqiptare. Në dëshminë e Nuredin Dumanit thuhet se grupi Poja, i lidhur me Xhevdet Troplinin është një ndër më të fuqishmit që vepronin në Shqipëri. Dumani thotë se ky grup ka hyrë fuqishëm në tregti që nga viti 2010 dhe kontrollojnë të gjithë Durrësin. Madje, sipas Dumanit Në Hamburg pothuajse kanë pushtuar gjithë qytetin. Në lidhje me kapacitetin kriminal të grupit të lidhur me Xhevdet Troplinin, i quajtur “Poja”, Nuredin Dumani tregoi se bëhej fjalë për një grup kriminal të egër, ndër më të fuqishmit që vepronin…
Ky person që shihni në foto, është Elvis Doçi, apo i njohuri me nofkën “Visi i Pojës”. Një personazh me emër për drejtësinë shqiptare, jo vetëm, por edhe ndërkombëtarisht. Një vit më parë në banesën e këtij shtetasi u zhvilluan kontrolle nga SPAK ku iu sekuestruan rreth 3 milionë euro cash në banesë. ‘Visi i Pojës’ është i përfolur në kronikën e zezë, për shkak të operacionit të bërë nga autoritetet italiane. I njohur edhe si nipi i Xhevdet Troplinit, Elvis Doçi arriti ti shpëtonte prangave të policisë, ndërsa akuzohet për vepra të rënda penale në fushën e narkotikëve. Kujtojmë…
Pas trasferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim, duke premtuar zbardhjen e krimeve, dosjet e të cilave kishin zënë pluhur prej vitesh. “Nuk përbën asnjë sekret të themi se ka pasur një informacion të dyfishtë, i cili ka ecur në rrugë të ndryshme, si drejt atyre që kanë kërkuar eliminimin e tij si drejt autoriteteve ligjzbatuese. Në këto kushte ka ardhur në dijeni të faktit që aty duhet ndalur gjithçka dhe ka kërkuar bashkëpunimin e drejtësisë’ u shpreh Artan Simoni, avokati i Nuredin…