Arben Ahmetaj e ka konsideruar institucionin e AKSHI-t si kopshtin privat të Edi Ramës, ku sipas tij, tenderat i përfitojnë familjarët e kryeministrit.
Gjatë intervistës në Syri Tv, Ahmtaj foli për korrupsionin me tenderin e laboratorëve në shkolla, ku sipas tij, SPAK lëshoi dy urdhër-arreste, por u rrëzuan menjëherë. Gjithashtu, Ahmetaj foli edhe për kompninë e quajtur “FIRST”, që sipas tij, është e lidhur drejtpërdrejt me familjarët e Edi Ramës dhe ka marrë tenderin 15 milion euro të pabotuar të sigurisë kibernetike.
Arben Ahmetaj: Tek projekti i laboratorëve të AKSHIT. Unë e ngrita herën e kaluar, që bënë laboratorët e shkollave dhe të marrin, t’iu japi Gazheli dokumentata gazetarëve se sa janë futur pajisjet në Republikën e Shqipërisë. Po iu them, 10 fishi i kostove. Kam ekstratke nga tatimet për këto lloj kompanish.
AKSHI është kopshti privat i kryeministrit, ku njerëz të lidhur me familjen e tij bëjnë çfarë t’i dojë qejfi. Është 10-fishi tek kaboratërot. Gazetarë, gërmoni këto, Shkoni në doganë, po nuk gjetët dhjetëfishin e fitimit atëherë kthehuni tek unë. Gërmoni, a janë grisur urdhër arreste në lidhje me laboratorët, a janë rrëzuar dy urdhër arreste. Investigojeni. Ashtu siç tek inceneratori i Tiranës, në lidhje me korrupsionin tek laboratorët.
Po tek AKSHI, cila është kompania që ka marrë projektin 15 milion euro të sigurisë kibernetike. Kompania “First” e lidhur me familjen. Ku shkojnë paratë? Follow the money. Projekti 15 milion i pabotuar , i pa dalë në tender të hapur, e ka marrë kompani “First” dhe “follow the money”. Kompania “First” me kë është e lidhur, ku shkojnë paratë? Do gjeni çudira. Në korrupsionin e AKSHIT është e përfshirë drejtpërdrejt familja e kryeministrit.
Unë dhashë indicien. Merruni me të se do gjeni çudira. Kam një ekstrakt tatimesh. Ju them gazetarëve investigativë, ‘follow the money’, le të thotë Rama do ta gri maskarain, për mua, dhe le të thotë Altin Dumani e kam personale. Pyetje për gazetarët investigativë, retorike, bëni çfarë të doni: Si është fshehur ish-kompania ABS tek kompani AIBS? Mund të bëni një kontroll se te SPAK-u s’kam besim. Kompanisë së baxhanakut. Si ka mundësi që kompania me xhiro 1.9 milionë euro, fiton tender 1.8 milion euro.
Po thoni kompania e baxhanakut të kryeministrit?
Ahmetaj: Prit. Shikoni sa interesante. Në vitin 2021, kjo kompania që thashë si është fshehur, ABS në AIBS ka pas të ardhura totale në 2021 afërsisht 2 milionë dollar, dhe shpenzime totale i ka 200-mijë dollar. Në ç’vend të botës keni parë ju që të harxhosh 200-mijë dollar dhe të fitosh 2 milionë dollar??? E kuptoni, 10-të fishin e kostos? Pastaj në 2022 të ardhurat totale shkon tek 3.1 milionë dollar, shpenzimet totale i ka vetëm 97-mijë dollar dhe ka fituar 3.1 milionë, pra, fitimi është 2.9 milionë dollar. Ku keni parë që të shpenzosh 1 euro dhe të fitosh 10 euro. Po pse mo, Elon Musk janë këta? Korrupsion i hapur. Edhe këta merren me pllakat e Erjolës.
Ndërsa në vitin e fundit i ka të ardhurat 2.6 milion dollar dhe shpenzimet 77-mijë dollar. Dhe fitimin e ka 1.7 milionë dollar. Meqë skeptikët deshën fakte. Merrini, ndiqni këto. ‘Follow the money’ që t’u çojë te familja.
I këni parë ato pamjet te Onkologjiku? Shqiptarëve duhet të mos ju ikë nga mendja tallja që bën ky me vdekjen. Në njërën anë onkologjiku, mungojnë ilaçet. Po pse mo fajin doktorët e kanë që s’ka ilaçe? Këta shkojnë gjithmonë atje ku u thotë kreu i organizatës. Se u thotë ati, shiko, ministren mos ma prekni. Dhe nga ana tjetër ky del uron ‘Vitin e Ri’ te kopshti ‘Edenit’ te kryeministria. Dhe mos harroni rastin e atij djalit të shkretë, që Bela mafia del me vello dhe kur kërkohet 1 minutë heshtje për atë djalin që është në Parlament.