Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka dëshmuar për 3 orë në SPAK në lidhje me hetimet për korrupsion që përfshijne familjen Veliaj. Ndaj kryebashkiakut dhe të afërmve te tij po kryhen hetime për pasuri dhe perfshirje në skandalin e inceneratorëve dhe kompaninë “5D”. Policia ka sekuestruar dokumente dhe celulare, ndersa kontrollet janë shtrire edhe në banesa e biznese familjare.
Megjithëse SPAK ka nisur një hetim që përfshin akuza të rënda, rezultati më i mirë dhe më i pritshëm do të ishte arrestimi i Erion Veliajt. Por, guditërisht, kjo nuk po ndodh. Kjo situatë shton dyshimet nese kemi te bëjmë me një hetim të sinqertë apo një tjetër spektakël mediatik që do të mbyllet pa pasoja konkrete.
Veliaj ka deklaruar mbështetje për hetimet, por mbetet e paqartë nëse ky proces do të prodhojë drejtësi apo do të perfundojë si shumë raste te tjera të ngjashme. Për momentin, qytetarët presin përgjigje të qarta dhe veprime konkrete, jo një tjetër shfaqje propagandistike.