Ish-zëvendeskryeministri Arben Ahmetaj, gjatë intervistës për Syri Tv ka deklaruar se Belinda Balluku ka paguar njerëz për të protestuar kundër kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.
Balluku ka paguar njerëz për të protestuar kundër Veliajt?
Ahmetaj: Po, pooo. Njerëz të saj kanë paguar njerëz për të shkuar në protestë. Ore shiko se kur të mbarosh këtë intervistën do ulesh me njerëz, kolegë të tu gazetar dhe do thonë, po ne i dimë këto o burrë, ca tha… thojini pra.
Gjithashtu Ahmetaj e konsideroi qeverinë organizatë kriminale, ndërsa shtoi se aty vendos Belinda Balluku e cila emëron ministra dhe drejtor policie si të dojë ajo.
“Qeveria është 5 B . Ministri i brendshëm, financat, dhe tre të tjerë janë emëruar nga Balluku. Ka emëruar dhe drejtues policie, por nuk është sot aty. Përveç ndryshimeve që ka bërë të ndryshme dhe këtë për të patur pushtetin në dorë”, tha Ahmetaj.