Biznesmeni Ilir Rrapaj mohon të ketë pasur njohje më parë me ish zv/ministër i Klodian Rjepaj dhe ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, pavarësisht se me 1 mijë euro kapital arriti të “fusë në xhep” pjesën e luanit 100 milionë euro PPP.
Ai tregon se të dy janë takuar në aktivitetin publik të organizuar nga Qeveria Shqiptare në Pallatin e Kongreseve, ne 2013-2014. Dhe aty e ka takuar dhe Ramën, thjesht takim kortezie.
Pyetjes së Albana Vokshit për emailet që drejtohej Rrjepajt me termin miqësor ‘Fratello’ apo fra’
Rrapaj u përgjigj: Unë jam nga Vlora. Ai term ‘fra’ mund të marrë tonalitet nga kërcënimi i rëndë deri tek një likuidimi rutinë i pararendjes së një bisede. Emailet kanë qenë në kuadër të detyrës zyrtare që kisha nga shoqata”
Ndërkohë avokati sqaroi “emailet nuk kanë lidhje me koncesionin e sterilizimit”
Rrapaj tregon se e ka mësuar nga Umbro Staccini për koncesionin e sterilizimit. “Ai e kishte lexuar thirrjen publike në Financial Times”
Po Ilir Beqaj?
Rrapaj: “Nuk kam pasur miqësi as më përpara as më gjatë as më vonë. E njihja vetëm kush ishte si ministër. E kam takuar tek aktiviteti i thirrur nga qeveria shqiptare.
Albana Vokshi: Nuk keni qenë ju që e keni ndihmuar të kurohet në një nga spitalet e Italisë
Beqaj: Jo. Më vjen keq që s’kam qenë. E inkurajoj të freskojë memorien. As e njoh dhe as e kam njohur ndonjëherë
Në dosjen e SPAK, hetuesit shkruanin se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ish-zv. ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj kishin udhëtuar së bashku pas firmosjes së koncesionit të sterilizimit. SPAK shkruante se të gjithë bashkë kishin udhëtime jashtë shtetit. Por edhe për këto të fundit, Beqja e kishte një sqarim!
Në rrjetet e tij sociale, sa i takon njohjes me biznesmenin Ilir Rrapaj, Beqja pretendonte se e kishte njohur në kohën kur ishte ministër për shkak të nevojave të punës që ka pasur. Në një farë mënyre, u detyrua që të pranonte dhe fluturimet me të, të cilat tentoi që t’ja linte “rastësisë”.
Nga dosja e SPAK, kuptohet se miqësia e Beqajt, Rrapajt dhe Rrjepajt ka vazhduar të paktën deri në vitin 2018, pra 5 vite më pas, e provuar kjo nga udhëtimet e përbashkëta jashtë vendit. Sipas dosjes së SPAK, udhëtimet jashtë vendit të Ilir Beqjas janë disa, si me Admir Dacën që ka firmosur kontratën, ashtu edhe me biznesmenin Ilir Rrapaj, që me 1 mijë euro kapital arriti të “fusë në xhep” pjesën e luanit në 100 milion euro PPP.