Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka dalë i buzëqeshur nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
Ai është pyetur nga gazetarët se përse u paraqit në SPAK dhe nëse është e vërtetë që ka dorëzuar dorëheqjen, mirëpo nuk ka kthyer përgjigje konkrete. Beci u shpreh se “Do të flas në momentin e duhur”.
Pyetjet nga gazetarët: Për çfarë ishit në SPAK? Është e vërtetë që keni paraqitur dorëheqjen te zoti Rama? Nesër mosbindje civile në qytetin tuaj, si do të menaxhohet?
Beci: Do të flas në momentin e duhur.
Ish zyrtari i Partisë Socialiste dhe aktualisht Kryetar i Bashkisë së Shkodrës është thërritur nga Spak por nuk dihen ende arsyet dhe për çfarë akuzohet zoti Beci, për kohën kur ka drejtuar disa institucone të rëndësishme si Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Drejtor i KESH apo aktualisht që është Kryetar i Bashkisë Shkodër, i cili është përfolur se ka pasur edhe mbështetjen e bandave të qytetit, të cilët kanë dalë edhe në përgjimet e Sky Ecc për përfshirjen e tyre në fitoren që i dhanë partisë socialiste në këtë qytet.
Pritet për tu parë për çfarë është thërritur dhe akuzohet zoti Beci.