Ligji Zgjedhor parashikon që shqiptarët të kenë një rol aktiv në denoncimin e shkeljeve të procesit zgjedhor. Sipas Nenit 123, çdo person që vjen në dijeni të shkeljeve administrative ose penale në fushën e zgjedhjeve ka të drejtë të informojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Dënimi i së paku dy kryebashkiakëve nga Gjykata e Posaçme pas kërkesës së SPAK-ut, lidhur me ndikimin në përfitime zgjedhore, ka nxitur veprime të reja nga Prokuroria e Posaçme. Brenda kësaj jave pritet që SPAK-u do të publikojë strategjinë e tij për të parandaluar dhe hetuar çdo përpjekje për deformimin e votës më 11 maj.
Ndërkohë, pothuajse të gjitha partitë politike kanë nisur fushatën, me diasporën që do të votojë këtë vit, duke rritur angazhimin. Kjo do të jetë një provë për SPAK-un sa i përket krimeve zgjedhore.
Altin Dumani ka konfirmuar se SPAK-u ka një plan strategjik për hetimin e krimeve zgjedhore dhe se pritet publikimi i tij brenda disa ditësh. Ai ka theksuar se do të ngrihet një grup i posaçëm për krimet zgjedhore
Kodi Zgjedhor parashikon deri në 7 vite burg për ata që manipulojnë zgjedhjet, dhe pritet që SPAK-u të hetojë gjithashtu financat e partive politike dhe presionet ndaj punonjësve gjatë kësaj periudhe fushate.