Më 20 janar 2025, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, deklaroi për mediat, se me prova nga dosjet SKY-ECC, ka arrestuar deputetin e PS, Jurgis Çyrbja, për lidhje me bandën “Hajri” të Durrësit dhe anëtarë e bashkëpunëtorë të kësaj bande.
Sipas dosjes, rezuloi se krerët e bandës së Durrësit grumbullonin vota për PS dhe në këmbim diktonin emërime drejtorësh kadastre, dogane, tatimesh, porti, arsimi, shëndetësie, policie, kandidatë për kryetar bashkie e deputetë në pjesën e sigurtë të listës, ndërsa Babloku i firmoste.
Por një nga zyrtarët e lartë të pushtetit, Dorian Tola, ish-Drejtor i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe ish-zv/ministër i Mbrojtjes, vazhdon të mos preket dhe emërohet në poste kyçe të sigurisë kombëtare, megjithëse dhe nga SHISH, agjencitë partnere e dosja SKY-ECC është vërtetuar si pjesë e bandës së Durrësit bashkë me Çyrbjen, ministra, deputetë e drejtues të PS.
Më 16 janar 2025, Edi Rama e shkarkoi Dorian Tolën nga posti zv/ministër i Mbrojtjes, pas vënies në dijeni nga SPAK dhe partnerët, se rezulton i përfshirë në kontaktet SKY-ECC me botën e krimit, duke u shërbyer me informacione e certifikata sigurie false, gjatë periudhës 2017-maj 2024 kur ishte Drejtor i Informacionit të Klasifikuar.
Prej muajit qershor 2024, kur SPAK i sekuestori Dorian Tolës telefonin dhe regjistrin e subjekteve që kishte pajisur me certifikata sigurie, ai është në hetim intensiv dhe i janë bërë gati letrat për ta arrestuar, për bashkëpunim aktiv me bandën e Durrësit e zullume të tjera.
Por më 20 janar 2025, ditën që drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, përmendi si sukses arrestimin e deputetit Jurgis Çyrbja dhe goditjen e bandës së Durrësit, Babloku emëroi në një detyrë kyçe brenda Ministrisë së Mbrojtjes, bashkëpunëtorin Dorian Tola të kësaj bande.
Më 20 janar, banda e Durrësit, mori kontrollin e një prej 3 drejtorive më të rëndësisme te Ministria e Mbrojtjes, konkretisht Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes, ku drejtor u emërua Dorian Tola.
Ky është rekomanduar dhe u diktuar te Babloku, nga krerët e lirë e në burg të bandës së Durrësit, sepse Dorian Tola është investim i kësaj bande, për ta patur gjithmonë në sektorët kryesor të sigurisë kombëtare, siç e kishin 7 vite Drejtor të Informacionit të Klasifikur dhe 7 muaj zv/ministër të Mbrojtjes deri më 16 janar 2025.