Shkruar nga Sokol Pepushaj
Si e dështuan me sukses Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, Albana e PD-së dhe Plarenti i PS-së…
Albana Vokshi po drejton dhe po e dështon Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë. I është përveshur me lopatë në dorë gropës së thellë ku Edi Rama ka mbuluar me baltë ministrin Ilir Beqja, që ka abuzuar me koncensionin e sterilizimeve, check-up-in dhe fondet e BE-së, disa qindra milionë euro, të cilat nuk i zë thesi i mos përgjegjësive penale.
Ngjan sikur në këtë hendek rreth Edi Ramës dhe ushtrisë së hajdutëve, Albana Vokshi të ketë ngritur një skarpat të lartë me akuza të forta në dy anët e rrugës ku edhe anëtari i Komisionit Parlamentar Plarent Ndreca është bërë pis e do të shkojë në burg, tek Ilir Beqja, por e vërteta është ndryshe.
Pra, ajo që duam të themi, është se përballë hajdutit Ilir Beqja dhe shumë të tjerëve, deri tek Vilma Nushi që ka rrufitur miliona dollarë dhe Edi Rama që e ka mjelë Beqjen dhe gjithë bërçukët nën lartësinë e vet, mbërtheckat e gjoksit lakuriq të drejtësisë, po i kopsit sërish një nga fisi i hajdutëve.
Albana akoma nuk i ka as duart e as gojën lidhur, jo se nuk ka vjedhur si Beqja, por se nuk i ka ardhur radha akoma.
Nuk e ka zënë as droga, e as pallatet shumëkatëshe të burrit të saj, Arian Tartari, as mëkati i grabitjes së pronave publike, madje askush nuk e di më shumë ka vjedhur Ilir Beqja apo ajo që sot i bën gjyqin publik Lugatit të lavdishëm të Lart Madhërisë së tij, Edi Rama.
SPAK-u i ka sekuestruar vetëm një kullë dhjetëra milionë euro tek Ekspozita, burrit të Albana Vokshit, por as Beqja që i gjithë Komisioni Hetimor krijoi terren të mos flasë, as gjithë ata hajdutë që kanë dëshmuar në, nuk ja kanë vënë eksplozivin kryetares së Komisionit e t’ia mbyllin gojën.
Secili hajdut e tërheq litarin deri aty ku nuk këputet, se bashkë janë e në burg shkojnë vetëm ca viktima, sa për t’i thënë Amerikës se po punojmë.
Si more durojnë gjithë ato sharje dhe nuk u kërcen pak delli i durimit t’i kujtojnë produktet ekonomike nga veprimtaria kriminale me Bolin e kokainës Ervin Mata, bizneset kush e di sa milionë dollarëshe me Shkëlzen Berishën, fshehjen e parave të krimit, grabitjen e tokave, klientelën me skuadër të kualifikuar si Genc Rruli, Rrahman Selmanllari, Jamarbër Malltezi, Ridvan Bode, Arben Imami, Xhemal Gjunkshi, e deri tek kuleta e vogël me 6 hidrocentrale mbi lumin Kardhiq në Qarkun e Gjirokastrës.
Gjerë e gjatë, do të flasim edhe për Albanën, njërën nga të gjithë hajdutët e politikës klienteliste, që po e dështon me qëllim Hetimin Parlamentar të shëndetësisë.