Myrto Uzuni nuk ka të ndalur në Spanjë. Sulmuesi shqiptar, realizoi dopietë golash në La Liga 2, për t’i dhënë fitoren Granadës me rezultatin 2-1 ndaj Eldense.
Beratasi zhbllokoi takimin në minutën e 17-të me penallti, për t’i dhënë avantazhin Granadës, e cila në pjesën e dytë u barazua 2-2.
Kur të gjithë menduan se ndeshja do të mbyllej në barazim, u shfaq sërish Uzuni. Shqiptari realizoi golin e dytë personal në minutën e 90-të, për t’i dhënë fitoren 3-2 Granadës.
Me këtë dopietë, Uzuni shkon në kuotën e tetë golave për këtë sezon.