Ish-deputeti i cili u la në burg nga Gjykata e Posaçme akuzohet për tre veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.
Në bisedat e rrjedhura duket se ai i jep informacione sekrete Besmir Huqit dhe Besnik Budllës.
Gjithashtu nga një tjetër bisedë në SkyEcc me Altin Hajrin, ish-deputeti socialist komunikon me Altin Hajrin i cili i premton se do të arrijë të marrë 3 mijë vota në Shijak vetëm nga ai, ndërsa e siguron se gjithsej në Shijak do të marrë 4 mijë vota.
“Na kanë qit në kërkim, kanë kap Erin. Nuk jam i sigurt, duhet me mor informacion”, thotë Huqi.
“Kuptoj, Ok se marr un”, thotë Çyrbja.
“Ngjo do ma shofësh emrin. Të jap timin ene të Visit, Besmir Huqi.
Komunikimi Çyrbja-Besnik Budlla:
Cyrbja: “Vetem shin shik-un mos ka njeri vërdall”,
Budlla: Si thu vlla, vjen dot. Po ca të bojm pun s’kemi kërkim jemi… po më thonë çunat është rrethu zona, pyte pak, ka nai gjë se unë lëviza nga zona. Jam tek perlat ai me gur. Ke parasysh, ki Kasteli”. Cyrbja: “po e di, nje min”.
Budlla: “Ik takoje pak, shif si isht puna, se po sillen në zon. Jan civil, katër pesë makina x5.
Cyrbja: “Ça ngjyre është x5 gri? Se e durrsit nuk është”.
Budlla: “Kan mor vllain e vogël vlla. tani, se di pse. pyt pak ca kan. Këtu jam. E kan len atë burazer kërkonin mu”.
Budlla: “Vlla jam blloku gjithë llogarit e mia”
Bisedat e Çyrbjas me Altin Hajrin
Hajri: “…3 mijë do ti jap unë, maje men. Thash Romanat, Arapaj, Maskuri zonat tona janë për “j” (jurin) i thash. Po futem vet tha ma mirë hahaha mond ç. gjithë grupet i thashë, po del mirë e burrë. Ne marim 4 mijë vota bashkinë Shijak, gjithë bashkë. Po e burr xhavzotën e kena blindu Gjepalen po Shijak…”.
Hajri: “…po fola pak me Nikun dhe ai nm që të pruna jan këto dibronet…. Plus do fol dhe me Lentin. çekiçi është ok…”/ Euronews Albania