Në shumë media të kapura nga pushteti flitet për propagandë nga mëngjesi deri në darkë.
Por edhe nga vetë Kryeministri dhe kupola e tij e Rilindjes flitet vetëm për mirëqënie, zhvillim ekonomik e një ekonomi që është rilindur dhe njeh vetëm rritje në të gjitha dimesionet, ku pensionet dhe rrogat rriten dhe kanë shkuar në nivelet e Bashkimit Europian.
Kjo në fakt është një farsë e qelbur dhe propagandë boshe nëse kthen sytë dhe shikon realitetin në sy të qytetarëve të thjeshtë, shikon veç mjerim.
Më therëse, fyese dhe tallëse është kur Rilindja premton dhe propagandon për rritje pensionesh e rrogash, pavarsisht se rritja është qesharake dhe e papërfillshme, Asnjëherë nuk i kemi dëgjuar të flasin për çmimet e karburanteve, e cila është 2 fish më e shtrenjtë sesa vendet e rajonit, për çmimet e shportës që cdo ditë rriten dhe jetesa bëhet gjithnjë e më e vështirë për këdo. Ligësia më e madhe është që edhe kur të rrisin pensionet menjëherë hidhen në sulm për të hequr diçka, e në rastin konkret rimbursimin e shumë ilaçeve jetike, të cilat hiqen nga lista e barnave të rimbursueshme me urdhër të mafjes së ilaçeve, e natyrisht goditjen e marrin pensionistët të cilët detyrohen të paguajnë 3 fish më shumë. Me pak fjalë të japin 1 lekë nga një dorë dhe të marrin 5 lekë nga dora tjetër, por për këtë nuk flet askush sepse propaganda flet vetëm për mirëqënie dhe zhvillim ekonomik. Më tepër dëgjoni ktë nënë, janë fjalë që therin, të prekin në shpirt, mallkime nga shpirti….