Themeluesi i Telegram-it, Pavel Durov, prej kohësh i njohur si një mbrojtës i privatësisë dhe lirisë online ka prezantuar ndryshime të rëndësishme në Politikat e Privatesisë dhe Kushtet e Shërbimit te aplikacionit pas arrestimit te tij të fundit.
“Telegram mbron privatësinë tuaj. Ne kurrë nuk do ta ndryshojmë Politikën tonë të Privatësise per shkak të kërcënimeve nga zyrtarët lokalë”,-ka qenë motoja e Telegram.
Premtimet e mëparshme të Durov tani tingëllojnë të pavërteta, pasi Telegram do te filloje te zbuloje adresat IP dhe numrat e telefonit të perdoruesve per autoritetet, në perputhje me urdhrat e gjykatave për ata që shkelin rregullat.
Durov ka kritikuar vazhdimisht platformat konkurrente për problemet e tyre te privatësise dhe sigurise, por ka qëndruar i heshtur për dobësitë e Telegram-it. Duke shtuar skepticizmin, pothuajse të gjitha postimet e @Durov para vitit 2022 janë ndryshuar në mënyrë të mistershme muajin e fundit.
A është Telegram ende aq transparent sa pretendon? A është bërë i padallueshëm nga platformat “jo-private” që dikur kritikonte?
Me pothuajse një miliard përdorues që u regjistruan për premtimin e tij per privatësi, tashmë po dyshojne nese të dhënat e tyre mbeten të sigurta.