Ky person që shihni në foto, është Elvis Doçi, apo i njohuri me nofkën “Visi i Pojës”.

Një personazh me emër për drejtësinë shqiptare, jo vetëm, por edhe ndërkombëtarisht.
Një vit më parë në banesën e këtij shtetasi u zhvilluan kontrolle nga SPAK ku iu sekuestruan rreth 3 milionë euro cash në banesë.
‘Visi i Pojës’ është i përfolur në kronikën e zezë, për shkak të operacionit të bërë nga autoritetet italiane.
I njohur edhe si nipi i Xhevdet Troplinit, Elvis Doçi arriti ti shpëtonte prangave të policisë, ndërsa akuzohet për vepra të rënda penale në fushën e narkotikëve.
Kujtojmë që mëngjesin së mërkurës, autoritetet italiane njoftuan finalizimin e operacionit ‘Ura’, një aksion ku u përfshinë edhe autoritetet shqiptare për ekzekutimin e masave në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën, Durrësin, Fierin dhe Vlorën, në kuadër të hetimeve për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.
Operacioni i koduar “Ura” është fokusuar në goditjen e një rrjeti të strukturuar kriminal që dyshohet për trafik heroine dhe kokaine nga Ballkani drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Bëhet me dije se janë lëshuar 52 urdhër-arreste në Shqipëri dhe Itali me akuzat për trafik droge, shpërdorim detyre dhe pastrim parash ndërsa janë sekuestruar pasuri me vlerë miliona euro.
Sipas mediave italiane, në listën e urdhër-arresteve ka edhe punonjës policie, avokatë dhe emra të njohur të botës së krimit, të dyshuar për përfshirje në rrjetin e trafikut dhe për shpërdorim detyre.