I deleguari politik i PD-së për qarkun Berat Eno Bozdo hedh akuza të forta ndaj kryebashkiakut Skrapar, pas takimit me banorët e Skraparit.
“Kryebashkiaku Adriatik Mema po pasurohet me guroret e paligjshme dhe prerjet e pyjeve. Mema po terrorizon banorët e Skraparit, i kërcënon me kempin, me ndihmën ekonomike dhe me vendet e punës”, tha ai.
I deleguari politik i PD-së për qarkun Berat Eno Bozdo ka hedhur sot akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Skraprit Adriatik Mema. Pas takimeve me banorët e Skraparit, Eno Bozdo ka akuzuar si hajdut kryebashkiakun Adriatik Mema, duke deklaruar se ai po pasurohet me guroret e paligjshme dhe me prerjet e pyjeve.Sipas Bozdos, Mema po terrorizon banorët e Skraparit duke i kërcënuar ata me kempin, me ndihmën ekonomike dhe me vendet e punës.
“Adriatiku përfaqëson surratin e vërtetë të Rilindjes. Atë që Rilindja e ka bërë për të gjithë Shqiptarët ky rilindas i vogël është duke e bërë për skrapallinjtë këtu. Nuk mund të pasurohesh Adriatik, qoftë me guroret e paligshme që ke poshtë e përpjetë ti bashkë me të afërmit e tu dhe qoftë me prerjen e pyjeve me kryepleqtë e fshatrave, që i ke vënë në funskionin tënd. Ti pasurohesh dhe njërëzit këtu varfërohen, ti pushtetin nuk mund ta mbash më me dhunë. Në 11 maj, skraplinjtë dhe gjithë Shqipëri do t’ju përzënë me votën e lirë”-, ka thënë i deleguari politiik i PD-së për qarkun Berat Eno Bozdo”.