Samir Mane , oligarku që po lobon kundër SPAK për nxjerrjen e Erion Veliajt nga qelia
Faqja e njohur satirike dhe investigative “Lol Albania” ka publikuar sot një denoncim të fortë, sipas të cilit oligarku Samir Mane po lobon intensivisht për lirimin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas “Lol Albania”, Mane ka angazhuar avokatë nga jashtë vendit, madje edhe nga përtej oqeanit, për të siguruar një mbrojtje të fortë ligjore për Veliajn, i cili ndodhet në burg pas arrestimit nga SPAK për akuza të lidhura me korrupsionin.
Në një status të publikuar në Facebook, faqja “Lol Albania” shkruan:
“Nuk e di çfarë halli ka Samir Mane, ndoshta ndonjë punë të lënë përgjysmë me Bashkinë Tiranë… Sepse nuk ka shpjegim tjetër që është impenjuar kaq shumë për lirimin e Erion Veliajt, duke kërkuar avokatë përtej oqeanit dhe duke i paguar për mbrojtjen e tij.”
Ky denoncim ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, me qytetarë dhe figura publike që kërkojnë transparencë mbi rolin e biznesmenëve të mëdhenj në proceset e drejtësisë.

Ndërkohë, Samir Mane përmendet gjerësisht edhe në dosjen hetimore të Ilir Metës, ku ai akuzohet se i ka ofruar ish-presidentit një vilë me vlerë 800 mijë euro.
Megjithatë, SPAK nuk ka nisur hetime ndaj tij, pasi vepra penale e korrupsionit aktivishte parashkruar në momentin e konstatimit.