Protesta e banorëve të fshatit Tragjas në Vlorë kundër ndërtimit të ujësjellësit ri, të cilët patën edhe përplasje me policinë, Kryeministri Rama e ka cilësuar të pakuptimtë. Rama thotë se është bërë një studim i mirëfilltë dhe ky projekt nuk dëmton banorët e zonës dhe të gjithë do të jenë të lehtësuar.
Sa i takon protestës, Rama tha në asnjë mënyrë nuk mund të bllokohn investimet, duke theksuar se ka muaj që po bëhen përpjekje për t’u sqaruar. Kreu i qeverisë theksoi se ky investim i shërben vetë zonës dhe se në fund të përfundimit të tij do jetë një e mirë për të gjithë banorët.
“Ky është një diskutim që ka në thelb një pikëpyetje shumë të madhe për mua, sesi ka mundësi të të bihet pre e një konfuzioni të tillë, sepse jam i bindur që mbrapa kësaj ka burime helmi që kanë derdhur sasira të caktuara në mendjen e Tragjasit. Por përtej këtyre, pyetja është shumë e thjeshtë; si është e mundur që të imagjinohet që një qeveri, të marri ujin që u duhet disave për t’ua dhënë disa të tjerëve. Këtu është future brenda edhe kuçedra, oligarkët që po marrin ujin për qëllime të tyre etj.
Por në fakt burime për Zahirinews e kanë cilësuar këtë projekt “Ndërtimin e Ujësjellësit” si vepër e cila do të bëhet për ti shërbyer Oligarkëve që kanë zaptuar zonën e bregdetit kryesisht Green Coast të Samir Manes në Palasë. Nuk është rastësi që ku ndërton oligarku Samir Mane çuditërisht qeverisë me Ramën në krye i lindin ide dhe projekte të reja siç ishte dhe rasti i ndërtimit të tunelit të Llogarasë. Për shumë skeptikë që thonë se ju keni zili se ai është një njeri puntor dhe e ka kthyer atë zonë në perlë të bregdetit Shqiptar, e kanë gabim pasi ne si media nuk kemi aspak zili askënd por disa të vërteta duhen thënë ashtu siç janë:
Ato prona i janë vjedhur dhe rrëmbyer banorëve të zonës, edhe konfliktin që ka pasur me biznesmenin e lojrave të fatit Ervis Martinaj pikërisht për këto toka të zaptuara e ka pasur por për këtë do flasim në një moment tjetër.
Projekti për tunelin e Llogarasë u bë pikërisht për ti shërbyer Green Coast-it në Palasë.
Projekti për ndërtimin e ujësjellësit të ri në Tragjas po bëhet pikërisht për Green Coast.
Nuk jemi kundra qeverisë që të ketë projekte për zhvillimin e vendit por jo të bëhen pikërisht për ti shërbyer oligarkëve të vendit dhe të na e shesin “sapunin për djathë” që këto projekte po bëhen për banorët e zonës.